Gruaja e liderit të ISIS, al-Baghdadi kapet peng nga ushtria libaneze

2 Dhjetor 2014, 12:40Bota TEMA

Forcat libaneze kanë marrë peng gruan dhe djalin e liderit të shtetit islamik të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi pranë kufirit me Sirinë, bën të ditur ushtria libaneze.

Sipas tyre gruaja dhe djali i liderit të ISIS u kapën nga inteligjenca ushtarake pas hyrjes në Liban para 10 ditësh.

Gazeta “al-Safir” raporton se gruaja e Baghdadi-t është marrë në pyetje nga Ministria e Mbrojtjes libaneze.

Në qershor, Baghdadi u emërua si udhëheqës i “kalifatit” i krijuar nga ISIS në pjesët e Sirisë dhe të Irakut, që janë nën kontrollollin e ekstremistëve islamik.

Muajin e kaluar, ISIS i mohoi zërat se lideri i islmaikëve ishte vrarë nga sulmet ajrore në Mosul të udhëhequra nga SHBA.
ISIS shpërndau një regjistrim audio të liderit të tyre Abu Bakr al-Baghdadi, në të cilin ai thoshte se kalifati do të zgjerohej dhe bëri thirrje se “vullkani i xhihadit” ishte gati të shpërthente.

Gazeta al-Safir e ka përshkruar kapjen e gruas dhe djalit të liderit të ISIS  në bashkëpunim me shërbimet e huaja, si mjaft të vlefshme, ku citohet se në momentin e kapjes gruaja e liderit dhe djali i saj po përpiqeshin të kalonin kufirin me dokumenta të falsifikuara.
Gazeta tha se ushtria e kishte mbajtur të fshehtë këtë arestim për arsye sigurie.
ISIS dhe grupi tjetër terrorist në Siri al-Nusra, kanë marrë peng 20 ushtarë të ushtrisë libaneze.
Ata kanë kërcënuar se do t’i vrasin pengjet nëse nga burgjet libaneze nuk lirohen militantët islamik.

Forcat e sigurisë së Libanit kanë arrestuar një numër të konsiderueshëm të xhihadistëve, të dyshuar për kryerjen e sulmeve në vend me qëllim zgjerimin e shtetit islamik./j.h

1 komente në “Gruaja e liderit të ISIS, al-Baghdadi kapet peng nga ushtria libaneze”

  1. kejs says:

    ky kokra bythqirit. trimi i islamikeve keta carat tane i merte me gjithe gra e femije kurse per veten e tij mgjth eshte vete zezak shkretetire i atyre aneve i heq nga lufta te tijet,se e di ca e pret.

    tani i kapen qe i kapen une them qe tju bejne nga 1 tegel para se ti hedhin ne ndonje kanal ujrash te zeza.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje