Policia: Qamil Zela nuk është arrestuar se nuk ka paguar energjinë, por se e ka vjedhur atë

28 Dhjetor 2014, 14:48Kronika TEMA

Ministria e Brendshme ka reaguar pas akuzave nga demokratët, se personi që u vetëvar në burgun e Rrogozhinës, ishte arrestuar për mospagesë të energjisë elektrike.

Sipas Ministrisë së Brendshme, ai është arrestuar se ka vjedhur energji eleltrike, jo se nuk e ka paguar atë, ashtu siç pretendon PD.

Ministria e Punëve të Brendshme duke shprehur keqardhjen për humbjen tragjike të jetës së një shtetasi në burgun e Rrogozhinës sqaron opinionin publik se Policia e Shtetit nuk ka arrestuar asnjë person për detyrime të papaguara ndaj OSHEE, por vetëm për vjedhje të energjisë përmes lidhjeve apo rilidhjeve të paligjshme.

Ritheksojmë se asnjë shtetas nuk i nënshtrohet procedimit penal si debitor, por vetëm shtetasit që vjedhin energjinë elektrike, duke konsumuar veprat penale të parashikuara nga Kodi Penal.

Shtetasi Qamil Zela, 52 vjeç, banues në Lushnje është arrestuar në datë 28.10.2014 nga policia e Lushnjes, pasi është kapur me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Gjatë kontrollit të ushtruar nga grupet e përbashkëta të OSHEE dhe Policisë së Shtetit ka rezultuar se shtetasi Qamil Zeka furnizonte me energji elektrike dy biznese në pronësi të tij (një Fast Food dhe një sallë interneti), pa matësa të energjisë, por duke i lidhur me banesën e tij me kontratë familjare. Të dy dyqanet u gjetën të hapura dhe në gjendje pune dhe të papajisura me matësa energjie.

Materialet në ngarkim të shtetasit Qamil Zela i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të rrethit gjyqësor Lushnje për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, parashikuar nga neni 137/2 i Kodit Penal.

Në datë 30.10.2014 Gjykata e rrethit gjyqësor Lushnje ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të shtetasit Qamil Zela dhe ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Ministria e Punëve të Brendshme siguron opinionin publik se Policia e Shtetit do të vijojë të zbatojë vetëm ligjin pa shkelur asnjë të drejtë themelore të shtetasve dhe nga ana tjetër fton opozitën të mos bëjë politikë kukuvajkash me ngjarjet e ditës. Përkrahja e paligjshmërisë nuk është rruga për përfitim politik”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Brendshme.

12 komente në “Policia: Qamil Zela nuk është arrestuar se nuk ka paguar energjinë, por se e ka vjedhur atë”

  1. titi says:

    A jeni te afte te arestoni ata qe e shkaktuan kete katraure qe nga sali komunisti deri tek ish ministrat e energjise ,faturista dhe elektricista pas 90-tes.Keta jane pergjegjsa per kete katraure.
    Populli gjeti shesh dhe beri pershesh.Na gjeti edhe ne budallenj qe paguanin rregullisht.

  2. ustai says:

    E vrate dereziun edhe mundoheni te gjeni rrugedalje. Si nuk ju vjen turp xhanem qe keni fytyre e dilni me deklarata.
    E lehte lendina ku do prehet.

    Fullani beri spektakel dhe si hyri gjemb ne kembe.
    Apo Gjika i vlores qe mori pafajsine, demshperblejeni pra se i pafajshem tjetri i prishet imazhin.

    Bir selmani nenes ke te qaj me pare.

  3. Koment says:

    Filluat dhe ju nga lojrat e fjaleve si Saliu? Jepini popullit mundesi te paguaje.Uji duhet te rrjedhe qetesisht ne vend te vet dhe jo me furri se shkakton permbytje pastaj.Ju doni te ndreqni nje “padrejtesi”qe ka 25 vjet qe eshte mbarsur, ne nje vit.Epo kjo ka pasoja te cilat kalavicat qe jane ne qeveri nuk i kuptojne.Z.Rama, me keto ritme te garantoj se e ke siguruar vendin ne histori, si nje qeveri e deshtuar kalamajsh.

  4. Claus says:

    Per mua eshte padyshim nje ngjarje tragjike qe nuk gjen asnje justifikim. Si mund te mbahet burgjeve nje burre qe nuk ka paguar 35 mije leke te vjetra pothuaj dy muaj?

    Mire qe nuk i paska paguar ato, por po te jene pak me mend ne koke ata zyrtare ai njeri i rendon ndoshta akoma me shume buxhetit te shtetit duke e mbajtur ne burg me gardiane dhe ushqime.

    Absurditete qe rrjedhin nga nje shtet qe nuk ka asgje te perbashket me demokracine.

    Kjo pune ka filluar nga bishti, rremuja dhe kaosi kane filluar vite dhe vite me pare kur edhe Rama ka qene kryetar bashkie.
    Vete bashkia e udhehequr nga Rama kishte nga viti 2007 pa paguar energjine!!!
    Po kete perse nuk e thote? Apo ne ate kohe mendonte se parate do te shkonin ne xhepat e Berishes?

    Askush nuk e vuri ujin ne zjarr ne ate kohe. Ndertimet e ligjshme dhe te paligjshme u bene mode vite me pare. U ndertua ne male dhe fusha, ndertuan deputete, qeveritare, njerez te kamur dhe te varfer, me leje te ndyra te dhena nga bashkite dhe pa leje.

    Edi Rama e ka vene steken shume lart dhe ne kete rast vetem per popullin, se nga klasa e oligarkeve nuk ka bere asnje arrestim.

    Nuk besoj se ato vila qe jane ndertuar ne bregdet e kudo nga qeveritaret e sotem dhe te djeshem kane qene korrekte ne pagimin e energjise, kur dihet qarte qe sa dhoma dhe hapesira kane ne dispozicion dhe sidomos gjate periudhes se veres ku kercasin festat dhe party-t familjare.

    Dhe merre me mend qe ajo energji qe prodhohet sot vjen nga ato hidrocentrale te ndertuara nga koha e Hoxhes, ku merrej nje rroge 4000-8000 leke te vjetra.
    Investime ne keto fusha kane qene mashtruese dhe demagogjike se tere ajo pasuri energjitike qe prodhohet sot shperndahet ne firma private koncesionare dhe jokoencesionare qe nuk kane hedhur asnje Cent ne ndertimin e tyre, por perfitojne nga keto miliarda nga djersa e asaj gjenerate qe i ka ndertuar.

    Vjedhjen me te madhe e bejne ato, se vlera e tyre nominale eshte lare me kohe dhe vakt me cmime qe ngrihen pa asnje baze, kur vlera e tyre ka qene pothuaj minimale ne kushtet e regjimit te asaj kohe.

    Rama e ka marre me shpate ne dore, ne nje vend ku sic e ka thene vete ka rreth 1 milione te papune dhe jo shume larg por para 1 viti e gjysem.
    Po e kthen ne kamp perqendrimi ate cope Shqiperi ku njerezit i vdesin burgjeve.
    Arrestime ne mase ne baze shkalle dhe pallati, pa asnje selektim, a thua se je ne kohet e “neteve te kristalta”.

  5. titi says:

    Turp per kete shtet qe merret vetem me fukarenjte.

  6. @Shqip says:

    filloi te punoj makineria e baltosjes se te vdekurit. o Edi merr mo masat e ke bazuar qeverisjen vetem ne komunikim mjaft u more me ato qorrat e propagandes deri tani kane kane gjetur 4 njerez vedkjen nga politikat e tuja aq sa ato te 21 janarit. nje gje te siguroj si votues i sinqerte i yti ne zgjedhjet e 23 Qershorit, te premtoj qe voten time nuk e ke me.

  7. Sapa says:

    1)Cdo shqiptar i ndershem do shtet ligjor!
    2)Jeta e ketij njeriu iku kot dhe fajtor eshte shteti!
    Shteti nuk behet vetem duke perndjekur te pambrojturit por te gjithe njesoj si pusht tetaret edhe qytetaret e thjeshte.Pra neqoftese ti si shtet ke force vetem per nje pjese te ketij populli atehere qeveris kot!Ose pranoje boterisht qe forca jote eshte kaq dhe jo me teper dhe te tjereve ske ctju besh vetem kesaj pjese te popullit qe vjedhin energji!Si mund te jete e qete familja e ketij te ndjerit kur jeta i shkoj se vodhi energjine kurse Metet dhe mbreterit e tjere rrine ne fronin e tyre dhe luajne te “ndershmin”!

  8. Kuksjani says:

    Kjo deklerate per medimin tim eshte thjeshte sikur te mbulosh mutin me shurre.
    Ketu mor ju zoteri flitet se njeriu as ne burge nuk eshte i sigurte,pa lere ne ambjente puplike.
    Kush e lejoj viktimen qe te marre me vete matreale te tilla qe te beje vetevrasjen.Mos pagim apo vjedhje te energjise pak rendesi ka se,arrestin me burge te gjithe e dime se e jep gjukata e nuk e jep policia.Kush i la te lire matrealet per te kryer vreprim,GJUKATA APO POLICIA.

  9. Kuksjani says:

    Per kete raste duhet shkarkime masive DERI TE POLICI I SHERBIMIT.
    LERENI DEKLERATAT BOSHE.

  10. ATEISTET,INJORANTET DHE CIFUTET JAN SHOK TE DERRAVE DHE MAJMUNAVE says:

    HIPOKRIZIA eshte duke kapur MAJAT….

    Po pastaj cdo te ndoth ???

    Me shpejtesi do te bjeri posht…..

    Po ju o polica , tatimor, doktor, doganier, gjyqtar, prokuror, DEPUTET, POLITIKAN, mesues, bashkiak, komunar etj, etj SA PO E VIDHNI dhe po e XHVASNI kete popull ???

    Pse ju nuk futeni ne burg megjithse ju VITHNI ne shuma MARRAMENDESE ne krahasim me keta te gjore.

    DERI KUR ???

    Une mendoj: SHUM SHPEJT…….

  11. Toni says:

    Shteti ka bere punen e tij. Nese Qamili ka qene i semure ose nje njeri qe e konsideronte veten te ndershem por qe ka vjedhur energjine elektrike dhe pastaj ka vrare veten, kjo nuk fajeson shtetin. Shteti po vendos ligjin. Per njerezit qe nuk kane para te paguajne apo jetojne shteti ka krijuar ndihmat financiare. Akuzat e PD-se jane ne mbeshtetje te anti-ligjit. Filozofia e PD-se eshte qe te beje per vete cdo njeri qe eshte i pakenaqur nga qeveria edhe pse qeveria po zbaton ligjin. Kjo gje eshte imorale dhe e ben PD-ne te duket keq dhe nuk i jep fansa por perkundrazi e ben qe te humbase simpatizante sepse duket si nje parti e krimit.

  12. Argita_B says:

    Mire e ka Ministria e puneve te brendeshme qe ben deklarata, po ne te njeten kohe nuk mund te futesh 3 vjet ne burg dike qe vjedh per mbijetese energjine elektrike dhe ne te njeten kohe ata qe vjedhin miliona per tu pasuruar.
    Ky i ndjeri ne fjale, ka vjedhur ndoshta dhe per kete duhet ndeshkuar, po si ka mundesi qe Ardian Fillani qe u arrestua per nje vjedhje prej mbi 7 milion euro nuk qendroi ne burg, kurse ky i ndjeri per qisa mijera leke, pra disa dhjetra euro e lan ne burg?!
    Nese kjo qeveri kerkon me te vertete te zbatoje ligjin, le te filloje ta zbatoj nga vetvetja, pra nga funksionaret me te larte, duke filluar vete nga Kryeministri Rama e keshtu me rradhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje