Lufta e koalicionit ndërkombëtar kundër shtetit islamik të ISIS mund të marrë vite të tëra është shprehur Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry.
Megjithatë, sulmet ajrore të muajve të fundit kanë dëmtuar fuqinë e grupit militant ekstremist, tha Kerry në njëtakim të zyrtarëve të koalicionit në Bruksel.
Irani, i cili nuk është anëtar i koalicionit,thuhet se ka kryer disa sulme ajrore kundër ISIS në Irak këtë javë.
Por ky lajm u mohua nga një zyrtar Iranian, i cili foli për agjensinë e lajmeve Reuters.
Ndërsa Pentagoni nga ana e tij theksoi se nuk ka pasur koordinim me iranianët për sulme të tilla ajrore.
ISIS aktualisht kontrollon zona të mëdha të Sirisë dhe Irakut, duke imponuar një version ekstremist të islamit sunit dhe kanë persektuar dhe vrarë në mënyra makabre gjithë jo besimtarët myslimanë./j.h