Ekstremizmi i djathtë në fshat

5 Dhjetor 2014, 18:20Bota TEMA

Ata quhen “kolonë nacionalistë” dhe depërtojnë në zonat rurale Neonazistët në fshat angazhohen në klubin sportiv dhe te zjarrfikësit dhe përpiqen të përhapin propagandën përtej gardhit të shtëpisë.

Për Barbara Karsten dhe partnerin e saj Knut të rinjtë, që kishin hyrë në shtepinë pranë, përpiqeshin të linin përshtypje të mirë. “Na sillnin vezë dhe qumësht dhie”, kujton 67 vjeçarja nga fshati Wibbese në Niedersachsen. Por pastaj ajo u çudit. Një tatuazh me shqiponjen e Rajhut, një helmetë e Wehrmachtit kur i jepte motorit, të gjitha këto nuk ishin pa gjë. Kur ajo dhe partneri i saj donin t’i paralajmëronin të tjerët në fshat, fillimisht nuk u mbështetën. Dhe pastaj erdhi edhe një familje e tillë nacionaliste, folklorike.

Rasti në Wibbese është një nga rastet e shumta. Në tetë nga 16 landet gjermane, sipas një studimi të fondacionit Amadeu-Antonio, të kryer me porosi të ministrisë së Brendshme, ka projekte të ngulitjes “së familjeve nacionaliste”. Kjo është një temë e re për studjuesit e ekstremizmit dhe për sociologët. Shifra të sakta nuk ka. Me kërkesë të Bundestagut këtë çështje duhet ta ndjekë mbrojtja e kushtetutës. Megjithatë qeveria gjermane në qarkoren 17/14635 konstaton se ekstremizmi i djathtë në përgjithësi është më shumë një fenomen i zonave rurale

“Është një lëvizje tmerruese ajo që konstatojmë prej vitesh”, thotë autorja e studimit “Kolonët nacionalistë në zonat rurale”, Anne Schmidt. Ekstremistët e djathtë me tendenca folklorike vendosen qëllimisht në zonat pak të populluara, për të jetuar të papenguar larg nga qytetet projektin e jetës së tyre dhe për t’i edukuar fëmijet me një ideologji të praprambetur. “Botëkuptimi i tyre për jetën shkon prapa në mentalitetin racist antisemit të lëvizjes folklorike të filllimit të shekullit të 20-të”, pohon Schmidt. Aty nuk ka vend për të qenë i hapur ndaj botës dhe diversitetit. Por kolonët paraqiten si apolitikë dhe të parrezikshëm. Përveç kësaj tek të djathtët e fshatit gjen shumë pika lidhjeje me lëvizjet ezoterike dhe ekologjiste, si dhe me mbrojtjen e kafshëve, konstaton autorja. “Mënyra e tyre e jetësës është në modë.

“Fqinji arriti pastaj të blinte shtëpinë tjetër pranë nesh, tani ne jemi të rrethuar dhe kemi frikë se do të vijnë më shumë”, thotë Knut Jahn. “Ne nuk duam që fëmijët dhe nipërit tanë të rriten me një fantazmë ngjyrë kafe.” Që kur ai dhe Barbara Karsten janë pozicionuar në fshat kundër të djathtëve ekstremë, nuk ka më gjeste miqësie nga të rinjtë. “Ata përpiqen të na shkatërrojnë me procese penale dhe Barbaran e kanë kërcënuar.”

Kolonët e djathtë në fshatra fitojnë paratë e tyre si fermerë, mami dhe artizanë dhe angazhohen me shumë energji në klubet sportive dhe te zjarrfikësit. Pikërisht në fshat, ku është e rëndësishme që të gjithë të marrin pjesë, me qëllim që komuniteti të funksionojë, është e lehtë që në këtë mënyrë të integrohesh mirë dhe fort . Pastaj propaganda vjen rastësisht përtej gardhit të kopshtit, ose një birre në festën e fshatit. “Çfarë mund të bëni kundër një anëtari të zjarrfikësve, që merr pjesë në çdo detyrë, nuk i shmanget asnjë shërbimi, por që mendon se duhet ruajtur e pastër raca gjermane?”, pyet Ute Seckendorf, drejtuese e nismës “Rezistencë përmes pjesëmarrjes”. Ajo këshillon vigjilencë dhe që të ngrihet zëri, kur është fjala për agjitacion të djathtë. Nisma e saj është që të përgatisë këshilltarë për demokracinë në zonat rurale dhe të japë ndihmë për të argumentuar kundër parullave naziste. “Më e mira ndoshta është, në qoftë se në statutin e shoqatës shkruhet, se ajo angazhohet për diversitet dhe tolerancë, pastaj ekstremistët e djathtë nuk vijnë aspak’, këshillon Seckendorf.

Barbara Karsten dhe Knut Jahn kanë gjetur rrugën e tyre për t’u pozicionuar kundër fqinjëve nacionalistë. “Ne po ndërtojmë një pikë informative në oborrin e shtëpisë sonë,” thotë Jahn. Atje do të vendosim materiale informuese në lidhje me lëvizjen e ngulimeve të ekstremistëve dhe një “atlas të pikave kafe”, që jep informacion në lidhje me shpërndarjen e tyre. “Rruga demokratike është që të sqarojë.” Jahn shpreson se në këtë mënyrë do t’u ngrejë nervat me të vertetë fqinjëve të tij dhe është i kënaqur me suksesin e tij të parë: “Një familje prej tyre është larguar!”/DW

4 komente në “Ekstremizmi i djathtë në fshat”

  1. Wthf says:

    Kurse ne Shqiperi per fat te keq ne zonat e ashtuquajtura urbane kemi nje fashizem te niperve te atyre qe nazistet ju bene nenen. Perfaqesuesit me tipike jane enter, tgf, adriatik etj etj. Normal qe jane fashiste prej injorances sepse binomi grek-fashist nuk shkon gjekund. Por ne kete pike aleati i tyre i madh eshte shoku Mero Baze qe i lejon te shprehin gjithe mllefin e mbledhur. Tani (nese Mero nuk e censuron komentin) dhe ata te fillojne te zbrazin diarene e zakonshme, kam vetem nje pyetje. A keni bythe ju naziskinet greke te karit te dilni me identitetin tuaj te vertete e pastaj te lajme llogarite???

  2. Ideologjite , cilado te jen ato ,depertojn me lehtesi ke njerezit naiv.
    Ne kushtet e nji politike te shtrenjtuar per fshataret prej be-se ,
    partit nacionaliste nxitojn ti bejne shplarje truri ksaj pjese naive dhe tradicionalisht konservatore , e cila ndihet e tradhetuar nga politikat e be-se. Mos te harrojme se premtimet e be-se ishin ne fillimet e saj ,
    mbeshtetje te fshatareve europiane lehtesira ne tregetin e produkteve ,me shume vende pune dhe ulje cmimesh .
    Te gjithe kto premtime u kthyen ne nji mashtrim te turpshem te be-se ;
    Fshatreve s’ju plotesua asnji premtim ,
    ne vend te vendeve te reja te punes be-ja pruri Krizen Finaciare ne europe ,dhe cmimet u rruten ne europe dyfish ,pra u dyfishuan .
    Rrjedhimisht reaxionet do jene te tilla ,te cilat shfrytezohen prej extremit te djathte ,pak me humor ? nen parrullen ( Rechtes Bier in Rechtes Hand );) pak per humor kjo thenje por qe ka nji kuptim te dyfishte ne gjuhen gjermane . = (birra e vertet ne doren e vertet/ te drejt) sidhe (birra e vertet ne doren e djathte )…Na ja europa e re eshte sinonimi asaj te vjetres .Ajo qe ndryshon eshte viti prodhimit ?

  3. illyrians says:

    Wthf,
    ke shume te drejte, por nuk kane bithe mbeturinat aziatike te dalin hapur. Vetem sa vijne dhe vjellin diarré nga goja ketu ne forum, sa per te na çare trapin..!!! Jane vemje te ndyra turko-lindore. Biles ti ke permenduar vetem nja tre syresh, por jane edhe nje 4 a 5 te tjere, qe hane m.. me tonelata kunder çdo gjeje shqiptare..!!
    Jane tamam hellenaqer qe te fusin thiken pas shpine, ashtu e kane zakon, qe hane buken e vendit ku jane lindur dhe rritur, dhe vjellin vrer ndaj gjithckaje shqiptare. Dhe eshte shume ironike fakti qe kane edhe nje parti naziste ne Greqi, (qe mori rreth 12% vota ne zgjedhje), sepse po te shohesh surreterit e tyre, jane fiks fare si egjiptiane, siriane, pakistaneze. Hitleri po dridhet ne varr…!! Keta jane llumrat turko-pakistano-aziatike, nen emertimin hellener..!!!

    1. Kico says:

      Absolutisht e vertete asnje pike ste heq madje jo surrat si egjiptiane por si cobane turqie se ata ua kane bere nenen per nja 4 shekuj te mire!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje