Pse Obama e fali Fidel Kastron?

18 Dhjetor 2014, 19:06Bota TEMA
Pse Obama e fali Fidel Kastron?

Le Monde

Ashtu sikurse udhëtimi i Ricard Niksonit në Kinën komuniste në 1972, apo si nënshkrimi i paqes në Kamp Deivit mes palestinezëve dhe Egjiptit në 1978, për Xhimi Karterin, Kuba do të jetë e lidhur përjetësisht me Barak Obamën. Vendimi i presidentit amerikan të mërkurën në 17 dhjetor nga zyra ovale e Shtëpisë së Bardhë, për të rivendosur marëdhëniet me ishullin e Fidel Kastros, pas më shumë se gjysëm shekulli ngrirjeje, është një akt largëpamës, i guximshëm dhe historik.

Largpamës sepse sikurse tha vetë presidenti amerikan ‘nuk mund të ndiqet e njëjta politikë për më shumë se pesë dhjetvjecarë dhe të shpresosh të kesh rrezultate të ndryshme”. Strategjia e pandryshueshme e amerikanëve ndaj Kubës, në një kohë që bota po transformohej ishte gjithnjë e më shumë kundërproduktive. Fidel Kastro që ia kaloi frenat e pushtetit vëllait të tij Raulit në 2008-ën, i ka mbijetuar 11 presidentëve amerikanë rradhazi. Embargoja amerikane që kubanët e quajnë “Blocus”, jo vetëm që penalizoi popullsinë, por i dha mundësinë pushtetit komunist të bënte rolin e viktimës përballë imperializmit yankee që u shfrytëzua më së miri nga ideologjia e tij.

Largpamës gjithashtu sepse planetet sot janë rreshtuar për një ndryshim gjërash. Fundosja e ekonomisë kubaneze pas rënies së BRSS që e mbante në krahë, e shty rregjimin të ndërmerrte reformat ë zbehta. Më pas Venezuela e Hugo Chavezit, e pasur me naftë, iu gjend në ndihmë ishullit. Por më pas edhe Venezuela u kaplua nga një krizë të fortë dhe tashmë hapja ekonomike e Kubës është pothuajse e detyruar. Prandaj hapat drejt hapjes tregëtare dhe financiare të presidentit Obama vijnë në një moment kyc për të ndihmuar sipërmarrësit e rij kubanezë dhe sektorin privat.

Vendimi i presidentit amerikan është i guximshëm. Në fakt nëse ai duket mëse i logjikshëm për europianët, ai përbënte një bast të rrezikshëm përtej atlantikut. Lobi tejet i fuqishëm konservator kubanezo-amerikan, që ushqehet ende me urrejtjen e një gjenerate të shkatërruar nga rrevolucioni kastrist, i ka bindur një sërë presidentësh amerikanë ta linin mënjëanë këtë dosje. Edhe vetë Obama që u angazhua që më 2008 për një hapje me Kubën priti gjashtë vite për ta bërë këtë. Por më në fund ai zgjodhi politikën e kapërcimit të madh, përpara hapave të vegjël, dhe ai ka të drejtë. Natyrisht ai ndihmohet për këtë nga fakti se gjenerata e re e emigrantëve kubanë, kanë lindur pas rrevolucionit të 1959 dhe ata janë shumë më pak të ndikuar ideologjikisht nga paraardhësit e tyre dhe më të hapur për tu afruar me vendin e tyre të origjinës. Por përsëri preidentit Obama i mbetet një betejë e vështirë në kongres për të hequr embargon.

Në përfundim nisma e Shtëpisë së Bardhë është historike, sepse ajo i jep fund strategjisë të ndryshimit të regjimit, në favor të një taktike më të butë, asaj të ndihmesës për shoqërinë civile dhe forcave ndryshuese në gjirin e popullsisë. Kjo lloj politike që e ka provuar veten nën të tjera regjime komuniste, do të mundësohet përmes ndërmarrjeve amerikane të teknologjisë dhe informimit, që sipas marrveshjes së Obamës me Raul Kastron, do instalohen në Kubë.

Duke humbur kështu armikun e vet më të mirë, regjimi kuban do të kuptojë, se interneti dhe Western Union janë armë shumë më të fuqishme se të gjitha embargot mbi tokë. /Lapsi.al/

7 komente në “Pse Obama e fali Fidel Kastron?”

  1. rask says:

    Haha,pse duhet t’a fali,c’fare beri Fideli e Kuba?

    1. True Detective says:

      Mjafton te shohesh se nga eshte marre lajmi, qe te kuptosh sa te vobekte qe jane ne shkrim dhe sidomos ne perkthim.

  2. xhorxhi says:

    Arsyet jane te shumta dhe veshtiir per te gjetur ,te verteten .
    Thone se obama eshte i apasionuar mbas muzikes cubaneze ,
    ne moshe te re ,i ka pas pelqy shume purua e fameshme e Havanes .
    O qefli i vallzimit Salsa .
    Gjyshi tij ka pas qen nji simpatizant i Fidel Kastros ,
    etj etj etj

  3. Nje qytetar says:

    Sepse Amerika duhet ta kuptoje qe me force nuk mund t’i imponohesh nje vendi , sado i vogel qe te jete. Per 55 vjet,edhe pse Kuba eshte nen hunden e SH.B.A.-ve,nuk u mposht.Fundja,dhe revolucioni i 1959-es,erdhi si pasoje e per faj te Amerikes,qe e kishte kthuer Kuben ne nje republike-kazino’,ku gelonte mafia,diktatura fashiste e korrupsioni.

  4. elinor,.,.,..,,.. says:

    Uor ti qitetar katunar;
    Amerika e “kishte kthuer Kuben ne nje republike-kazino’,ku gelonte mafia,diktatura fashiste e korrupsioni”??
    Po ku i gjeti Amerika keta kubanezet diktatore, mafioze, fashiste, e te korruptuar qe e uli Kuben ne ate nivel? Mos ndoshta i importoi?! Eshte zhvillimi intelektual i popullit te nje vendi dhe kultura ato qe percaktojne zhvillimin e nje shteti, nuk mundet te vije dikush nga jashte e te shkaktoje rrenimin e nje kombi!! Po Gjermania qe doli e rrafshuar nga Lufta dhe qe i duhej ta niste gjithcka nga e para, si arriti e u be ajo Gjermani qe eshte sot? Pse nuk arriti Amerika “e poshter” ta deformoje edhe Gjermanine ne nje sistem diktatorial, mafioz e te korruptuar sic pretendon ti se ajo paska bere me Kuben?
    Eshte populli, o hu, ai qe e vendos fatin e tij, askush tjeter.
    Merr shembull edhe Shqiperine ti po deshe, si mund te behet ai vend me copa mishi me dy sy si ti e shume te tjere qe edhe Masai Mara-t e Afrikes kane me shume njohuri per boten se ju?!

    1. Koli says:

      Kjo hyn ne top 10 te replikave e komenteve me te logjikshme. Gjynah qe nuk u hap me ne thuaj ne vitet 80 na i kishte kursy ato eksode e varferi te tejskajsme se kshu sic u be prap qelbesirat e kuqe e kontrolluan dhe e moren ne dore pushtetin duke krijuar oligarkine qe kemi sot. Po te hapej gradualisht do mund te ruheshin tiparet e shtetit deri diku.

    2. Nje qytetar says:

      E para oj Elinor-a,lexo historine,dhe do mesosh qe ne Kube para revolucionit kishte nje president kukull , si ato te republikave te bananeve,por Kuba ishte republike kumari,bordellosh ku investoheshin parate e pista te Amerikes.
      E dyta -Qeverine e asaj kohe,e perdorte Amerika si te donte,ashtu sic beri edhe ne Kili me Pinocetin.Apo s’ishte diktature fashiste ajo e Pinocetit? A nuk ja importoi (imponoi) pikerisht Amerika, popullit te Kilit grushtin ushtarak te Pinocetit? Dhe c’eshte me e keqja ,provuan ne Kili “terapine e shock-ut” te Ekonomistit te”famshem” Fridman,qe e adhuron edhe Berisha yt.
      Sa per Gjermanine,kjo nuk hyn fare ne kete teme.Po deshe shembuj se ku i fut hundet Amerika po te kujtoj Vietnamin qe edhe sot u del ne enderr amerikaneve e zgjohen te llahtarisur.Apo do luften per nafte ne Irak,duke nxjerre pretekstin e rreme te armeve te shkaterrimit ne mase,qe doli nje mashtrim.
      Sa bukur e thua qe “cdo popull e vendos vete fatin e tij”!? Kjo eshte ideale por,ama jo duke u perdorur kukulla Pinocetet e Berishet me teorite experimentale te “terapise se shokut e te cekut te bardhe”. Sepse ja,ku jemi pas 24 vjetesh.Pikerisht sepse nuk ndertohet shtet duke te vene ne krye kriminele si Berish-Pinoceti.Dhe ate hurin ti fute ne bythe bashke me banden tende te Pe.De.-rave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje