Një investigim i bërë nga Qendra Investigative e Gazetarëve në Serbi dhe (CINS) dhe Projekti për Raportimin e Krimit dhe Korrupsionit (OCCRP) ka nxjerrë në dritë skandalin e kompanive të ndryshme në Ballkan, të cilat blejnë në vendet europiane, çmime të kota “ndërkombëtare” dhe kupa cilësie.
Raporti i dy autorëve investigues Dragana Peco dhe Dino Jahiç ka demaskuar disa kompani farmaceutike në Serbi, por ky nuk është një fenomen i izoluar vetëm në një vend.
Në shkrim theksohet se: “Shumë institucione dhe individë në Ballkan pëlqen të tregojnë çmimet ndërkombëtare si provë të arritjes së madhe të biznesit së tyre dhe cilësisë që ofrojnë. Në shumë raste, këto çmime janë false, dhe shiten nga organizata te paskrupullta”.
(CINS) dhe (OCCRP) ka zbuluar se mania për çmime e ka përfshirë rajonin që nga viti 2000, me qindra “nderime dhe kupa” të marra nga biznese dhe kompani të shumta ballkanase.
Taktika që ndiqet duket se është e thjeshtë; të gjithë ata që paguajnë mjaftueshëm mund të fitojë një çmim. Shumë fitues të këtyre çmimeve vijnë nga sektori publik, gjë që do të thotë se paratë e paguara për çmime merren nga buxheti apo në fund të fundit nga xhepat e tatimpaguesve.
Këto çmime nuk merren lirë.
Në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, rreth 50 institucione publike kanë marë këto çmime. Disa kanë paguar shuma që shkojnë nga 2,000 euro deri në 7,000 euro për çmim.
Çmimet e “Cilësisë” dhe “Prestigjit” kanë shkuar në Ballkan tek ato kompani, të cilat më vonë ose kanë falimentuar ose janë përballur me hetime të ndryshme.
Për shembull, në Serbi kompania shtetërore farmaceutike Galenika u nderua në vitin 2009 me një nga këta çmime, por më vonë u bë subjekt i një hetimi dhe ndjekjeje penale. Dhjetë njerëz, përfshirë dy drejtorët e kompanisë të Galenika-s u akuzuan në janar të viti 2014, me akuzat për mashtrim dhe përvetësim të rreth 75.000.000 eurove.
Kështu ndodhi edhe me ish drejtorin e Aeroportit të Sarajevës, Bakir Karahasanović dhe ish asistentin e tij , Elvedin Begiç, i cili mori një çmim për shërbimin cilësor të aeroportit.
Në korrik të vitit 2014, Prokuroria e Sarajevës nisi një hetim kundër tyre, për shpërdorim detyre dhe se ksihin dëmtuar kompaninë duke bërë kontrata të dëmshme në kurriz të Aeroportit të Sarajevës.
Dy investiguesit më tej shpjegojnë se dhenia e ketyre çmimeve nderuese është një biznes mashtrues mjaft fitimprurës.
Organizatat që ofrojnë këto çmime janë me qendra gjithmonë në një nga vendet e Bashkimit Evropian dhe kryesisht tregu i tyre drejtohet tek vendet në zhvillim, përfshirë edhe ato në Ballkan.
Ato veprojnë gati në mënyrë të njëjtë dhe nuk publikojnë shumë informacione për veten e tyre. Disa prej tyre ndryshojnë shpesh faqet në web ose hapin të reja vazhdimisht.
Kompanitë mashtruese ku investiguan CINS dhe OCCRP ishin:
The Europe Business Assembly (EBA), Oxford, United Kingdom
The Business Initiative Directions (BID), Madrid, Spain
Actualidad Magazine, Madrid, Spain
The European Society for Quality Research (ESQR), Lausanne, Switzerland
Marrja e këtyre çmimeve shpesh inagurohet me festa, në të cilat, rëndom ftohen edhe politikanë.
Përgatiti: J.H
Pyesni krytarin e bashkies kamze. Ai e di me mire se si meren keto cmime
at malokun e dibres ????? Po po ….malokt jan te part per SHKENCOKARLLI .
Po pranaj BallKARI eshte zona me e zhbillume e Europes ! Heeeeeee furbo furbo jemi !!
LUFRA me kosin e vet gjithe niseshte, miell e konservante, qe nuk thartohet edhe po ta lesh 2 muaj te hapur jashte frigoriferit na ben reklame duke perdorur ca cmime cilesish te tilla.
Po keshtu jane dhe cmimet per individet. A e mbani mend kur nje aktor medioker i humorit durrsak, Muharrem Hoxha u shpall njeriu i shekullit hahahahha diten tull naten qull
Keto cmime ne Shqiperi rezulton ti kete fituar Anila Kalleshi, Bashkia Gramsh, Universiteti Epoka, etj. Po keta do ti kene marre me merite, nuk besoj se i kane paguar me euro ?