DOMINIQUE ALBERTINI
Sipas FMN, GDP e Kinës e shprehur me paritetin e fuqisë blerëse duhet ta kalojë këtë vit GDP e SHBA. Kjo është tashmë zyrtare: Kina është fuqia e parë ekonomike e botës. Kjo është raportuar nga site amerikan informacioni financiar, i cili i referohet të dhënave të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të botuara në muajin tetor.
Nga raporti dalin këto shifra: në vitin 2014, Produkti i Brendshëm Bruto (GDP) kinez i shprehur në barazinë e fuqisë blerëse (BFB ) duhet të jetë 17 632 miljard dollarë; ndërsa ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës “veçse” 17 416 miljardë. Vitin e kaluar, këto të fundit regjistronin ende një avantazh të lehtë mbi Pekinin.
Sipas MarketWatch, ky klasifikim i ri pasqyron fare mirë një tendencë afatgjatë të zhvillimit industrial të Kinës në sajë të një modifikimi të kohëve të fundit të llogaritjes së GDP së Kinës nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Kjo reformë shpuri në integrimin e më shumë aktiviteteve në pasurinë kombëtare, dhe kështu i fryu pak më tepër ato – një efekt që e eksperimentoi Franca këtë vit.
Pra Kina ngjitet në shkallën e parë të podiumit. E bën të besueshme këtë parashikimet e FMN. Por a është kjo situatë me të vërtetë e re? Të analizojmë GDP në çmime konstante (domethënë e korrigjuar nga efektet e inflacionit): në bazë të kësaj llogarie, Pekini qysh në vitin 2011 e ka shoqëruar në termat e pasurisë kombëtare.
MarketWatch konsideron se është më e sigurt që të shprehet GDP me paritetin e fuqisë blerëse. Dhe për këtë ka arsye të mira. Në fakt si mund të gjejmë një referencë të përbashkët për të shprehur pasurinë e vendeve që ndryshojnë jo vetëm nga monedha, por gjithashtu nga nivelet e tyre të jetesës? Ka një zgjidhje për këtë që gjthshka të konvertohet në të njëjtën valutë të huaj, për shembulll dollarin.
Por në këtë rast rezultatet rezultojnë nga një modifikimi i kursit të këmbimit. Në këtë rast dollari nuk ka domosdo të njëjtën vlerë përdorimi sipas vëndeve. Dhe konkretisht kjo lejon të blihen më shumë gjëra në Kinë se sa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Llogaritja e bërë për barazinë e fuqisë blerëse është një përgjigje për këtë problem. Ajo konsiston në atë që të mos përdoren kurset e këmbimit zyrtar për të konvertuar monedhat midis tyre, por të matet fuqia e tyre e blerjes në raport me një shportë produktesh.
Për shëmbull nëqoftëse një shishe ujë kushton 4 dollarë në Amerikë dhe 2 jen në Kinë, kursi i këmbimit themelor është 1 jen për 2 dollarë. Ky kurs është përzgjedhur për të shprehur GDP e Kinës në monedhën amerikane. Gjithsesi në praktikë “shportat” e përzgjedhura nga institucionet ndërkombëtare përfshijnë më tepër se 3000 artikuj konsumi dhe shërbime.
Mirret kështu një indikator relativisht konkret, një medalje ari më tepër për Kinën në fushën ekonomike. Gjithsesi mbetet një kategori në të cilën Pekini do të qëndrojë për një kohë të gjatë mbrapa: në GDP (Barazinë e fuqisë blerëse (BFB) për banorë.
Në këtë klasifikim në vitin 2013, për arsye të popullsisë së saj të madhe Kina zinte vëndin e 89-të, midis ishujve Maldive dhe Jordanisë.
L’ Express
Pergatiti: Sali Metani/www.bota.al
Kjo do te thote ne gjuhen e potencialve te ksaj bote,
Kina eshte sot Superfuqia e Botes .
Keshtu sidhe Historia e Botes .
Perandorit ndertohen ,bien ,njera iken e tjetra vjen .
Ciiiiiiiiiiin Ca U.
Se mos vetem perandorite …
Haha , pse kush tjeter kane te njejten storie mi goce ?!
pershndetje Blue Jasmin . Je si ajo bleta me thumb tundues ?
Kina tashme ia futen SHBA ky eshte shemulli i Kines
http://tinyurl.com/Kinezet-perpara-SHBA
Sipas kesaj i bie qe foleja e milingonave qenka superfuqi para superfuqise se vertete sot ne bote.
JO VETEM KAQ, BORXHI I AMERIKES ESHTE 20,000 MILIARD ( I DEKLARUARI, SEPSE DYSHOHET SE ME MANIPULIME FSHIHET EDHE NJEHERE TJETER KJO SASI BORXHI)
PRA 130% I PBB. NE KETE ASPEKT, AMERIKA JA KALON GREQISE.
KINA ESHTE KREDITORE, DMTH QE KRIJON TEPRICE PARASH DHE DISA NGA KETO JA KA DHENE BORXH EDHE AMERIKES.
KY SHEKULL ESHTE SHEKULLI I AZISE DHE KINES SI VEND LIDER. NE SHQIPETARET, BEJME MIRE TE MARRIM MASAT QE TI PERSHTATEMI SA ME MIRE KETIJ REALITETI TE RI BOTEROR QE NA PRET.
JO VETEM KAQ
BORXHI I USA ESHTE 20,000 MILIARD, PRA 130% I PBB DUKE LENE PAS EDHE GREQINE (BEHET FJALE PER BORXH TE DEKLARUAR SEPSE KA “GOJE TE LIGA” QE THONE SE EDHE NJEHERE KAQ JANE BORXH I FSHEHUR, SI PUNA E ARIT GJERMAN, ANGLEZ, ETJ QE THONE SE E KA GJENDJE, POR KUR I KERKOI GJERMANIA TA SHIKOJE FIZIKISHT, NUK E LEJOI)
KY ESHTE SHEKULLI I AZISE DHE KINES SI VEND LIDER.
NE SHQIPETARET BEJME MIRE TE PERSHTATEMI NDAJ REALITETIT TE RI QE NA PRET KETE SHEKULL.
je shume i sakte vellai
Ashtu jane shifrat eshte e vertete. Po mendoni qe Kina eshte si ajo familja me 12 djem te martuar qe parate te gjitha i mbledh baba dhe ju sharron barkun per buke. Kur te vendosin djemte te ndahen me vehte do e shikoni cdo e gjeje “kasollen”. A mendoni se populsia e Kines eshte 4 here me e madhe se Amerika dhe po te permendesh vetem buxhetin ushtarak te tyre jane, 650 miliard Amerika dhe Kina… 180 miliarde. Papunesia ne Amerike ne kohe krize eshte vetem 6 %, ndersa ne Greqi 24 %. Se kush e ka fuqine sot per sot shikoheni kush vendos per problemet ne bote dhe kush thirret te ndreq situatat e nxehta. God bless America! Mik i madh i Shqiperise.
amerika e flliqt po na merr te keqen bashk me anglin e kopilave
Qe ne kohen e tij Napoleoni ka thene: Kur te zgjohet Kina, do te tronditet bota!
Te gjithe flisni kote .eshte ashtu sic e thote jimi.nje familje me shume femije qe sot ginjehen me nje karamele .nje vend ku te drejtat e njeriut shkelen nje popull qe paguhet me dy dollare ne dite.por me vone .ndryshimi me ameriken eshte se amerika i jep mundesine te gjitheve te bejne dicka dhe kjo eshte e madhe .kurse atje jetojne se u ka rene ise te jetojne ne ate vend .cfar do ndodhe per disa vite ekonomia kineze sipas pparashikimeve do pesoj nje renie. Qe do kete precefdente te pa parashikuar financiar botrore .amerika ka kapur te gjitha burimet dhe tregjet shikoni se cpo bene me naften .e imagjinoni te emigrojne miliona dhe miliona kineze ne bote sec behet.amerika ka marre thjeshte nje pushim te vogel por dha nje shenje me naften se ceshte ne gjendje te beje .putini e di shume mire .por mos harroni dhe dicka tjeter te gjithe kapitalet dhe bisneset e medha ne kine jane perendimore ….