FOTOT/ Nga Angela Merkel, tek Chuck Norris, në Kroaci tallen me votimet

29 Dhjetor 2014, 19:32Rajoni TEMA

Rreth 1.6 për qind e votave të hedhura në zgjedhjet presidenciale të ditës së dielë në Kroaci u shpallën të pavlefshme se plot 28,712 vota u nxorrën të pavlefshme qëllimisht për të shprehur protestë.

Fenomeni i përdorimit të fletëve të votimit për satirë politike nuk është e re në zgjedhjet e Kroacisë por popullariteti i kësaj forme proteste është rritur bashkë me rritjen e numrit të përdoruesve të celularëve me aparatë fotografikë, gjë që i mundëson atyre të fotografojnë gallatën që kanë bërë në fletën e votimit dhe ta publikojnë atë në rrjete si Facebook, Tëitter apo Instagram.

Disa fletë votimi qenë zhgarravitur me fyerje kundër kandidatëve ndërsa disa përmbanin poema.

Të tjerë votues duket se shtuan në listën e kandidatëve njerëzit e tyre të parapëlqyer, (ose jo), përfshirë kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel, presidentin e Rusisë Vladimir Putin, aktorin hollivudian Chuck Norris, këngëtaren pop Lady Gaga, si dhe personazhin Yoda nga filmat Lufta e Yjeve apo personazhin kryesor të serialit televiziv “House of Cards,” Frank Underëood.

Një votues, i cili dha emrin e tij si Hrvoje nga Zagrebi, i tha BIRN se ai e kishte zhgarravitur fletën e votimit për shkak se ai “nuk  mund të mbështeste asnjë  nga kandidatët për shkak se që të gjithë i duken të paaftë”.

 

 

 

 

 

2 komente në “FOTOT/ Nga Angela Merkel, tek Chuck Norris, në Kroaci tallen me votimet”

  1. kashi says:

    jepjani lulit dhe ristanit keto vota se i nxjerrin te rregullta

  2. genci says:

    Me mire coini ne Korce. Keshtu kurseni ca leke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje