'Qepe gojën', apo toni i ri i komunikimit në Evropë

9 Dhjetor 2014, 16:24Bota TEMA

Nga Barbara Wesel*

 

Kryetari i Partisë së majtë franceze Jean Luc Melenchon është i njohur për tonin e tij brutal. Por me deklaratën e tij në twitter “Qepe gojën zonja Merkel” ai ka arritur një nivel të ri paturpësie. Kancelarja gjermane duhet të kujdeset për të varfërit në vendin e saj dhe infrastrukturën e shkatërruar, thotë Jean Luc Melenchon. Angela Merkelit nuk ka pse t’i bëjnë vërtetë përshtypje fjalët e një eurodeputeti dhe kryetarit të një partie të vogël, ndaj deklaratës së saj se Franca ende nuk e ka arritur plotësisht qëllimin e reformave. Politikisht disi më shumë peshë ka reagimi gërnjar i ministrit francez të Financave Michel Sapin për të njëjtën temë: Ne i bëjmë reformat për Francën dhe “jo që ato t’u pëlqejnë këtyre apo atyre politikanëve evropianë”. Edhe Gjermania ka problemet e veta, si rrugët e vjetëruara apo numër të ulët të lindjeve. “Numri i qytetarëve në Gjermani bie çdo vit, dhe prandaj për dhjetë apo njëzet vjet, ne në Francë do të jemi në një pozitë më të mirë” shtoi Sapin. Sikur mes dëshirës për të lindur fëmijë dhe suksesit ekonomik të ketë një lidhje të drejtpërdrejtë.

Ajo që të çudit është stili i pazakontë i ashpër dhe populist i deklaratave nga Franca. Gjermania i kaloi pa bujë karikaturat për Angela Merkelin në gazetat greke dhe akuzat në drejtim të Gjermanisë në lidhje me politikën e kursimeve. Në raste të tilla ndizen gjakrat. Por në rastin e Francës puna qëndron ndryshe dhe mund të jetë një tregues për ndryshimin e frymës në raportet mes Francës dhe Gjermanisë. Nga Parisi nuk po kërkohet ndonjë ndryshim radikal, por disa reforma të tregut të punës dhe që shpezimet publike të bëhen në bazë të kuadrit të rregullave evropiane.

Askujt nuk i pëlqen kur dikush të jep mend, kjo në parim është e qartë. Por me sa duket Parisi nuk do të pranojë as edhe ndonjë kritikë të kujdeshme nga Berlini, edhe pse e di se tregu i punës atje ka nevojë për reforma dhe se ekonomia vuan prej rregullimeve të tepruara.

Në Evropë duhet të flitet patjetër për probleme duke pasur parasysh kujdesin e nevojshëm diplomatik. Sepse kur vendosëm për monedhën e përbashkët, pranuam edhe përgjegjësinë e përbashkët për këtë. Edhe Franca nuk i ka kursyer para rreth dhjetë vjetësh kritikat ndaj Gjermanisë, kur kjo kishte vetë borxhe të shuma dhe ministri i Financave Hans Eichel ecte kokëulur nëpër Bruksel. Asokohe Gjermania quhej “E sëmura e Evropës”. Tani që punët kanë ndryshuar dhe Parisi gjendet para problemeve, ky po përdor devizën: secili të shohë punët e veta.

Ideja që secili të shohë punët e veta nuk përputhet me Evropën, e cila është e ndërlidhur totalisht me qindra fije politike dhe financiare. Në këtë mes të gjitha vendet janë përgjegjës për gabimet e secilit. Kur është fjala për paketat e ndihmave të Bankës Qendrore Evropiane duhet madje që fqinjëve t’ua thuash mendimin dhe t’u kujtosh miqësisht kur shkelin rregullat evropiane. I rëndësishëm është toni. Ajo që të shqetëson për momentin janë tonet nacionaliste që vihen re në Francë. Nga kampi i djathtë kjo pritet. Por mos edhe socialistët mendojnë se mund t’i motivojnë zgjedhësit e tyre me deklarata antigjermane? A janë klishetë kaq në sipërfaqe sa mund të entuziazmojnë njerëzit në provincat franceze.

Nëse është kështu Evropa gjendjet para një situate më të vështirë nga ç’mendohej. Me fitilat nga Britania e Madhe jemi mësuar tashme, por nëse Berlini dhe Parisi nuk do të jenë më në gjendje të komunikojnë me arsye me njëri-tjetrin dhe të theksojnë të përbashkëtata gjendja bëhet e rrezikshme. Në të gjitha kryeqytetet e Evropës qeveritë luajnë përpara skenës së elektoratit të tyre. Por ato duhet ta kenë të qartë se në takimin tjetër të nivelit të lartë të BE-së do të ulen sërish në një tryezë dhe do të kërkojnë solidaritetin e fqinjëve.

7 komente në “‘Qepe gojën’, apo toni i ri i komunikimit në Evropë”

  1. komuni says:

    Kanceri i padiskutueshem i vuajtjeve te miliona europianeve ka vetem nje emer ,perversja ishkomuniste Anxhelina Merkel,sapo ajo se bashku me sakatin Shoibele te zhduken nga politika europianet do jetojne shume here me mire.

    1. Celo Mezani says:

      Cfare kanali e ma televizorin ti Daku ?! Shume injorance dhe urrejtje transmetoka ai kanali yt.

      I ke bo vetes lazazh truni, apo ta kane bo te tjeret ?!

    2. kapterri says:

      E mor komunar ose komunist. Ti do modelin e pervesit ish-komunist Sali Berisha. Te vjedhe kush te doje, me te fortit te shtypin me te pambrojturit. Te fortet i mbroj une persa kohe me japin pjesen time, parate kush te jete i zoti t´i dergoje jashteshtetit, prona shteterore te shuhet fare ose te jete vetem e imja etj, etj. Po mos te ishin gjermanet, sot do te kishe ruset ne Tirane

  2. fieraku4u says:

    FRANCEZET JAN DHE MBETEN NJE POPULL DEMBEL, QE NUK E DUAN PUNEN. MESA DI UN, NE FRANCE 32 ORE NE PUNE QUHET ORAR I PLOT PUNE (FULL TIME).

    NE VENDET E TJERA, NJERZIT PUNOJN NGA 40 DERI NE 60 ORE NE JAVE PER MBIJETES.

    1. XhungëlHesapi says:

      Fierak, nuk duhet me ra pre e klisheve. Po të ishin francezët dembela nuk do të ishin ekonomia e dytë në Europë. Ideja e francezit dembel është thjesht nji lloj borie e krijuar prej komshijve, së cilës i fryhet sa herë ka pakënaqësi midis shtetesh. Shkurt është mjet propagande. Po pate nerva lexoji këto sqarimet më poshtë.
      Saktë, me ligj orari javor është 35 orë (7 orë/ditë). Ky orar zbatohet me përpikmëri nëpër uzina, fabrika, ndërtim dhe sektorë të tjerë ku ka punë fizike të lodhshme shkurt aty ku të thyhet kurrizi. Gjithsesi edhe në këto sektorë po deshe të punosh më gjatë e ke mundësinë të kryesh orë shtesë që paguhen plus.
      Realiteti në sektorët e tjerë është krejt tjetër. Sipas një studimi të 2011 nga Eurostat-ti, OCDE dhe Zyra Amerikane e statistikave, punonjësit me kohe të plotë, punojnë:
      – Francë 41.2 orë
      – Gjermani 41.9 orë
      – Angli 42,8 orë
      – Zvicër 43,2 orë
      – Islandë 44,5 orë
      Siç e shef aty aty janë të gjithë. E vërtetë eshtë që në vit francezët punojnë më pak se të tjerët ngaqë kanë më shumë festa dhe ditë pushimi gjithsesi kjo nuk e redukton produktivitetin.
      Franca eshtë një nga vendet me produktivitetin më të lartë ndër vendet e zhvilluara, më të lartë se Amerika vetë. Produktiviteti i krahut të punës për orë të punuar gjatë vitin 2011;
      – Franca 45.4€
      – Amerika 41.5€
      – mesatarja e vendeve të tjera të BE-së 37€

      Këto shifrat e mësipërme janë të publikuara nga Figaro, gazetë e djathtë franceze (se mos kujtosh që i morra nga faqja e Partisë Komuniste ? ) http://www.lefigaro.fr/emploi/2013/02/21/09005-20130221ARTFIG00552-les-francais-travaillent-moins-mais-sont-plus-productifs.php

      Përtej shifrave është edhe një aspekt filozofik që francezi ka me punën. “Puna është në shërbim të njëriut dhe jo njëriu në shërbim të punës”. Francezi është mundu me gjet ekuilibrin perfekt midis kohës së punës dhe kohës së lirë, në mënyrë që njerzia të ketë kohë të informohet, kulturohet, argëtohet dhe të lartësojë veten si njëri. Po mos të ekzistonte sindikalizmi i fortë francez dhe influenca politike dhe sociale e Francës gjatë shekullit të 20-të, sot zotrote nuk do e gëzoje as lejen vjetrore qe mu në Francë lindi. Do vazhdoje të punoje të shtunë e të dielë dhe javën e punës me ligj kishe për ta pas minimumi 50 orë.

      Subjekti është i gjatë kështu që po e mbyllim me kaq. Gjithë të mirat.

  3. mal shova says:

    Ja pikerishte kjo eshte per fat te keq europa
    Nacionalizem i thelle dhe interesa shtetesh qe nuk lene idene e madhe ,dhe endrren per nje nje shtete nje komb dhe nje ndergjegjje europiane mbi nacionalizmin mbi lnteresat e cdo shteti ,mbi te kaluaren e e tmerrshme dhe gjaketare qe kane kaluar popujte europian.
    Europa ose do jete e bashkuare ,ne nje model (shtetet e bashkuar te europes)amerikan,ku indentiteti ,iperbashket i te tere qytetarve te saj te jete mbi ate te orgjines kombetare,ose nuk ka per te ekzistuar ,dhe qe do te coj gradualishte edhe ne shkaterrimin edhe te atyre formave apo institucioneve te pakta dhe jo shume frytedhense qe kane krijuare deri tani
    Kjo eshte pikerishte ajo qe duhet te kuptojne disa te ashtuquajture kozmopolite analiste te shqiperise(Lubonja)kur i bejne kritike shoqerise shqiptare apo asaj ballkanase se nuk sillet apo nuk qyteterohet si ajo e perndimit dhe shkaku eshte se vete zemra apo truri i (qyteterimit)i europes eshte i semure .
    Si mund te akuzosh gjumtyret e paralizuar ,qe s ecin kur problemin e ka truri
    Si mund te akuzosh ballkanasit e prapambeture per nacionalizem(e vertete),ndersa ju zotrinje franceze mburreni krekoseni me Bonapartin (Hitlerin e shek 18_19).

  4. edi says:

    Prandaj quhet metropoli i botes.ambicjet nacionalizmi qe kane me. Njeri tjetrin e bejne te madhe evropen.a mundet te bashkohen nee nje vend macia miu dhe qeni kurre ata qe formuan bashkimin europian ishin njeres te medhenj politikane me integritete te larteinteligjence qe bene realitet te ulin ne nje tryeze armiqte e perbashket dhe te perbetuar .dhe europa per shume dekada eshte shtylla kryesore e paqes qe mbizotron ne kontinentin tone .te bashkuar jemi me te forte dhe kemi nivel jetese me te lartin ne bote .por kjo situate nuk pelqehet nga fuqite e tjera si amerika dhe kina ku brenda 10vjeteve.shkatarruan industrine e lete tekstile europiane qe shteti qe po vuan me shume jane franca dhe italia .eshte burokracia e EU dhe mefshtesia e politikaneve te sotem qe kane ndaluar hapat e zhvillimit per nje tufe votash dhe mefshtesise te tyre nuk bejne reformat e ristrukturimit te sistemit ekonomik europian .dhe dicka tjeter po ndoth qe te kesh nje bashkim europian duhet te kesh dhe nje politike ekonomike te perbashket me nje minister finance te perbashket ku fondet e eu te shkojne atje ku duhet dhe te kontrollohen borzhet dhe te behet me konkuruese ekonomia eu.por gjermania po tregohet e pa vendosur per te mbeshtetur ekonomite ne veshtiresi kerkon ti veje keto qeveri nen vezhgim me masa te larta taksash me nje rendim te tejskajshem te veshtiresive per ti perballuar keto masa shtrenguse.ku duhet te behet e kundra duhet te ulen taksat dhe hidhet lek i paster per te vene ne levizje ekonomine eu.por gjermanija kerkon dicka qe nuk shkon ate qe sberi me lufte ne kohen e hitlerit po e ben tani me nje grua duke vene ne masa te medha kursimi po shkatarron ekonomite e ketyre vendeve dhe kjo nuk eshte fryma e atyre qe themeluan bashkimin europian te gjithe per nje dhe nje per te gjithe ishte motoja e atyre burrave qe krijuan eu.prandaj dhe koli E ka quajtur zonjen si personi qe po shkaterron eu.eshte putane e poshter europa ne momente krize nxjer ne krye gjithmone fashizmin .nazizmin por dhe komunistet ekstremet qe shkaktojne kaos dhe ky eshte kercenimi i te tjereve ndaj zonjes merkel.europa eshte aq e percare sa nuk besoj qe dodali lete nga kjo situate artificiale qe krijuan vete .amerika kishte kurajon pa pare per koston .dhe beri reformat e duara dhe doli nga kriza por europa kan filluar te flasin dhe per nje kthim ne monedhat e tyre etnike kjo do jete dhe fundi i nje endre dhe te nje kontinenti .do jete deshtimi me imath i inteligjences europiane shpresoj qe kjo mos te ndodh por shenjat jane thola

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje