Fleckenstein: Qeveria po zbaton ligjet, premtuese ajo që pashë. Nëse PD bojkoton zgjedhjet, vendim i saj

9 Janar 2015, 13:21Politika TEMA

Nuk jam në Shqipëri as si arbitër dhe as si mësues. Kështu u shpreh europarlamentari Knut Fleckenstein, në një konferencë për mediat, pas takimeve të zhvilluara në Tiranë me përfaqësues të partive politike.

 “Nuk kam ardhur si arbitër dhe as si mësues, nuk më pëlqen të më shikoni në këto pozicioni, do të ishte mënyra e gabuar. Unë dua të kuptoj dhe kurdo të jetë e mundur dua t’i vij në ndihmë vendit për realizimin e reformave.

Shqipëria duhet të plotësoje tre sfida; Forcimin e shtetit të së drejtës; ndryshimin e kulturës politike që të sigurohet një klimë bashkëpunimi, besimi te institucionet, shpresë te një e ardhme më e mirë; dhe më shumë bashkëpunim me shoqërinë civile”, u shpreh Fleckenstein.

Eurodeputeti përsëriti edhe njëherë 5 prioritetet e Shqipërisë në rrugën e integrimit, duke renditur reformën në administratën publike, atë në gjyqësor, luftën ndaj korrupsionit, luftën ndaj krimit të organizuar dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut

 “Forcimi i shtetit të së drejtës,  është një proces që nuk ka të bëjë vetëm me krijimin e mjedisit të sigurt për kompanitë, por një proces që lidhet me luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe ajo çfarë kam parë është premtuese, qeveria ka filluar t’i zbatojë ligjet. Është e rëndësishëm të veprohet në mënyrë të ligjshme po ashtu. Ky, element i rëndësishëm për tu theksuar”, tha Fleckenstein.

Eurodeputeti i ka drejtuar një apel shoqërisë të përfshihet në procesin e integrimit, duke theksuar se nëse ky proces do i lihet në dorë vetëm politikanëve, atëherë humbisni!

Në këndvështrimin e eurodeputetit, procesi i integrimit evropian do të jetë i suksesshëm vetëm atëherë kur të përfshihet e gjithë shoqëria.

“Nëse i lihet në dorë vetëm politikanëve vendi do të humbë. Shpresoj se në të ardhmen e shpejtë do të ketë një Këshill Kombëtar për Integrimin, do të jetë një forum ku do të marrin pjesë përfaqësues nga fusha të ndryshme.

E di nga eksperienca në vendin tim, që nëse BE është diçka vetëm për politikanët nuk do ta fitojnë këtë lojë. Procesi është i suksesshëm vetëm kur të sigurohet një shumicë e gjerë e shoqërisë, që dëshiron të jetojë në një shoqëri e cila ka vlerat për të cilat flasim gjatë gjithë kohë.

Po flasim për një maratonë të gjatë, partitë politike të punojnë në mënyrë konstruktive. Politikanët duhet t’i shpjegojnë qytetarëve të tyre se çfarë duhet të realizohet dhe si e ka trajtën integrimi evropian.

Çfarë risie sjell dhe duhet të bëjnë për të kontribuuar. Nëse çështja i lihet në dorë vetëm politikanëve do të humbisni”, u shpreh Fleckenstein.

 

Raportuesi i Shqipërisë në Parlamentin Europian tha se ka parë hapa konkretë sa i përket përmbushjes së 5 prioriteteve të vendosura nga KE për Shqipërinë drejt BE-së.

“Shohim hapat e para, ka goxha punë të bërë, por ka edhe sfida. Vendi është në drejtimin e duhur, për ne në Bruksel ky është lajm i mirë”, theksoi ai.

I pyetur sesi e gjykon ai qëndrimin e PD-së për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale me hartën e re territoriale të vendit, Fleckenstein tha:

“Basha është burrë i zgjuar dhe nuk më ka folur shumë rreth kësaj çështjeje. Por, e theksoj se unë nuk jam arbitër. Nëse një parti nuk dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje, është vendim i saj i lirë.

Kam dëgjuar se legjislacioni apo çështja e ligjit është një çështje që fut në lojë Gjykatën Kushtetuese, kështu që mendoj se Gjykata është shprehur mbështetur në bindjet e saj dhe unë nuk mund të jem më i zgjuar se Gjykata.

Pavarësisht nga kjo, shpresoj vërtet që të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhje, sepse ato përbëjnë të drejtën demokratike të njerëzve dhe janë njerëzit ata që do të përzgjedhin personat që duan t’i drejtojnë. Shpresoj që të marrin pjesë të gjithë në to”, theksoi Fleckenstein.

Në lidhje me takimin e pritshëm me një prej familjarëve të viktimave të 21 janarit, europarlamentari theksoi se takimi do të zhvillohet nesër.

“Do të dëgjoj bashkëshorten e një prej viktimave të 21 Janarit. Nga ngjarja kanë kaluar 4 vite dhe kaq kohë është shumë për hetimin. Më pas do të kontaktoj përfaqësues të Qeverisë për t’i marrë mendimin në lidhje me çështjen, e cila është mjaft e rëndësishnme dhe ashtu si në vitet e shkuara, edhe këtë vit do të përfshihet në raportin mbi Shqipërinë”, theksoi eurodeputeti. /gj.k/

6 komente në “Fleckenstein: Qeveria po zbaton ligjet, premtuese ajo që pashë. Nëse PD bojkoton zgjedhjet, vendim i saj”

  1. fjori says:

    Eshte shume e drejte ajo qe thuhet, kjo qeveri me teper se gjithcka po ve ne zbatim ligjin per cilindo dhe kjo eshte mjaft pozitive perderisa ne kete vend ligji ka ekzistuar dhe vepruar gjithnje mbi me te dobtit. Ka shume per te bere akoma po le te shpresojme dhe besojme qe fillimi eshte i mbare.

  2. tyty says:

    Pse nuk rri edhe ti ketu ne Shqiperi Flekenshtejn.

  3. Kapterri says:

    Ke te drejte zoti Guremenjolla! Luli eshte djale i zgjuar vetem per te ruajtur b… e vet. Per kete ai burri tjeter i zgjuar dhe djalli me fytyre njeriu e ka zgjedhur te drejtoje Partine e Djajve. Sa per shpjegimet e tjera ju emisaret e Evropes vazhdoni te rrjepni parate nga taksat tona ketu ne Evrope per te mbledhur pike fluturimesh dhe dieta te majme qe te keni mundesi te beni pushime sa me te kendshme me familjet tuaja. Sa per Shqiperine e shqiptaret as qe ju rr…t fare.

  4. Elma says:

    Eshte shume i drejte shqetesimi per tejzgjatjen e hetimit ne lidhje me ngjarjet e 21 janarit pasi kjo eshte nje plage e madhe per shoqerine tone e cila sorollatet dyerve te gjykates pa mare drejtesi, po cdo pjelle tjeter qe lidhet apo ka emrin korrupsion. Ndaj dhe un mendoj se drejtesia eshte fusha ku duhet te behen reforma te thella.

  5. prere dhe sakte !
    po nuk deshi shoqata islamike pd ,qe te marri pjese ne zgjedhje…..pune e saj !
    kete popull e ka zene atje ku nuk mban me ,dhe politikanet e shumices gjithashtu ,qe duhen pyetur edhe ata qe nuk kane ,pse te pyeten !
    MEGJITHATE ,BESOJ SHUME SE PLAGET E SHOQERISE SE SHKERRMOQUR SHQIPTARE ,DO TI SHEROJE KOHA !

  6. ksem trebeshina says:

    21 Janari eshte krim shteror.I kurdisur dhe realizuar,nga dora e ndyre Berishiste.Ne 21 janar jane implikuare edhe duar te tjera te feliqura(Basha,Policia,Garda dhe pse jo edhe gjyqesori ,qe gjykonte dhe denote manifestuset).Ne Bulevardin Deshmoret e kombit me e vogla eshte qe te ngrihet nje permendore kushtuare te vrareve dhe atyre qe rrahu dhe burgosi dora dhe mendja e cmendur berishiste!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje