Sa lekë borxh ka për kokë çdo shqiptar

3 Janar 2015, 20:09Politika TEMA
Sa lekë borxh ka për kokë çdo shqiptar

Rritjen më të lartë borxhi për frymë e ka pasur në vitin 2014, e shkaktuar kryesisht nga rritja e lartë që pësoi stoku i borxhit në këtë vit. Në Buxhetin e Rishikuar për vitin 2014, stoku total i borxhit shfaqet me 104 miliardë lekë më shumë se në vitin 2013, apo 11.76%, duke shënuar rritjen më të lartë të borxhit publik që nga viti 2010.

2015-a shfaqet me ritmin më të ulët rritës të stokut të borxhit për periudhën e marrë në shqyrtim, 6.47% kundrejt vitit 2014, në dallim nga vite si 2011-a ku borxhi u rrit me 8% apo apo 2013-a me 6.88%. Megjithatë akumulimi i tij ndër vite dhe rritja konstante, ka bërë që vitin që vjen, shqiptarët të përballojnë një borxh përherë e më të lartë. Kështu, një familjeje mesatare me 4 persona që në vitin 2010 “i takonin” 980 606 lekë nga borxhi publik i përbashkët, në vitin 2015 do të mbartë 1 455 000 lekë.

Duhet theksuar se në llogaritjen e borxhit për frymë ndikojnë dy parametra, stoku i borxhit dhe popullsia. Tkurrja e popullsisë që nga viti 2010 ka dhënë ndikimin e saj në rritjen e borxhit për frymë, megjithatë, ritmet e ulta me të cilat ndryshon popullsia ka bërë që faktori mbizotërues që përcakton ecurinë e këtij indikatori të jetë stoku i borxhit publik. Ky fakt del edhe më qartë nga grafiku i mëposhtëm.

Burimi: Ministria e Financave dhe INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA

Tabela në vijim paraqet gjithë informacionin mbi stokun e borxhit publik, popullsisë, borxhit për frymë dhe ndryshimin e tyre nga viti në vit për përiudhën 2010-2015.


Burimi: Ministria e Financave dhe INSTAT
Përpunimi dhe komentet: ODA

25 komente në “Sa lekë borxh ka për kokë çdo shqiptar”

  1. Giacomo Pucini says:

    Kush na qenka pasuruar me gjithe ato para qe cdo shqiptar paska borxh per te paguar? Pyetje tjeter , Keto borxhe jane qe nga viti 1913 apo vetm nga socializmi i Enverit? Tjetra, Ata qe kane marre parate si Zogu, Esati, Saliu dhe kushdo tjeter tu merret cdo kokerr leku dhe atyre vete ose femijeve apo nipave e mbesave apo edhe sterr/sterr/sterr nipat tju cahet melcia deri ne piken e fundit. Prone private doje?? Shume mire. TAni pse me merr mua 300 a 400 mije leke?

    1. diar says:

      Giacomo, Harrove edhe fatos nanon nje nga hajdutet dhe bigjozgjit me te medhej

    2. ledjon says:

      me ke flisni,shpresoj vetem nje gje…mos te llogarisin shqiptaret ne emigrim…per te tjerat jepini dy qofte me shume udhra dhe pak raki,se c’do gje kalon…fryni hajdutet se jemi te gjithe kolaberus ne majmen e tyre

  2. Nje shqiptar says:

    Po cila eshte pasuria qe kane familjet shqiptare? Me fjale tjera sa eshte pasuria private shqiptare dhe a eshte ne gjendje kjo pasuri te mbuloje borxhin aktual publik?

    1. Albani says:

      Po te llogarisim pasurite e atyre qe na kane udhehequr keto 25 vjet,sigurisht qe e shlyejme,mirepo ata i kane pasurite ne Zvicer,dhe kush ka bythe qe ua merr,,,,,,””’pervec Rames””’,,,,,hahahahahahaha.

  3. Toni says:

    ahahahaha e forte si pyetje kjo,po si paskan Shqiptaret borxhe tani se per 8-vjet rrjesht ishte renditur Shqiperia pas Gjermanise ne ekonomi..

  4. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Formula eshte e thjeshte,vjedhin taksat,marrin borxhe,pasurohen per vete,pushtetaret qendrore dhe lokal.

  5. armelin says:

    4000$ apo 400$ ??????

  6. Dr. John says:

    E lexoj un gabim apo nga grafiku i bie qe popullsia e Shqiperise qenka ulur nga 2,918,674 qe paskemi qene ne v.2010 ne 2,895,947 banor sot ne v.2015? Apo nuk keni llogarit ata qe jane shkaktaret e ketij borxhi. Me duket se ju ja fusni kot vallai kur vjen puna te numrat se skeni asnje shifer shkencerisht te sakte. Sikur dilni te tregu fshatar edhe pyesni sa gjela deti jan ble kete vit dhe ja ku doli numri popullsise. E do boni shtet ju me disinformacion. Disinformacioni ka shkaterru perandorite e jo mo ne qe marrim fryme me tub se jemi posht nivelit detit.

  7. kampaçurreta says:

    KJO ESHTE RRITJA MIRQENJES SE SHQIPTAREVE,NE KOHEN E “DULLES” NUK KISHTE ASNJE LEK BORGJ,PER BORGJIN 4OO OOO DOLLARE QE ISHIN MARRE NE VITET E SOCIALIZMIT BERISHOVICI BERI NAMIN ME HAJDUTIN RRULI,ME SHEFIN E CEKUT TE BARDHE PASHKON E DHJETRA HAJDUTE TE TJERE,NDERSA SOT SHQIPTARET DALIN ME MILIONA LEK BORGJ, KU JANE LEKET,PERSE HYNI BORGJ PA PYETUR POPULLIN QE DO TIP AGUAJ, DHE KJO DO TE SHKOJE NE RRITJE TE VAZHDUESHME DERISA TE GJITHE SHQIPTARET TE JENE SKLLEVER TEK TE TJERET NE KEMBIM TE BORGJEVE. KJO ESHTE DEMOKRACIA TE NDERUAR SHQIPETAR QE JENI BORGJ DERI NE GRYKE,DHE DO VIJE DITA TE DOREZONI,FEMIJET,GRATE MOTRAT,NENAT PER TE PAGUAR BORGJET.TE I U RROJE DHIMOKRACIA E SKLLAVERIMIT TE POPULLIT. DUHET TE RINGJALLET “DULLA”

  8. lili says:

    Sikur shtypi shqiptar te refonte ma shpesh informations te tilla,drejte e berishes apo qeverive tjera nuk do ishin me te nevojshme

  9. endra e rilindasve says:

    nje rilindje qe vetem llogarit
    nqs kjo qeveri sekuestron gjithe vjedhjet
    220 milion euro rruga e kombit
    713 milion leke B.SH,
    43 milion euro qira B.SH
    sa milion euro evazion fiskal
    sa vjedhje
    tenderash,
    koncesione
    spote publicitare
    e deri te thesari ne flori

    referou librit te Arte Evidentimit Vjedhjeve ne ARKIVIN e KLSH,
    kete presin ne njerzit qe na bete borxhlinj
    pa ju kekuar asnje leke borxh, qofte edhe per rritjen e cmimit te dritave…………………..

  10. tfgs says:

    E mo Zikeeeeeeeeeee,shikon se po tkurreni der ne cfarosie si rasat….!
    pa buk,pa drita,pa uje,pa rruge,pa mjexi,pa drejtesi,pa dhembe,pa arxidia,breket me ushkur dhe perseri edhe pse te dhjere por ”krenare” dhe me borxh………….!!!!
    Ne te njejten kohe kur greket ”fukarenje” vetem per vitin ’14 depozitat arriten ne 143mlrd evro[sipas B.Greke].
    E ndaluan punen me 24 dhjetor dhe e fillojne me 7 janar ’15!

  11. Borxhliu says:

    Drejtesi si ne perendim,aty numurohen me gishta njerzit e pasur te qeverise,se fshataret Po bejne hesap buken e gojes.ok kontroll dhe sekuestro gjitha bisneseve te pakten qe nga viti 2000 e lart. parave te zeza pa dallim feje,krahine,Apo ideje.cfar pasurie ka,cfar te Ardhura majore ka,dhe si ka mundesi qe eshte I pA pune dhe ka ne pronesi nje vile 3-katshe,nje Mercedes,dhe nje lokal dasmash me 500 vende.dmth ka menyra per te dale nga borxhi dhe te jete plus dmth,por ajduti nuk kap ajdutin dhe pike.mjere ata te drejtet qe vuajne.

  12. A says:

    Keto lajme ose informacione jane te genjeshtra, sepse deri me date 23 QERSHOR 2013 SHQIPERIA nga rritja ekonomike dhe mireqenia me QEVERINE e SALI BERISHES vinte direkt mbrapa GJERMANISE.
    Ku dolen keto borxhe, prandaj EDI RAMA duhet ti veje gishtin kokes dhe te na thopte si eshte e vertete dhe mos te na thote muhabete kodra pas bregut.
    Ne qoftese kemi borxhe atehere duhet te denohen shkaktaret. Tung.

  13. S says:

    Me vjen mire qe me lexon Mero. Gjithe mirat dhe urime qe solle kete shkrim. Duhet informacion se sa i ka hypur borxhi shqiperise e se sa ka mare mbrapsht nga kjo rritje.

  14. frika says:

    Kur isha I bogel lisja shume grike eresiren.
    Yani qe jam I madh dhe shikoj faturen kam frike dritat.

  15. ed says:

    Borxh i brendshëm apo i jashtëm? Se po qe i brendshëm, dmth që Shqiptarët i kanë borxh vetes.

    Po qe borxh në lekë dmth që është më i kontrollueshëm sesa borxhi në euro e dollarë.

    Ajo raportimi me borxhin për familje është një gomarllëk. Borxhi është i shtetit, jo i privatëve.

    Dhe një operacion propagande më shumë për të na thënë se qeveria nuk ka faj. Faj kanë vetëm qeveritë e mëparshme.

  16. karl zais jena says:

    me nje qeverisje te mire shqiperia i ben zero borxhet ne nje hapesire prej 10 vjetesh.vendi yne ka pasuri natyrore,minerare.dhe eshte vend i vogel.ngrihet ne kembe shpejt.EDI E FILLOJI MIRE POR SIKUR S’PO JA DEL AS AI ME DUKET !!

  17. jashik says:

    Me vjen keq.Cfare gazetari,si na llogarit me “koke” si bagetite!Pse sa na llogarisni? L\qumesht per koke.Nga e ka burimin e informacionit?.Fjala e duhur per cdo person,banor,qytetar.Ju lutem ,na jepni lajmin te pakten.Ne e dime qe “bageti” jemi.Por edhe delet meritojne “trajtim”

  18. Andrea Cino says:

    Material i cekët.. duhej filkuar nga 1990… dhe menjëherë të dënohen penalisht përgjegjësat…sepse nuk është ndërtuar asgjë prodhuese..

  19. titi says:

    Po sa dollare borxh per koke ka cdo amerikan? E dini?

  20. Fadil says:

    I KAM PARË DHE PO I SHOH ME NEVERI!!…

    BORGJET AFATGJATE, JANË PASQYRA MË E NDYRË, E FYTYRËS SË POSHTËR, -E FYTYRËS SË PAFYTYRË E KËSAJ KLASE POLITIKE FEUDAL-KAPITALISTE NË SHQIPËRINË NATYRALE!

    UNË, I KAM PARË ME NEVERI NË RTSH APO RTK, NË TIRANË E PRISHTINË POLITIKANËT DEMON-KRATË, APO POLITIKANE DEMON-KRATE,
    DUKE NËNSHKRUAR LYPËSINË, -PRA HUANË, ZHYTJEN NË BORGJE NË EUROPË E GJETIU,-MADJE, DUKE QESHUR SI IDIOTËR DHE IDIOTE, SI TË MARRË, APOO SI MARROQE!…

    -VËRTET, MË DUKEJ SE PO E SHIHJA SHQIPËRINË DUKE MARRË SI MOS MË KEQ TATËPJETËN!…
    -BORGJET, NUK SJELLIN DITË TË MIRA,
    ATO PËR VENDET DHE POPUJT, SJELLIN VETËM LUFTËRA E FATKEQËSIRA!…
    4.Janar. 2015

  21. berti says:

    Te flasim vetem me fakte vetem fakte ekonomike jo politike,ju lutem.me 1986,shqiperia kishte vetem 100 milion dollare borxh kines dhe rusise ish bs,kishte ne thesar ketu edhe svicer 26 ton flori,ne 1986 bleu ushqime per popullin ramiz alia,lind pyetja kur u mor ky borxh,cu be floriri,a ka perfituar populli nga borxhi,leshte e currit.po keto pallatet e ilirit,te edit,te gjinushit,te meksit,te malltezit,te tritan preshit,te kahreman yllit etj.etj,ata i kane i thone kapitalizem …kapitali mbi gjithcka populli raja bageti eshte del ne kullote e qethin,e mjelin edhe e hane berxolle kur ju haet ata,qe kane gjithcka radion,tv,gazetat ore edhe ajrin ata e kane,kush jane ata ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje