Partia Demokratike ka drejtuar akuza ndaj Qeverië në lidhje me mungesën e energjisë elektrike në disa zona të vendit.
Zana Guxholli, Drejtuesja e Departamentit të Energjisë dhe Burimeve Natyrore paralajmëroi protesta për të ndalur rritjen e çmimit të energjisë.
Guxholli ka kritikuar edhe tenderat e e fundit të OSHEE për blerje energjie e cila vlerësohet të jetë 30 % më e shtrenjtë se çmimi në bursë.
“Rreth 76 % e familjeve shqiptare do paguajnë energjinë 24 % më shtrenjtë nga data 1 janar.
Po jo vetëm kaq. Shqiptarët, jo vetëm do ta paguajnë më shtrenjtë por hajde ta gjejnë këtë energji edhe me çmime të rritura.
Ja si po e mban Rama premtimin: tha në fushatë energjinë do ta ul dhe e uli me matematikën e tij donkishotjane nga 7,7 e bëri plot 9,5 lekë. (Pa TVSH. Në faturën që do të paguajnë shqiptarët e kanë 11,4 l/kwh) Kush e ha këtë iluzion matematik që 9,5 është më e vogël se 7,7 ?
Që t’i trullosë fare shqiptarët e mos kenë kohë të mendohen kthen dhe ndërprerjen e energjisë, metodë mesjetare e zhdukur që në 2006.
Vetë OSHEE-ja e Ramës e pranon në deklaratat e saj që e bën këtë ndërpreje energjie për të balancuar sistemin.
Shqipëria dhe shqiptarët kaluan festat e fundvitit të errësirë dhe ndërprerje disa ditore dhe shumëorëshe.
Bashki, komuna e fshatra të tëra në të ftohtit e dhjetorit nuk patën energji për t’u ndriçuar e jo më për te pergatitur, gatuar e festuar kete vit te ri. 147 komuna dhe 15 bashki kanë patur ndërprerje në datën 31 dhjetor dhe 1 janar”, tha Guxholli në deklaratën për mediat. /gj.k/
He pra komuniste te komunes se parisit, flisni se pa drita ishit per vit te ri!!!
Apo keni frike se ju fluturon shefi nga partia!
Plehra 2000 lekshe!
Albano po kaq shpejt e harrove SHQIPERIA pas GJERMANISE ne ekonomi jo pak po 8-vjet a i jep dum se je rreshtuar me delet-dhite+lopet per plot 8-vjet me propaganden famekeqe te ish-sekretarit te PPSH-se sali ram berishes,or DELL Shqiperia ka plot 24-vjet qe vuan sa me energjine+ujin eshte vjedhur sa eshte bere baterdi,,tung dhe mos harro moton //Per mueeee jueee jeni te paret Shqiperia pas Gjermanise ne ekonomi///..ik e ruj dhite tani..
PD-ja nuk mundet me te konsolidohet si parti e vlerave Sociale,por e antivlerave,e tymnajave,dhe e thash e themeve te paskrupullta.Populli e
ka njohur me se miri,natyren saj te hipokrizise 100% te demoneve te kuq dhe te zinj..
Po ka akoma njerez qe i besoin keta,kane mbetur edhe nja 10-15% e miletit qe mendoin si keta te PD-se,pamvaresisht arsyeve,ngarkesave,motit shume te keq qe nje pjese e vendit u bllokua nga debora,keta edhe termet 7-8 balle te bjeri,perseri do thone fajin e ka Edi Rama.
Po mir mi Z.Guxholli po cfare bere ti 8 vjet ne pushtet per ta stabilizuar kete problem??!!! Sa vite te ri kemi kaluar pa drita kur ti ishe ne pushtet?? Ty ste hyri nje gjemb ne kembe. Te gjitha qe ne vuajme tani jane problemet e tua mi zonje. A ke pasqyre ti ne pune a shtepi te shoheh veten dhe cke bere ti me shoket e tu. Si nuk keni turp mi qe dilni dhe beni keto sharade perseri per perfitime tuaja politike.Po ju keni perenduar me kohe por ju nuk doni ta pranoni. Ju e shkretuat kete vend moj zonje e vodhet si deshet si te ishte prone e juaja dhe tani keni guxim dhe moral te kerkoni llogari kur vete ju nuk dhate llogari per bemat tuaja.Do benit mire te uleni dhe te na jepni llogari njehere dhe me pas te keni te drejte te kerkoni llogari qeverise ne fuqi qe po punon me mish dhe shpirt per popullin. Sigurisht kush punon dhe gabon thote populli por kjo qeveri po punon shume te mbylle vrimat qe ju shkaktuat kudo ne ekonomine tone gjate vitetve tuaja ne pushtet.Ti ke ambicje per politike por kjo nuk eshte rruga e drejte qe po perdor.Ty te iken privilegjet se pas ketyre ke rendur qe ne moshe te re moj zonje por te ka ikur koha populli ju a dha verdiktin mundohuni ta gelltisni kete.
E nderuar, ke haruar edhe 70 fshatra ne Maqedoni te cilat nga 31 Dhjetori jane ende pa rryme.
Fajin e ka Rama. Ne jemi Berishian. Mos na injoro. Rama na la pa drita.