Vrasja në Selitë/ Xhaxhai i një prej viktimave, 265 mijë euro borxh Flamur Ymerit

23 Dhjetor 2014, 09:38Kronika TEMA

Vijojnë të zbardhen të tjera detaje nga vrasja e dyfishtë në Selitë.

Mësohet se Flamur Ymeri, autori i vrasjeve, ka pasur konflikt parash me xhaxhain e njërit prej viktimave.

Bëhet fjalë për xhaxhain e Ervin Shabës.

Sipas “Panorama”, Ymeri i kishte dhënë atij 265 mijë euro borxh.

Këtë shuma Ymeri ia kishte dhënë atij më 3 dhjetor 2011.

Për këtë bënë edhe një deklaratë noteriale, ku xhaxhai i Ervin Shabës detyrohej që t’ja kthente Ymerit këtë shumë në mars të vitit 2012.

Por, shuma nuk është kthyer dhe për këtë arsye, Ymeri ka bërë padi në gjykatë.

Për momentin nuk dihet nëse kjo shumë e madhe borxhi, e cila nuk është kthyer, ka lidhje me vrasjen e dyfishtë apo jo./b.l

 

1 komente në “Vrasja në Selitë/ Xhaxhai i një prej viktimave, 265 mijë euro borxh Flamur Ymerit”

  1. franci says:

    I nderuar zoti gazetar demir shaba nuk esht xhaxhai ervin shabes ? jepni ndonje gje te sakte se po fliten vetem fjal qe ngjohen neper klube

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje