Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Kuçovës. Tre gra, pjesëtare të së njëjtës familje kanë gjetur vdekjen si pasojë e asfiksimit nga gazi. Ndërkohë që edhe një grua tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Polovinë të Kuçovës, ndërsa policia ka bërë të ditur se viktimat janë shtetaset me iniciale R. T dhe F. S, motra me njëra-tjetrën si dhe shtetasja R.Y, ndërsa shtetsja M.D po lufton për jetën në gjendje të rëndë.
Viktimat janë asfiksuar nga gazi që përdornin për ngrohje. /j.h