Një tjetër operacion i policisë është finalizuar me sukses në Elbasan.
Pas një pune të sektorit të trafiqeve,u bë e mundur realizimi i Operacionit “VILAN”.
Në këtë operacion u kap dhe u arrestua shtetasi Arianit Hasan Blloshmi, i datelindjes 16.06.1998, lindur dhe banues ne fshatin Sopot, komuna Stravaj te rrethit Librazhd.
Gjatë operacionit është bërë e mundur sekuestrimi i 81 kallepeve tritol e llojit TNT 250 gr secila dhe nje pushke model 56, te cilat ky person i kishte per ti shitur.
Ndaj Blloshmit ka nisur procedimi penal për “Mbajtja e armeve luftarake” dhe “Trafikimi i lendeve plasese”.
Ndërkohë mbrëmjen e djedhme policia arrestoi një familje të tërë, së cilës iu sekuestrua një sasi e madhe lëndësh eksplozive.