Angela Merkel, gruaja që na duhet në një botë plot me burra të rrezikshëm!

26 Dhjetor 2014, 15:16Bota TEMA

Kancelarja gjermane Angela Merkel është shpallur personi i vitit nga gazeta britanike ” The Times”.

Sipas kësaj gazete, Merkel ia ka dalë të profilizohet si gruaja e pushtetshme që ndërmjetëson në kohën e krizave më të vështira në botë.

Merkel ka dhënë rol të çmuar në stabilitetin e Europës në  kohën e rilindjes së agresionit rus në Europën lindore.

Në një analizë të  kësaj gazete për këtë vendim theksohet se Merkeli ia ka dalë të paraqesë një profil të qartë dhe këmbëngulës.

“Në 12 muajt e fundit institucionet e pas luftës si NATO, BE dhe Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara treguan se nuk janë të afta për t’i bërë ballë krizave si ajo e Ukrainës dhe terrorit të xhihadistëve. Politikanët nuk i kanë dalë ballazi kërcënimit të regjimeve diktatoriale dhe ushtrive bastisëse. “

“Times” vëren se në këtë rang politikanësh vetëm njëra ia ka dalë të profilizohet siç duhet: Kancelarja gjermane Angela Merkel.

Ajo është kthyer në një ndërmjetësuese të pushtetshme mes Lindjes dhe Perëndimit. Në shumë orë bisedimesh direkte ndërmjetësuese me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin ajo është përpjekur t’i tregojë kufijtë ambicieve të tij.”

Gazeta konservatore britanike e lëvdon kancelaren gjermane për kthimin e perëndimit në vlerat e tij.

“Perëndimi me ndihmën e saj është përqëndruar tek vlerat e tij themelore duke u bërë i vetëdijshëm se përse ia vlen të luftosh. Merkel është politikanja më e shkëlqyer në Europë, gruaja më e fuqishme e botës – dhe për Times – “Personi i vitit 2014.”

 

 

 

 

4 komente në “Angela Merkel, gruaja që na duhet në një botë plot me burra të rrezikshëm!”

  1. Treviso says:

    Europa ka nevoje per disa si Zonja Merkel.
    Kur u fol per te zgjedhur nje Merkekel Italane si Presidente, te gjithe politikanet e vjeter u frikesuan. Kjo Zonje vazhdon punen e saje me pasion, si gazetare ne emisionin “Report,” te RAI-3.

    1. Tironci Lugano says:

      Treviso
      Me thuaj nje emer femre te politikes italiane qe mund te behej Presidente.Po te ndihmoj psh Rozi Bindi…

  2. Treviso says:

    O Lugat Tirons, te keshilloj qe te shikosh emisionin Report tek RAI-3. Ky emisjon ka vite qe drejtohet nga kjo zonje qe une e perafroj me zonjen Merkel.
    Zonjen Rozi Bindi lere te plaket rehate derisa te jete Dalema ne politike.
    O Lugat, te uroj
    Gezuar Vitin e Ri 2015
    Shpresojme se ky vit do na hapi me shume fronte pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje