Gjendet i mbytur në lagunë 25 vjeçari, kishte dalë për peshkim me shokun e tij më 30 dhjetor

2 Janar 2015, 11:49Politika TEMA

Pas tre ditësh është gjetur nga forcat Renea trupi i pajetë i A.Ismaili, i cili bashkë me shokun e tij K.Dervishi kishin dalë për peshk në lagunën e Karavastas, por nuk u kthyen më në shtëpi.
Kërkimet për 25 vjeçarin Ismaili vazhdonin nga data 31 dhjetor, kur u gjet i mbytur shoku i tij K.Dervishi nga disa peshkatarë të tjerë.
Dy të rinjtë ishin nga fshati Kryekuq, i komunës Rremas.
Policia dyshon se të rinjtë mund të kenë pësuar ndonjë problem në varkë, gjë që ka sjellë mbytjen e tyre./j.h

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje