Papa Françesku, i katërti në histori që viziton Turqinë. Kërkon ndihmë për refugjatët sirianë

28 Nëntor 2014, 17:13Bota TEMA

Papa Françesku është Papa i katër në histori  që zhvillon një vizitë në shtetin Turk, i cili dominohet nga besimtarët mysliman. Papa ka zbritur të premten në kryeqytetin Ankara ku është pritur  në aeroport nga ministri i Punëve të Jashtme, Mehmet Cavusoglu dhe ku më pas  do  takohet edhe me presidentin islamo-konservator turk, Recep Tayyip Erdogan në pallatin e ri presidencial.

Qindra njerëz kishin dalë në rrugët e Ankarasë për të përshëndetur vizitën e Papës.  Nga Ankaraja, Papa Françesku u shpreh se duhet të bëhet më shumë për refugjatët që vijnë nga Siria dhe nga Iraku.

Papa dënoi rëndë ekstremizmin fetar, teksa citoi se lufta në Lindjen e Mesme kishte qenë për një kohë të gjatë një arenë e luftrave vëllavrasëse.

Udhëtim tre-ditor  i Papës në  Turqi  vjen pasi Turqia priti 1.6 milionë refugjatë në kufirin e saj jugor, pasi shteti islamik ka konfiskuar pjesë të  të mëdha të Sirisë dhe Irakut fqinj.

Në fjalën e tij në një konferencë për shtyp, Papa bëri thirrje për  “një dialog  i cili mund të thellojë mirëkuptimin dhe vlerësimin ndërmjet besimeve fetare”.

Pozita historike e Turqisë si një pikë takimi e feve dhe kulturave  e bën këtë vend të përkryer për të përhapur  përhapur mesazhin e dialogut dhe bashkëjetesës ndërfetare.

“Është thelbësore që të gjithë qytetarët , myslimanë, hebrenj dhe të krishterë  të kuptojnë se përpara ligjit gëzojnë të njëjtat të drejta dhe se duhet të respektojnë të njëjtat detyra,” tha Papa.

Ai shtoi se fanatizmi dhe fondamentalizmi si dhe frika irracionale  të cilat nxisin  keqkuptime dhe diskriminim, duhet të kundërshtohen nga të gjithë besimtarët e të gjitha feve.

Duke iu kthyer konfliktit në Siri dhe Irak, Papa tha se komuniteti ndërkombëtar ka përgjegjësi morale të asistojë Turqinë, e cila po përballet me valën e emigrantëve, në mënyrë që ajo të mund të kujdeset në mënyrë sa më të denjë për ta.

“Ne nuk mund të mbetemi indiferentë ndaj çështjeve  që shkaktojnë këto tragjedi”,- tha Papa.

Papa Françesku dënoi dhunimin e ligjeve humanitare më bazike  nga ekstremistët dhe persekutimin e kristianëve dhe minoriteteteve të tjera.

Vizita 3 ditore e Papës në Turqi është duke u mbikqyrur nga forcat të shumta sigurie./j.h

 

 

 

1 komente në “Papa Françesku, i katërti në histori që viziton Turqinë. Kërkon ndihmë për refugjatët sirianë”

  1. ZOTI says:

    Nuk i hodhe noj Kollace surratit azi qeni turk me Zot,
    te shkoj andej nga edhe ka dal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje