Britania e Madhe është duke u përballur me temperaturat më të ulta të vitit, si pasojë e ndikimit të rrymave oqeanike të Atlantikut.
Bora dhe ngricat duket se do ta prekin Bitaninë nga fillimi deri në fund, ndërsa veriu i Anglisë dhe Skocia janë mbuluar tashmë nga dëbora dhe ngricat. Në disa vendea drejtuesit e makinave kanë braktisur mjetet e tyre për shkak të rrugëve të pakalueshme.
Stuhia që po zhvillohet me shpejtësi mbi Oqeanin Atlantik shumë shpejt pritet të mbërrijë dhe në Britani, ku veç dëborës dhe temperaturave tepër të ulta, pritet të shoqërohet edhe me stuhi dhe erëra të forta.
Kjo pritet të jetë një javë shumë e keqe për britanikët me temperatura mjaft të ulëta, erëra dhe rreshje të përziera bore dhe shiu.
Paralajmërimet për motin e keq janë për një stuhi të ngjashme si ajo e janarit të këtij viti, Hercules. /j.h