Policia në Turqi ka arrestuar një student 16-vjeçar, me akuzën se ka fyer presidentin Rexhep Tajip Erdogan.
16 vjeçari u arrestua të mërkurën pasi kritikoi partinë AK në pushtet, gjatë një fjalimi në një protestë studentore në qytetin e Konias.
Adoleshenti mund të dënohet deri në katër vjet burg nëse shpallet fajtor.
Kryeministri Ahmet Davutoglu mbrojti arrestimin, duke thënë se ndaj zyrës presidenciale “duhet të tregohet respekt.”
Në kodin penal të Turqisë konsiderohet krim fyerja e presidentit.
Fjalimi i djalit është regjistruar në video dhe është transmetuar nga Agjencia e lajmeve Dogan.
Në të, ai mbron laicizmin dhe parimet e Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të republikës moderne turke.
Në fjalim ai gjithashtu kritikon Presidentin Erdogan ndaj akuzave për korrupsion, ndërsa turma thërriste “kudo është ryshfeti, korrupsioni është kudo.”
Gazeta Hurriyet, tha se djali besohet se është një anëtar i një organizate të majtë, por ai ka mohuar se ka lidhje me ndonjë parti politike.
I riu nuk e ka pranuar fajin dhe avokatët e tij kanë paraqitur një ankesë kundër akuzave për fyerje të presidentit./j.h
Mjafton tu shikosh vetem fytyrat Davudlogut dhe Erdoganit dhe e kupton se me c’tipa ke te besh! Na e paska ofenduar presidencen, thote dallgaullogu!!!
O idioter anadollak qe do ta coni turqine ne lufte civile , me keto dogmat tuaja mesjetare
O Turpi i turqise qe me mbeshtetjen e shumices se pa arsimuare po shkatrron cdo gje qe ka ngritur ne ate vend Mustsafa Qemali
E drejta e fjales eshte themelorja ne nje shoqeri qe do te quhet demokratike ,dhe te denosh dike sepse shau preidentin te kujton perandorine otomane 600 vjet me pare atje ku doni te coni ju turqine e sotme,
Por qe e sigurta eshte se po vazhduat me kete politike duke kopjuare Putinin do ta coni turqine drejte shperberjes dhe shkatrrimit.
pffffffffffffffffffffffff..kafshe te pazbutura ala
Me duket se edhe te ne kryeministri urdheroi arestimin e nje njeriu sepse e fyu ne telefon!