FOTOT/ Panik në Itali, 80 tërmete brenda 24 orëve. Mbyllen shkollat, njerëzit braktisin shtëpitë

19 Dhjetor 2014, 16:20Bota TEMA
FOTOT/ Panik në Itali, 80 tërmete brenda 24 orëve. Mbyllen

Tërmeti me magnitudë më të lartë që u regjistrua në Itali ishte me magnitudë 4.1 ballë i shkallës Rihter, por dridhjet e njëpasnjëshme të tokës kanë shkaktuar panik.
Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), rreth 80 tërmete u regjistruan në Kianti, mes Firences dhe Sienës, gjatë 24 orëve të fundit, dhe dy më të fortët ishin me magnitudë 3,8 dhe 4,1 ballë Rihter.
Ndonëse nuk raportohen viktima , apo dëme ekonomike , njerëzit e alarmuar kanë braktisur banesat e tyre, duke dalë nëpër rrugë, njoftojnë mediat italiane.
Për arsye sigurie, janë mbyllur shkollat, ndërsa mësohet se ka raportime edhe për mungesë të energjisë elektrike./j.h

2 komente në “FOTOT/ Panik në Itali, 80 tërmete brenda 24 orëve. Mbyllen shkollat, njerëzit braktisin shtëpitë”

  1. ndue says:

    war of the worlds….

  2. kaurri realist says:

    Italija asht vend termetesh e vullkanesh( Etna, Vezuvi). Asgjâ te ré nen kete diell.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje