Gjykata e Tiranës ka dënuar me burg përjetë Altin Shkretën dhe 25 vjet burg për vëllain e tij Alban Shkreta, të cilët janë në hasmëri me familjen Llani.
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Kurbin për shpalljen fajtor të vëllezërve Shkreta, të akuzuar për veprat penale të të “Vrasjes në rrethana cilësuese” në bashkëpunim me rrezik për shumë persona dhe “armëmbajtje pa leje”. Hetimi dhe procesi gjyqësor është zhvilluar ndaj këtyre dy shtetasve nën masën e sigurisë “arrest me burg”, raporton Ora News.
Ngjarja për të cilën akuzoheshin nga prokuroria dy vëllezërit ka ndodhur në mesditën e 5 qershorit 2012, në Fushë-Mamurras, në të cilën të pandehurit kanë qëlluar ndaj një automjeti ku gjendeshin disa anëtarë të familjes Llani.
Nga goditjet me armë zjarri, ka mbetur i vdekur shtetasi i mitur E.Llani, si edhe i plagosur rëndë shtetasi Muharrem Llani.
Gjatë gjykimit, i cili u zhvillua në Gjykatën e Tiranës, Prokuroria ka rindërtuar ngjarjen, në bazë të të cilës krimi ka ndodhur si pasojë e një konflikti verbal ndodhur një ditë më parë (në d.t.04.06.2014) ndërmjet shtetasve Jetmir dhe Muharrem Llani me shtetasit Altin dhe Alban Shkreta.
Në vijim të këtij konflikti të datës 04.06.2014, vëllezërit Shkreta në mesditën e datës 05.06.2014 kanë tentuar të vrasin me armë zjarri një prej vëllezërve Llani, Muharremin, i cili gjendej në makinë me disa familjarë të tij, përfshirë edhe të miturin E. Llani, nip i tij (djali i shtetasit Jetmir Llani).
Pas goditjes me armë zjarri, në vendngjarje kanë mbetur të plagosur shtetasit Muharrem Llani dhe i mituri E. Llani, i cili ka gjetur vdekjen më pas në spital.
Në vijim të këtij krimi, në nëntor 2012, shtetasit Jetmir Llani dhe Muharrem Llani, në shenjë hakmarrje, kanë vrarë shtetasin Arjan Shkreta dhe kanë plagosur rëndë shtetasin Leli Shkreta.
Ndaj dy të pandehurve Llani, në gjykatën e Tiranë pak jave me pare Prokuroria kërkoi dënimin me 25 vjet burgim për këtë ngjarje. Aktualisht, procesi kunder shtetasve Jetmir dhe Muharrem Llani eshte ne fazen e dhenies se vendimit nga gjykata.
BURG PER JETE PER KRIMINELET, MOS TE SHIKOJN ME LIRIN…I KAN MARRE JETE NJE FEMIJE TE PAFAJSHEM MASKARENJT.