Zgjedhjet vendore, PD nis sondazhet për kandidatin e Tiranës/ Anëtarësia pyetet për Jorida Tabaku apo Grida Duma

3 Janar 2015, 14:59Politika TEMA

Mes paralajmërimeve se nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve vendore sipas ndarjes së re territoriale, Partia Demokratike do të nisë anketimin për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë të njësive vendore.

Burime nga PD konfirmojnë për TemA se fillimisht ky proces do të përfshijë Tiranën, njësinë vendore më të madhe në vend, për të cilën do të anketohen anëtarët e kësaj partie mes dy kandidaturave, Jorida Tabaku dhe Grida Duma.

Të dy emrat, konsiderohen nga selia e PD si alternativë në rast të mos kandidimit të Lulzim Bashës për një mandat të dytë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

Anketimi synon të nxjerrë mbështetjen që kanë dy kandidatet për garën e zgjedhjeve vendore, ndërsa i gjithë procesi do të organizohet nga strukturat në bazë të partisë më të madhe opozitare.

Por burimet theksojnë se paralelisht me këtë anketim, nga një prej Organizatave Joqeveritare, e cila do të kontaktohet,  do të organizohen testime mbi emrin e kandidatit që qytetarët e Tiranës preferojnë për të hyrë në garën e zgjedhjeve vendore.

Mësohet se anketimet më pas do të përpunohen dhe do të konsiderohen si pjesë e procesit të përzgjedhjes së kandidaturave për kryetarë të njësive vendore.

Burimet theksojnë se procesi i anketimit do të zgjasë për 3 javë dhe ai do ti shpërndahet anëtarëve demokratë në bazë të seksioneve.

Në anën tjetër anketimi që pritet të kryhet nga një prej OJQ, pritet të nisë muajin e ardhshëm dhe afati për dorëzimin e të dhënave do të jetë fundi i muajit mars.

Një formë të ngjashme testimi ka kryer më parë edhe Partia Socialiste mbi kandidatët e mundshëm që do të garojnë për pozicionet e njësive vendore, ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 21 Qershor, në bazë të dekretit të Presidentit Bujar Nishani. /gj.k/

 

14 komente në “Zgjedhjet vendore, PD nis sondazhet për kandidatin e Tiranës/ Anëtarësia pyetet për Jorida Tabaku apo Grida Duma”

  1. sherifi says:

    Po Luli e ka te sigurte humbjen,e di qe edhe ne 2011 i vodhi votat me Sashenkat dhe Ristanet,prandaj nuk ka mender bythe te kandidoi perseri,por humbjen t’ua faturoi te tjereve.

    1. Thomaidha says:

      Lulzim Basha,ne se mendon se e ka fituar me vota te ndershme zgjedhjet e kaluara dhe per me teper tani,qe eshte edhe kryetar i PD-se,le ta vertetoje kete me KANDIDIMIN E TIJ PER KRYETAR BASHKIE NE TIRANE ME 21 QERSHOR!!
      Ai kurre nuk do ta beje nje gje te tille duke u justifikuar me LOJRA FJALESH,por nje gje eshte e sigurte:
      -Ne Tirane do fitoje cdo kandidat tjeter i nje partie,qofte edhe anonime,sikur te vene edhe nje GOMAR ne liste,Bashen dhe cdo kandidat tjeter te PD-se do ta MUNDE THELLESISHT!
      PD-ja ka VDEKUR!
      Demokratet e vertete sa me pare te krijojne nje PARTI TE RE,se edhe Bamir Topi doli QULLAC i pa afte per politike,per mbi te gjitha FRIKACAK!

  2. Arbeni says:

    Jorida mallistja

  3. Lyfi says:

    Mendoj se Grida SUMA eshte kandidatja me e mire e PDH-se.

  4. serial says:

    kesaj i thone:-
    Hiqja Lenes dhe verja Prenes.
    C,beri Basha dhe c,beri Duma,
    kur te dyve me shume ju prodhone Suma!

  5. Qarri says:

    Une mendoj se Grita SUMA eshte kandidatja me e mire PD (Partia e debileve).

  6. Know How says:

    pd-ja te kandidoje ke te doje se nuk fiton.Do te ishte ne nderin e Lulushkes te kandidonte perseri dhe ta shohim se sa vota realisht merr,

  7. akili says:

    Do e kene shume te veshtire “demokratet” te zgjedhin me falni per shprehjen mutin apo bajgen…..

  8. tahir gashi says:

    nuk e kuptoj cfare po ndodh me partine? Keta e kane harruar Bleonen! Qenka e vertete qe Dhendrri po zgjedh te dashurat e tij,o njeren o tjetren! Nuk ben keshtu,Bleona eshte nje nga personazhet me te dashura tonat,me te fitorja do te ishte e sigurt! Partia duhet te ktheje sa me shpejt ne gjirin e saj Bleonen dhe Shkendije Mujen!

  9. tiku says:

    ME mire vendosni tabakun,se griden e njohin se c’fare eshte,por tabaku mund te ftoje n.q.s PS vendos monika kryemadhin per bashkine e tiranes,po u vendos nje tjeter ajo e humbet.

  10. VQ says:

    Dmth asnjera nuk kandidon. Sepse i dolen emrat qe tani.

  11. neri says:

    Nese kandidon Monika Krye(Koke)Madhi dhe Jorida Tabaku, fiton Jorida TABAKU

  12. E verteta says:

    Te dyja me te gjatin do te marrin. I vetmi shanc i mire per ato do te ishte ne qofte se do te kishin perballe Moniken.

  13. Pas ikkjes, se kryetarit te madh nga pd, PD-ja paska pas dy shoqe BULEVARDEsh . C,far ta qeshish do ta veshish. Amenn

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje