Dy pengje u vranë gjatë një operacioni shpëtimi në Jemen të shtunën, konfirmoi sekretari i mbrojtjes së SHBA Chuck Hagel.
Njëri nga pengjet e vrarë ishte fotoreporteri amerikan Luka Somers, ndërsa tjetri ende nuk është identifikuar.
Duke folur në një vizitë në Afganistan, Hagel fajësoi për vrasjen e dy pengjeve militantët e Al Kaedës.
Ministria e mbrojtjes e Jemenit më herët tha se kishte vrarë 10 militantë gjatë bastisjes së përbashkët me komandot amerikane. Ai tha se operacioni u zhvillua në rajonin Wadi Al Abdan Daqqar e Shabwa Provinca në pjesën jugore të vendit.
Një zyrtar i lartë amerikan shpjegoi për Neë York Times se Somers ishte gjallë kur komandot e morën atë, por ai ishte plagosur rëndë dhe vdiq më vonë gjatë rrugës për në një anije detare të SHBA-së.
Luke Somers, i cili ishte marrë peng në vitin 2013 u shfaq në një video duke u shprehur se jeta e tij ishte në rrezik dhe bëri thirrje për ndihmë.
33-vjeçari u rrëmbye në kryeqytetin jemenas, Sana në shtator 2013. Të mërkurën, grupi i lidhur me Al-Kaeda që mabnte peng fotoreproterin tha se do të vrisin atë në fund të javës nëse kërkesat e tyre nuk plotësoheshin.
Motra e Somers, Lusi tha se ajo e kishte marrë lajmin e vdekjes së vëllait nga agjentët e FBI.
Pengje të tjerë nga Britania, Turqia dhe Afrika e Jugut mendohet se janë mbajtur së bashku me Somers./j.h
RIP!
Kudos te gjithe gazetareve qe kane lene familjet e tyre dhe vene jeten ne rrezik per te informuar boten se cfare po ndodh ne Lindjen e Mesme.
Ka ardhur koha qe mbare bota te shohi qarte se kush eshte islami dhe ndjekesit e tyre. Ata jane kercenim per mbare njerezimin , promovojne dhunen te cilen ja frymezon libri i tyre kurvani.Islami nuk eshte fe, por KULTI I DJALLIT NE TOKE. Paqe do te kete vetem kur ky kult te eleminohet nga faqja e dheut.