Viti 2015/ Reforma në drejtësi dhe dekriminalizimi, sfidat e para të politikës

4 Janar 2015, 14:12Politika TEMA

Reforma në drejtësi pritet të jetë një nga sfidat e para me të cilat do të përballet politika shqiptare përgjatë vitit 2015.

Kuvendi ka zyrtarizuar ngritjen e një Komisioni Parlamentar, ku opozita duhet të zërë vendet që i takojnë, nëse ajo do të bëhet pjesë e kësaj reforme.

Zyrtarisht demokratët megjithëse janë shprehur pro zhvillimit të reformës, nuk dihet nëse do të bëhen pjesë e tij apo do të ndjekin të njëjtën strategjhi sikundër ndodhi me reformën administrative.

Komisioni ku përfshihen forcat politike parlamentare, garanton edhe pjesëmarrjen e të gjithë institucioneve të drejtësisë, përfshi këtu edhe Institucionin e Presidentit të Republikës, duke respektuar një nga kërkesat për gjithpërfshirje në realizimin e një prej reformave që konsiderohen kyçe jo vetëm për një funksionim më të mirë të sistemit, por edhe përsa i takon integrimit të vendit në BE.

Mazhoranca i ka drejtuar opozitës një ftesë për t’u bërë pjesë e reformës, sikundër ka deklaruar se nuk mund të presë pa fund për pjesëmarrjen e saj në këtë proces.

Por gjithashtu ky fillim viti pritet të tregojë edhe seriozitetin e forcave politike në mazhorancë dhe opozitës për respektimin dhe zbatimin e rezolutës së miratuar në seancën e fundit për 2014 mbi dekriminalizimin. Arritja e një marrëveshjeje mes palëve me ndërhyrjen e Parlamentit Europian, ktheu opozitën në Kuvend pas një bojkoti rreth 6 muajsh. Por partia më e madhe opozitare ka vendosur një afat 6 mujor për vënien në funksionim të rezolutës, ndërsa mbetet për tu diskutuar forma që do të aplikohet për realizimin e procesinit të dekriminalizimit të institucioneve të vendit dhe Parlamentit.

Zgjedhjet lokale të 21 Qershorit mbeten një tjetër sfidë për politikën, për të cilën duket se do të duhet një tjetër marrëveshje mes palëve, pas paralajmërimeve të Partisë Demokratike se nuk do të lejojë zhvillimin e procesit sipas ndarjes së re territoriale. Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar një nga një të gjitha kërkesat e depozituara me të cilët kundërshtohej ndarje e re, sipas të cilës vendi do të ketë 61 njësi vendore.

Partia Demokratike zyrtarisht, të paktën deri në ditët e fundit të 2014, ka mbajtur qëndrimin kundër zhvillimit të zgjedhjeve sipas ndarjes së re, por brenda saj ka pasur regaime të cilat e konsiderojnë bojkotin e zgjedhjeve si një vetëvrasje për këtë forcë politike. Përpara një situate të tillë, shanset që PD të bojkotojë zgjedhjet janë shumë të pakta, por ajo mund të bllokojë procesin përmes përfaqësuesve të saj në komisionet e votimit, numërimit të votave apo KZAZ.

Në anën tjetër Qeveria pas operacioneve të ndërmarra kundër vjedhësve të energjisë elektrike dhe ndërtimeve pa leje, pritet të nisë një tjetër reformë, atë mbi sigurimet shoqërore.

Qeveria ka deklaruar se humbjet për 1 vit llogariten në rreth 100 milionë dollar për shkak të mospagesave të rregullta të sigurimeve shoqërore nga punëdhënësit për punëmarrësit.

Dyshimet janë që punëmarrësve iu janë mbajtur për vite me rradhë sigurimet, por ato nuk janë derdhur sikundër parashikon ligji. /gj.k/

 

5 komente në “Viti 2015/ Reforma në drejtësi dhe dekriminalizimi, sfidat e para të politikës”

  1. vanesa says:

    Raformat i bejne teknicienet e jo Politikanet. Madje ne grupin e punes njerezit qe shkruajne idete nuk i vendosin emrat, ne menyre qe reforma te jete sa me e drejte e fare pa ndikime interesash. Ju lutemi shume nuk kemei me kohe per tu tallur!

  2. vjosa says:

    tek sigrimet shoqerore marin rrogat gjithe bashkepunetoret e sigurimit te shtetit e ne fakt rrine ne shtepi.

    Turp i madh ju nu e keni fare situaten nen kontroll ose jeni te gjithe hajdut. Sot ose neser mbi ju do te bjere ora e drejtesise. kete mos e harroni kurre, sepse jeni te lokalizuar me paret tuaja te qelbura. qelbesira!

  3. qytetari kerkon qyteterim says:

    o Edi Rama do na i largosh langot e gangot nga parlamenti? apo do vazhdojme me http://www.lapsi.al/lajme/2014/10/16/si-u-fsheh-kapobanda-e-trafikut-te-droges-ne-makinen-e-deputetit-shqiptar

  4. luli opozitari says:

    qytetar per ke e ke fjalen permende! se ne te opozites nuk na e mban bytha as me i shiku ne sy kriminelat e parlamentit

  5. fshatari says:

    po ku kane bythe keta te lergojne kriminelet nga politika. Keta i kapin nga kocet shpellaret tom doshi arben ndoka etj. gjoja po bejme shtet e po pergatitemi per ne europe. ca shteti do bekemi kur s’guxon njri te permende publikisht emrin e nje deputeti te perfshire direkt ne trafik droge. ky deputet hapts kundershton forcat e rendit ne aksion e siper per te fshehur kriminelin qe kerkonin dhe askush nuk guxon ta procedoje Nje deputet apo disa qe kane vene miliona nga droga dhe prostitucioni e qe dihen boterisht kapin per zverku pozite e opozite dhe askush nuk pipetin.eh i shkreti popull ku ta gjeje forcen atehere tek letrat anonime si dikur? sa per kete demokraci ishim 1000here me mire me enverin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje