Tjetër tragjedi në Azi. Avioni me 162 persona në bord zhduket, pasi piloti njoftoi devijim nga koha e keqe

28 Dhjetor 2014, 11:05Bota TEMA
Tjetër tragjedi në Azi. Avioni me 162 persona në bord zhduket,

Një tjetër tragjedi ajërore duket se ka prekur Azinë, pasi një avion me 162 persona në bord ka humbur kontaktin me kullën e kontrollit.

Avioni i linjës “Air Asia” po fluturonte nga qyteti indonezian i Surabaya drejt Singaporit, kur piloti njoftoi se po devijonte rrugën për shkak të motit të keq.

Avoni  humbi kontaktet me kullën e kontrollit të trafikut ajror të Xhakartës për gati një orë, udhëtimin që duhet të zgjaste ne total  dy orë.

Sipas  kompanisë ” Air Asia” shumica e personave  në bord janë Indonesian, por ka edhe nga Korea e Jugut, nga Franca, Malajzia dhe Singapori.

Pas humbjes së sinjalit nga avioni me 162 persona në bord, operacionet e kërkim shpëtimit janë duke u zhvilluar nën drejtimin e Autoritetit të Aviacionit Civil Indonezian.

Teksa pritet lajm mbi fatin e avionit, qindra familjarë presin me ankth në aeroport duke të kujtuar skenat  pas zhdukjes së avionit të Malaysia Airlines, MH370./j.h

 

3 komente në “Tjetër tragjedi në Azi. Avioni me 162 persona në bord zhduket, pasi piloti njoftoi devijim nga koha e keqe”

  1. “UFO-t” kanne filluar te perdorin muslimanet si mish per konservat e qeneve te tyre .
    Po ne skyperi kur do vijne ???
    Haaaaahahahahahahahhahaahhahahhahahaahahaaaaaa

  2. Gezimi says:

    E cuditeshme! Kjo eshte hera e dyte brenda nje periudhe te shkurter kohore, kur, afersisht te e njejta zone, ndodhin fatkeqesi ajrore te ketyre permasave! Te jete rastesi valle?

  3. treporti says:

    Do fillojne te cpikin ndonje Bermude tani!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje