Greqia do të nisë helikopterët për evakuimin e pasagjerëve nga trageti “Norman Atlantik” pas orës 22:00 të mbrëmjes së sotme, kohë kur pritet të ketë një përmirësim të kushteve atmosferike.
Kjo u konfirmua nga ministri i Mbrojtjes së Greqisë Nikos Dendias gjatë bisedës telefonike që pati me homologen shqiptare Mimi Kodheli.
Dendias i konfirmoi ministres Kodheli se vendi i tij ka nisur një fregatë drejt vendit të ngjarjes, e cila pritet të mbërrijë rreth orës 05:00 të mëngjesit të së hënës për shkak të kushteve atmosferike.
Më herët ministrja Kodheli pati një bisedë telefonike edhe me homologun italian Pinotti në lidhje me situatën.
Ministrat e Mbrojtjes së Greqisë dhe Italisë kanë falenderuar Qeverinë shqiptare dhe Forcat e Armatosura për kontributin që po japin në operacionin për shpëtimin e pasagjerëve në tragetin që u përfshi nga flakët. /gj.k/
Po Shqiperia, a do te coje ndonje te tille?
NE EMISIONET E RAI NUK PERMENDET ASNJE HERE NDIHMA E SHQIPERISE POR VETEM ATO TE ITALIANEVE, VETEM ESHTE THENE SE TRAGETI MUNDE TE SHKOJE NE BRIGJET SHQIPTARE.
Po Shqiperia, a do te coje ndonje mjet?
Shqiperia ka rastin qe ne keto momente te veshtira te tregoje ..se sa force ka dhe sa profesionalizem kane forcat tona te armatosura dhe ato te brojtjes civile…per te ndihmuar,,ne menyre konkrete,,pa e ulur koken dhe pa u treguar inferiore ndaj forcave italiane apo greke…mbas kaq vitesh ,,,greqia ,,italia dhe vendet fqinje duhet ta shikojne Shqiperine me sy tjeter,,,dhe kete raast ….EDI RAMA duhet ta kap dhe mos ta leshoje,,!uroj cdogje te veje mire.
Uroj me ndihmen e zotit te shpetojn te gjithe,
ne qofte se trageti esht ne ujrat tona shqiperia duhet mos rrij
me duar ne xhepa,por te marr pjes ne shpetimin e njerzve ,
done apo muk done Greku,
mos te presin deri sa ta sjell era ne breg!!
jemi apo sjemi pasardhsit Teutes piratet e adriatikut!
me duket se nuk jemi.
Shqiperia ka nisur tanket qe ka shitur majko per skrap ne ndihme te personave te tragetit!!!sepse dhe nje helikopter qe kishin e çoi sala per lesh me gjithe Pashkon….