Sabit Brokaj: Ky është momenti delikat i PS-së

7 Janar 2015, 09:22Politika TEMA

Sabit Brokaj në një intervistë të botuar sot në gazetën Dita, ka folur nëse reformat e qeverisë Rama pritet të kenë kosto elektorale për PS-në në zgjedhjet lokale që po vijnë.

Ai thotë ndër të tjera:

“Kjo do të varet shumë, sipas meje, se si do të luajë Rama me personat që do të kandidojë.

Për mua Ramën e dëmton fakti që disa premtime apo raportet me përfaqësues të Partisë Socialiste nuk janë në gjykimin tim, në optimumin e tyre.

Raporti i Ramës me qeveritarët lokalë, nëse do të jetë parimor, nuk e dëmton.

Unë me sa e njoh popullin tim, populli gjithnjë ka kërkuar ndershmëri, zbatimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit etj.

Pavarësisht se një pjesë e popullit cenohet sepse detyrohet të paguajë. Por edhe ai që ka vjedhur, kur e sheh që kjo është e domosdoshme për të paguar, siç bën edhe pjesa e shëndoshë, nuk do e bësh kundërshtar. Do ndërgjegjësohet.

Aq më shumë që shumica e ka paguar dhe e kërkon zbatimin e ligjit.

Në këtë pikëpamje, unë e di që Rama ka treguar vullnet të palëkundur dhe ka deklaruar se unë do të zbatoj ligjin pavarësisht kostos.

Unë mendoj se nuk do të ketë kosto. Rama do të ketë kosto vetëm në rast se nuk do të jetë serioz dhe në përputhje me opinionin e votuesve me kandidaturat që do të kandidojë PS-ja për kryetar bashkie apo për anëtarë të këshillave.

Për mua ky është momenti delikat i PS-së. Platforma është e mirë, ideja inkurajuese, por lojtari që do jetë në fushë do caktojë si do shkojë loja”.

8 komente në “Sabit Brokaj: Ky është momenti delikat i PS-së”

  1. Samiu says:

    Ke shume te drejte.
    Nese vendos kandidatura te dobeta nuk do ta votoje njeri

    1. Bojken says:

      Ska lidhje asgje me kandidatin per kryetar, por me keshillat bashkiake, ky eshte testi. Sa keshilltar do marri PS-ja ne keto zgjedhje, kjo eshte pyetja. cila do te jete perqindja ne shkalle republike e partise qe drejton koalicionin maxhoritar. Nese Rama humbet keto zgjedhje, a duhet te zevendesohet me nje kryeminister tjeter brenda partise apo brenda koalicionit per te tentuar fitoren ne zgjedhjet qe vijne pas dy vjetesh. A do kerkoje opozita zgjedhje ne rast humbje te PS. A do levizi Ilir Meta etj etj KETO JANE PYETJET PER ZGJEDHJET QE VIJNE… !

      A se harrova dhe pyetjen me kryesore!!! A do i shperbleje Rama socialistet qe i ka lene ne rruge pa pune apo do ti beje (dhe ruaj) zgjedhjet me dashnoret e shokeve, me ish punonjsit e bashkise TR dhe me ish kalamajt e G99-es qe ka punesu ne administrate???

    2. Sekretarja e Monikes says:

      Sepse Monika e Ilirit ka narre dhe merr para pr te futur njerez ne pune, haqrroje qe e majta te fitoje, te pakten ne Tirane.

  2. sherifi says:

    Po jo more z.Brokaj, Rama nuk do te kete kosto per reformat qe po ndermer,si energjia,uji,ndertimet pa leje ose me leje por jashte kritereve,arsimin e tjera, pamvaresisht se ka disa zera dhe kritika per keto reforma, por shumica e shqiptareve,per te mos thene mbi 80-85% jane per te ber ky shtet, jane shume paka ata qe kerkoin anarshi,ata jane pjesa e saliut dhe lulit, dakort jame dhe me ju qe perzgjedhja e kandidateve ka shume te beje dhe per kandidatet me siguri duhet te ulen dhe te diskutoin me bazen.
    Per mendimin tim Rama nese do te kete kosto,ajo kosto qe do e rendoi me shume te majten qe erdhi ne pushtet me nje milion vota, do te jete qe deri tani nuk ka hedhur asnje hap ne drejtim te vjedhjeve qe i jane bere ketij vendi ne 8 vitet e qeverisjes se berishes,biles edhe me tutje se 8 vjete,nuk jane vene perpara drejtesise vrasesit e gerdecit,vrasesit e 21 janarit(cfare do tu thote z.Rama familieve te viktimave pas dy javesh).
    Po mbyllen dosjet e prokurorise si per Imamin ashtu dhe per TV klan.

  3. faro says:

    Mendime konstruktive te doktorit ne dobi te Shqiperise

  4. leka says:

    Profesori ka te drejte , se reformat qe jane te drejta dhe cojne mbi te gjitha ne permiresimin e jetes se shqiptareve do te perkrahen nga te gjithe. Ndalimi i renies ekonomike dhe transparenca e reformave, jane armet me te forta te Rames por ajo qe shqeteson me shume elektoratin eshte nepotizmi , ku ministra , zv.ministrta deputet dhe kryetar bashkie kane vendosur ne administrate njerez jo te afte te fisit te tyre dhe nuk u veprua me konkurse sic ishte vendosur dhe pergjegjesia eshte sidomos mbi ministren e administrtates Harito qe na genjeu te gjitheve. E fundit ne zgjedhjet lokale te mos kandidojne ish kryetaret e Vlores,Fierit,Durresit,Elbasanit dhe Gjirokastres se jane figura te konsumuara qe elektorati si perkrah kurre me.Rama duhet te veje figura te reja dhe mbi te gjitha qytetar te familjeve te vjetra te qyteteve te medh qe gezojne respekt dhe jane te ndershem.Per Tiranen figura me e mire do te ishte ajo e Ben Blushit qe vet Rama e ka mik dhe shok.

  5. BERTO says:

    E leshin e gomarit popullin ti shoku brokaj!populli e ha “sapunin per djathe”mashtrohet me nje thes miell.

  6. genti says:

    Per korentin e ndertimet pa leje eshte ne rregull Edi,po sesht ne rregull me sejmenet e Sales qe I mba akoma ne pune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje