Na i hoqën edhe UFO-t. Po çfarë “Unidentified Flying Objects” (Objekte Fluturakë të Paidentifikuar). Nuk ishin disqe fluturues, nuk ishin jashtëtokësorë në misione zbulimi. Ishin U-2, avionët spiunë amerikanë. E ka bërë vetë CIA këtë zbulim: 60 përqind e supozimeve për shfaqje të marsianëve, që nga mesi i viteve pesëdhjetë, kanë qenë në të vërtetë fluturime eksperimentalë të atij që në atë kohë ka qenë një avion top-secret. U-2 fluturonin në një lartësi 18 mijë metra, domethënë pothuajse tre herë më lart se sa fluturimet komercialë (të pasagjerëve) të asaj kohe. Edhe avionët ushtarakë nuk ngriheshin më shumë se 12 mijë metra. Për këtë arsye fluturimet e testimit të U-2 shkaktonin lebeti për pilotët, kontrollorët e qiejve, si dhe shumë ekspertëve. Nuk mund të ishin veçse anije kozmike të ardhura nga planetë të tjerë?
CIA e dinte shumë mirë, por heshtte, për të mos përhapur lajmin e ekzistencës së avionëve të rinj. Programi i U-2 ishte nën drejtimin e saj të drejtpërdrejtë, për qëllime spiunazhi. CIA bënte gjoja sikur katalogonte “shfaqjen” e UFO-ce, gjoja sikur krijonte dosje të posaçme, sikur merrte seriozisht të gjithë historinë e UFO-ve. Ishte një minierë floriri për shkrimtarët e fantashkencës dhe për kinemanë. Fantazia popullore u ngacmua, deri në lindjen e legjendave metropolitane të destinuara për të zgjatur shumë vite. Si historia e vendit të fshehtë Zona 51 në shkretëtirën e Nevadës. Ekzistonte vërtetë Zona 51, por nuk ishte një vend ku ruheshin provat e mbledhura mbi ardhjet e jashtëtokësorëve. Ishte në fakt një prej bazave të kontrollit të U2.
Zbulimi nuk është krejt i ri. Në Zonën 51 të Nevadës CIA kishte nisur ta largonte sekretin në vitin 2013. Dhe në korrik 2014, një raport i gjatë ka hequr çdo mister edhe mbi UFO-t. Raporti titullohej “CIA dhe Programi U-2: 1954-1974”. Por ai version, i gjatë 272 faqe, ishte lexuar mbi të gjitha nga ekspertët. Për këtë arsye CIA ka vendosur ta bëjë shpalljen në Twitter, me një link që të çon tek dokumenti integral. Fuqia e mediave sociale: versioni Tëitter ka patur jehonë mes masave. Zbulimi mbi “UFO-t që nuk ekzistonin” është ngjitur në vendin e parë, mes “cicërimave” të CIA që lexohen prej publikut. “Programi i avionëve spiunë U-2 – shpjegon agjencia e inteligjencës – ishte shkaku i pjesës më të madhe të shfaqjeve të supozuara të objekteve fluturues të paidentifikuar”. Dhe ndërkohë që autoritetet amerikane jepnin sinjalizime, denoncime për shfaqje UFO-sh, CIA mbante një llogari të veçantë: vinte përballë UFO-t e supozuar me planen e vet të fluturimeve të U-2. Dhe në pjesën më të madhe të rasteve, koincidenca ishte e përsosur. Duke parë që alarmi popullor sa vinte e rritej, dhe në fundin e viteve ’50 mbërriti deri në pikën e psikozës, CIA nuk bëri asgjë për të penguar një tjetër pistë shpjegimi “shkencor”: atë të ushtarakëve të aviacionit. Hetuesit e US Air Force që punonin me Project Blue Book flisnin për “fenomene natyrorë” prapa shfaqjeve, domethënë iluzione optikë, të lidhur me ngjarjet meteorologjike. Një interpretim që jepte siguri, për të zbutur frikën, por pa e tradhëtuar sekretin e vërtetë.
Ekzistenca e U-2 iu bë e ditur opinionit publik, amerikan dhe botëror, në 1 maj 1960 kur një prej këtyre mjeteve u rrëzua nga një gjuajtës sovjetik, teksa fluturonte mbi territorin e BRSS. Ishte një prej momenteve me më shumë tension mes dy superfuqive, gjatë Luftës së Ftohtë. President i SHBA ishte republikani Dëight Eisenhower, i cili duhej të përballej me zemërimin e udhëheqësit sovjetik, Nikita Hrushov.
Piloti i CIA-s, Francis Gary Powers u kap dhe sovjetikët shtinë në dorë fotografitë e bëra nga U-2. Eisenhower, i cili kish qenë gjenerali që udhëhoqi forcat e aleatëve të Europës gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte i vetëdijshëm për risqet që lidheshin me misionet e U-2. Mjetet që fluturonin mbi BRSS niseshin nga një bazë në Pakistan. Pikërisht nga frika se mos piloti binte në duar të sovjetikëve, Eisenhoweri kishte kërkuar që U-2 t’u besoheshin pilotëve anglezë. Hipoteza e rekrutimit të pilotëve nga planetë të tjerë nuk ishte marrë asnjëherë në konsideratë./repubblica
e.gj./www.bota.al
Mos more, i fiken deren gjithe enderrimtareve fantazioze dhe kospiratoreve te kozmosit, i hoqen lenden e pare per te vazhduar me tej.
Sa shpejt u ngazelleve more heretik me kete perralle te CIA-s !
Kjo pune e ufove nuk eshte as çeshtje e viteve te fundit, as çeshtje e shekullit te fundit, por çeshtje mijevjeçaresh.
Nese CIA paska 20, 30, 50 apo edhe me shume vite qe beka prova me avionet spiune. Dakort. Po me perpara ketyre avioneve spiune, po me perpara sesa te kishte avione, po me pare se te shpikeshin motoret, po kur njerezit luftonin ende me shpata, per cilat UFO flisnin deshmitare te ndryshem, artefakte te gjetura, librat e vjeter ?
Tani u kujtua CIA si kofini pas te vjelave se Snowden ka kaq vite qe e ka publikuar kete fakt. Po pse vetem UFOT?…po te permendim Chemtrails, apo avjonet me kimikate eksperimentale te cilat i shperndajne ne atmosfere. Ne shume raste keto kimikate jane te lidhura me semundje kancerogjene, ndryshime artificjale te klimes dhe motit apo manipulime te sjelljeve te njerezve. Kete e ka pohuar vete Snowden ne publikimet e tij…Qeveria amerikane ka kohe qe po bashkepunon me prodhuesit e karburanteve te avjoneve ne menyre sekrete. Jane miljona tonelate kimikate eksperimentale te injektuara neper karburante qe shperkaten mbi kokate a banoreve te globit dhe qarqet shkencore jane te detyruara te mbajne gojen e mbyllur(thekson Snowden). Ne kete ekperiment te rrezikshem me banoret e globit jane perfshire multikorporata famekeqe si Monsanto apo kompani si Lockhead.
https://www.youtube.com/watch?v=mcZaJEMsSwM
Gjithmone amerikanèt kanè qènè dhe janè tè forte nè shpikje dhe hileqarè nè agjentura,dhe dyshimi pèr ta ka ekzistuar me kohè, prandaj ka ekzistuar pèr shumè dekada lufta e ftohtè,pèr tè cilèn janè pèrgjegjès vetè amerikanèt.
CIA na cate trapin , se ju dime qe jeni qelbesira dhe vetem per vatra lufte merrni pare
Edhe 11 shtatorin e kreu Bin Laden… haha
Cja fusni kot
Kush e fakton qe 11shtatori u organizua nga Amerikanet???
Ajo ishte veper e Al Kaedas
Asnje fakt ska
Vetem Hipoteza
A ka burre none me mend ne kete bote qe te besoj kete rrene?
A ishte NASA qe dergonte anije kozmike pa fund ne kozmos,me shpresen e takimit me ndonje bote tjeter? A thua valle qe shkencetaret e NASA-s ishin pa lidhje me qeverine USA,dhe mos te kishin dijeni se keto objekte fluturuese qenkerkan leshuar nga vete NASA? Sepse dihet qe programet satelitore zhvilloheshin vetem ne NASA dhe askush tjeter nuk mund te merrej me kete aktivitet,i cili me thene te drejten ishte aq i shtrenjte sa qe vetem ata mund ta perballonin.
Kujtesa! Nasa eshte e vetmja organizate qe ka te drejte te hulumtoje qiejt dhe me tutje. nuk lejohet akoma nje kompani tjter qe te dale ne hapsire
jo se nuk munden ta bejne edhe pse jane te kushtueshme
Po si shpjegohet qe vete NASA arrin te dalloje me veshtiresi ku eshte stacioni orbital MIR, ne morine e UFO-ve ne hapesire?
Jashtetokesore ka, UFO ka. Keto te verteta mund te dalin jo me heret se viti 2025 dhe jo me larg se viti 2100. Deri atehere: gezuar! ?
NASA Can’t Find MIR Space Station among Dozens of UFOs
https://www.youtube.com/watch?v=AyIIS-9OGWo
Because Potato eshte edhe buke por edhe gjelle.
po ckujton cia se jemi te gjithe palla…
18 mije metra siper nuk shihet as anija pale u2 kush flet per deshmi ufo e ka fjalen ne per afersi te shkurter dhe jo ne stratosfere cia po krijon tym sepse nuk u shkon me justifikimi i vjeter ((no coment)) jo se une besoj te ufo por cia sot per sot nuk ka nje pergjigje te bindshme
O Cia vec rrena e te keqia i ke sjell ksaj bote !Te ka dal boja keq e mos ardht ajo dit ku te dalin horlliqet e vrasjet qe ke ber qe nga presidenti yt me ate Huverin kriminel me veset me te ndyra ashtu si jeni vet!Sju beson kush ma !Mos u mundoni edhe tani qe njerzimi ka celur syt tju hidhni mashtrime ordinere se beheni qesharak !Jeni ju qe sdini si te fshihni kte te vertet dhe akoma po vazhdoni kte loj !Nuk ka prapesi qe ndodh ne bot te mos keni gisht ju e te mos jeni prapa tyre!As Snowden, punonjesi juaj sju duroi dot e ju beri rezil !Ba…. po na tregoni U2 shat tani qe i din edhe derrat e na “mbushet mendjen” qe spaska UFO !!Shkoni e u a thoni kto pralla atyre kanibaleve ne Amazon qe akoma sdin cbehet ne boten e qyteteruar !…….Pikesrisht me kte deklarim na bindet qe UFO jan realitet ……….
CIA kujton se njerezit jane budallenje dhe nuk njofin avionin nga UFO. Avioni spiun U2 u rexua nga Ruset qysh ne vitin 1961 dhe nuk kish me asnje sekret.Kjo eshte vetem mjergull qe shperndan CIA.