INTERVISTA/ Lubonja: Jo luftë me islamin, ne vrasësit i kemi në parlament

10 Janar 2015, 10:35Politika TEMA
INTERVISTA/ Lubonja: Jo luftë me islamin, ne vrasësit i kemi në

Fatos Lubonja e konsideron të rrezikshëm reagimin në panik pas aktit terrorist që kandodhur në Paris. Nëse reagohet në këtë mënyrë, thotë ai, rreziku i vërtetë pas këtyre akteve është të ndahen njerëzit në myslimanë të këqij në njërën anë dhe europianë të mirë në anën tjetër. Ai thotë, ne nje interviste per gazeta Express se fakti se ka ndodhur një ngjarje e tillë nuk duhet të dramatizohet dhe të thuhet se jemi në luftë. Lubonja parashikon forcimin e partive të djathta që janë kundër emigracionit kryesisht mysliman.

Sulmi terrorist që ndodhi në Francë e ka tronditur gjithë botën e qytetëruar. Si është e mundur që në një vend si Parisi të ndodhin sulme terroriste pikërisht nga njerëz që janë rritur e lindur në këtë vend?

Fatos Lubonja: Në një vend si Franca ku ka 6 milion myslimanë, shumica e të cilëve jetojnë në paqe dhe harmoni me pjesën tjetër, fakti që kanë dalë disa grupe terroristësh dhe se ka edhe një numër të rinjsh që kanë shkuar të luftojnë në ISIS, më duket se nuk duhet dramatizuar deri në përdorimin e termave të tilla si jemi në luftë, siç po ndodh. Reagimi me panik që mund të krijojë ky dramatizim e që mund të çojë në ndarjen në të mirë e të këqij, midis myslimanëve dhe të tjerëve në Europë e më gjerë, mund të jetë rreziku i vërtetë i këtyre akteve.

Ngjarja pa dyshim duhet parë si tregues i një krize të rëndë nga e cila duhen nxjerrë mësime. E rëndësishme është kriza e Europës që në përgjithësi nuk po krijon të ardhme për të rinjtë, dhe veçanërisht për një pjesë emigrantësh që ndihen të frustruar, për shkak të vështirësive ekonomike, të mosintegrimit në shoqëri, keqshkollimit, përjashtimit, humbjes së shpresës në të ardhmen etj. Është ngjarje që lidhet edhe me vatrat e ndezura të konflikteve në botën myslimane si Afganistani, Iraku, Siria, Libia, konflikti Izrelito-palestinez ku Perëndimi ka luajtur role shpesh problematike e që, në kohën e globalizimit e internetit që po jetojmë, për kategorinë e të rinjve myslimanë, të frustruar në Perëndim, apo edhe që kanë një shpirt aventura e protagonizmi, bëhen tërheqëse.

Sulmet po dyshohet se kanë ardhur nga njerëz që janë pjesë e organizatës terroriste Al – Qaeda ose ISIS. Ka edhe njerëz të Kosovës e Shqipëri që janë pjesë e këtyre organizatave. Duhet të shihet ky sulm edhe si kërcënim për sigurinë dhe për fjalën e lirë edhe në vendet e tjera, përfshirë edhe Kosovën?

Fatos Lubonja: Në Shqipëri dhe Kosovë, sipas mendimit tim, siguria dhe fjala e lirë  janë edhe sot të kërcënuara jo nga islamikët, por nga dy kasta në pushtet që kanë ndërtuar më shumë atë që mund të quhet shtet i mafies sesa shtet ku ka edhe mafie. Përpara këtij “ujku’ që kemi përpara syve, “gjurmët” se disa myslimanë që kanë shkuar të luftojnë në Siri e që mund të kthehen e të bëhen rrezik për Shqipërinë dhe Kosovën më duket i largët. Madje do të thosha se nëpërmjet përhapjes së kësaj ideje, kjo elitë e korruptuar mund të kërkojë të legjitimojë vetveten duke na thënë: shtrëngoni radhët rreth nesh se përndryshe vijnë “ata”. Në Shqipëri po ndodhin përditë vrasje nga krimi i organizuar dhe shumë kriminelë nuk i prek kush pasi janë të lidhur me polici e politikanë. Vrasësit na kanë hyrë deri në Parlament. Vrasësit me pagesë janë bërë si të ishin punëtorë ndërtimi në të zezë. Ja ky është rreziku i vërtetë për momentin. Në këtë situatë emigracioni i të rinjve të frustruar nga ky realitet në Europë apo edhe vajtja e disave në vende si Siria më së shumti janë valvula shkarkimi. Por mund të vijë një moment që këto valvula të mos mjaftojë. Prandaj ideja që kam shprehur edhe më herët është se një ditë islami mund të kthehet në fenë e të varfërve në Shqipëri e Kosovë dhe të instrumentalizohet e të kthehet në një lëvizje politike kundër kësaj elite të korruptuar properëndimore me fjalë po kriminale me vepra siç ka ndodhur së fundi në disa vende që përjetuan atë që u quajt “pranvera arabe” që fatkeqësisht nuk sollën demokraci, por më së shumti kaos.

Fakti që jemi në Europë nuk mjafton që të mos ndodhë kështu edhe tek ne. Veçanërisht po dështoi projekti europain dhe ne lihemi në dorë të këtyre kastave që më duket se përditë e më tepër thellohen në të keqen. Prandaj mendoj se s’duhet humbur kohë për ta kthyer këtë prirje, për të kthyer energjitë drejt luftës kundër korrupsionit dhe lidhjes së politikës me krimin, shkollimit të njerëzve, drejt zbutjes së pabarazive dhe padrejtësive në mënyrë që edhe po u krijua nesër një parti me afiliacion fetar islamik, të jetë demokratike e tipit të partive demokristiane në Europë që respekton shtetin laik dhe rotacionin e pushtetit

 Sa do të ndikojnë këto sulme në ndryshimin e perceptimit të europianëve dhe partive politike në këtë kontinent, ndaj të tjerëve, ndaj pakicave dhe posaçërisht ndaj emigracionit shqiptar?

Fatos Lubonja: Kur flasim për europianët nuk duhet të mendojmë një qëndrim të vetëm ndaj kësaj ngjarjeje, por disa qëndrime dhe qasje. Kjo ngjarje në sy të parë duket se do t’i shtojë votat e partive të ekstremit të djathtë që kanë luajtur gjithnjë me ndjenjat e një pjese të popullsisë që e sheh veten të kërcënuar nga emigrantët – veçanërisht ata që vijnë nga vendet me popullsi kryesisht myslimane. Në përgjithësi këto parti janë edhe antieuropaniste dhe, sipas mendimit tim, janë një kërcënim i madh edhe për ne që ëndërrojmë të bëjmë pjesë në Europën e Bashkuar, si një hapësirë paqeje, mirëqenie dhe demokracie. Por për këtë rrezik është e vetëdijshme edhe ajo pjesë e europianëve, fatmirësisht ende më e madhja, që tek projekti europian, tek multikulturalizmi dhe bashkëjetesa me të tjerët dhe hapja e Europës ndaj tyre shohin një të ardhme më të mirë për të gjithë. Rezultati do të përcaktohet nga dinamika e këtyre dy forcave. Duket se të dytët për momentin kanë marrë një goditje, por mundet që kjo goditje edhe t’i forcojë, veçanërisht nëse ata arrijnë të kenë edhe mbështetjen e komuniteteve myslimane që distancohen dhe dënojnë vendosmërisht akt terroriste të tilla.

 

45 komente në “INTERVISTA/ Lubonja: Jo luftë me islamin, ne vrasësit i kemi në parlament”

  1. sherifi says:

    Mua me duket se ky Lubonja ka rrjedhur pak nga trut, ky ne kte vend nuk eshte dakort me asnje,nuk ishte me Fatosin,nuk ishte me Saliun,eshte kunder Rames po ashtu dhe kunder Lulit.
    Ky do qe ose drejuesit e ketij vendi, ose te vijne nga ndonje planet tjeter ose ka vete nevoji per ndonje karrike dhe nuk ja ofron njeri as i majte dhe as i djathte.

    1. demo says:

      Kur ja fut kot njemije here natyrisht do thote nje here dhe nje gje qe pasqyron realitetin.Duan apo nuk duan militantet e dy kraheve ,ky eshte realiteti ne Shqiperi
      REPUBLIKA MAFIOZE E BANANEVE .
      Ne ferr themeluesi i kesaj republike shpellari i vicitolit,te tjeret jane derivate
      Kesaj rradhe o lubonja i ke rene pikes,megjithese 3/4 e miletit e di kete pune,por fshehin koken ne rere si struci

      1. kriminel says:

        kete rradhe lubja ka folur shume sakte.

        D’accord lube!

        1. Adriatik says:

          Fatos mjaft me apologjine e islamit se koka jote do prehet e para nga ata kur te marrin shumicen ne Evrope.

    2. visar says:

      Gjenitë gjithmonë janë quajtur të marrë nga të marrët. Lubonja është gjeni.

  2. BERISHA LARGOHU. says:

    Franca nuk ka nevoje per c’far flet i depresuari Lubonja. Per Berishen e ke fjale kur thua se, ne i kemi vrasesit ne parlament?

    1. aldo says:

      jo more shtaze jo flet per Rame drogen qe coi nerezit mish per top ne 21 janar ( vegla qorre si ty ) , flet per mark frrokun me vrasje te faktuar ne belgjike , flet per gjith kriminelat Doshet e rucat qe i kuart me gjak qe 25 vjet me pare , more kafshe e keqe idiote . berisha iku ka 2 vjet o koqe te gezosh Ramen qe po ju thith gjakun tani .

      1. berati says:

        me vjen per te dh….er e per te vj…ll kurdegjoj mbeturina qeakoma mbron berishovicin.ne cdo vend qe nje qytetar vritet pse proteston edhe ashper eshte vend ne diktak.ne nje vend qe 25 qytetar vriten pse dikush vjeth eshte shtet i korrup. .e kriminel.ne nje vend te pushtuar per 500 vjet u ndertuan 20 xhami dhe ne udheqen e berishovicit futem ne oragnizata te vendeve mijra km larg si me enverin u futen ne shqiperi terrorrist e u ndertuan mijra xhami u bem me arab ne se arabet.TE GJITHA ATA MBETURINA QE MBRONJE SALIVICIN NUK DUHET TE HARRONJE QE NE FUND SHITI TERRITORIN E VENDIT SI MIKU I TIJ ZOGU…….. sa per RAMEN dhe ai nuk eshte burr me mir i mir por deri tani te pakten nuk ka vrar,nuk ka shitur edhe ilir kokmadhi po si rama ajdut po nuk ka vrar.PRANDAJ O MJERAN MENDOU MIR KUR MRON NJE TERRRIST E KRIMINEL SI VUDOVICI PER TE SHAR NJE HAJDUT SI RAMA APO META .PERSHENDETJE

      2. askushi says:

        Kush e di sa ke pa paguar energjine elektrike ti shoku prandaj shfryhesh. Une e kam jo me Ramen po me Berishen dhe sistemin gjyqesor qe ndertoi se ka kriminela rrugeve akoma te lire e te tjere qe nuk denohen dhe fus dhe Saliun e company per 8 vjet vjedhje e vrasje e nuk le pa permendur dhe Ilir Meten qe vete Salushi e shpetoi pas skandalit. Po ti mos u merzit avash avash do u vij rradha te gjitheve edhe ty po je fajtor per ndonje gje. E mban mend sloganin e Pd ne zgjedhje. Shqiperia po ndryshon. Do ndryshoje shoku dhe koka jote prej druri qe sdi gje tjeter vec se te bertasi per politike e jo te mendoje te punoje e te paguaje taksat dhe te kritikoje per dicka per te rregulluar e jo te shaje dhe te vjelli vrere si puna jote e Saliu qe sdine te bejne tjeter.

  3. leka says:

    Lubonje meqe ti ke delirin e liberatorit te demokracise , pse nuk e ndihmon popullin tend qe tu dhimska kaq shume , duke treguar me emer ata deputet qe jane killera. Ti ke kohe qe del jo vetem pjeses se madhe te njerezve te mencur dhe te ndershem , por kohet e fundit ti del hapur dhe aresyers njerezore.Kjo qe po ndodh me ty duke i luftuar te gjithe , dhe progresistet tregon shkarjen tende drejt degradimit mendor dhe psiqik.

  4. Lubonja,ka qene i paperseritshem si analist,ne çeshtjen ne fjale…dhe meriton me teper respek per perkushtimin e tij ne kete moment.

  5. karli i madh says:

    Berisha eshte ish kryeminister vrases, por ne parlament ne kemi edhe vrasesit ordiner te cilet kane diploma penale, tipa qe jane kthyer ne vrases ngaqe besonin ne ideale te medha si droga, prostitutat, bastet. kur jane keto parlamentare normal qe do ishte dhe berisha

  6. Kris says:

    Lubonja, nuk hyri ne burg,se ishte kunder sistemit,se ata ishin komuniste,por se i leh goja idiotizma!

  7. human says:

    Lubonja ka te drejte kur thot se ne i kemi ne parlament terroristet dhe kriminelet, ndersa sa per europen ja fut pak kot!

    1. titi says:

      pse kemi analiste gje

  8. mari says:

    Nje person qe krahason partite shqiptare dhe per pasoje qeverite dhe parlametet e dal prej tyre me grupet terroriste jo vetem kete person ta quash te rrjedhur por s`ja vlen ta komentosh.

  9. demokration demokrat demokracia says:

    Toso!
    je i modh me ate kapelen!
    dukesh si boss nafte nga Texasi.

  10. safo says:

    Te konsiderosh valvola shkarkimi eksportin e militanteve musilmane ne Siri eshte nje teori per te justifikuar ekspansionin eksptremist islamist ne Shqiperi. Teori te kota pe me u gjendur Kola ne pune

    1. xyz says:

      kampet ku sterviteshin keta qe niseshin per ne Siria, financoheshin nga NATO ne Kosove, apo i harruat….

  11. studenti says:

    I pakrahasueshem me analiste e tjere., njeri me vlera qe gjithmone flet hapur dhe drejte. thjesht njeri me horizont.respekte

  12. Andrea says:

    Aldo idioti o kelysh i kriminelit Berisha qe per 23 vjet mbolli faren e percarjes dhe mosbarazise ne kete vend te bekuar.Njerezit si ty o fare e keqe nuk jane ne gjendje te arsyetojne dhe te llogjikojne rreth gjendjes ku jemi katandisur.Jane dyshja Berisha -Nano qe i vune kazmen ketij vendi per pushtet dhe per tu bere milionere duke u mbeshtetur fuqishem tek horat dhe kriminelet e ketij vendi duke menjanuar keshtu inteligjencen dhe ajken e intelektualeve qe dhane gjithcka per ndertimin dhe edukimin e ketij vendi.Jane keto disa prej bemave te ketyre banditeve qe bredhin boten dhe na japin edhe mendje per demokraci.Kriminelat si Berisha,LULI e kompani jane per tu perballur me togat e zeza qe tju humbe fara kriminelave dhe hajduteve te ketij vendi ku sundon injoranca dhe varferia nga shushunjat qe nuk ngopen me gjakun e ketij populli.

  13. beni shkoder says:

    met vertet ne parlament ka kriminela po ti lubonja je dhelper frikacak nuk je realist esht fakt..

  14. Pal Pith Noku says:

    mos e komentoni se Lubonja eshte rote kari

  15. titi says:

    edhe ju analistet me keq se ata jeni

  16. kaurri realist says:

    Ndoshta ti nuk i ke shpalle lufte pís-lamit, por ta keshe te kjarte si drita e diellit se pís-lami i ka shpalle lufte mendimit te lire edhe tipave si ti, Fatos Lubonja!

    Islami, si doktrine politike, nuk e pranon lirine e shprehjes.
    Frika po te mposht, o luftetar i mendimit te lire edhe i lirise se fjales!

  17. Blendi says:

    Obobo, foli edhe Tosi, veshur si “Crocodile Dandy”. Po si nuk i dalin parashikimet nje here te vetme more aman!

    Tung,
    Blendi

  18. Emigranti says:

    Ndoshta ke te drejte i pari vrases eshte Sala pastaj vazhdojne te tjeret

  19. Antoni says:

    Lubonja kete here ka plotesisht te drejte, duan apo nuk duan militantet qorra (te majte e te djathte). Pershendetje Lubonja! Kuptojeni mire ju qe keni pak tru ne koke. Sa per militantente le te vazhdojne te jene ne mjegull, se cdo perpjekje per ti iluminue kete skote,asht humbje kohe.

  20. qytetari says:

    Lubonja ka pothuaj gjithmone te drejte ne ato qe thote!
    Kete gje mund ta kuptojne dhe pranojne vetem ata lexues qe jane asnjanes,pra qe nuk e lene veten te ndikohen nga njera apo tjetra parti .
    Eshte vertet nje fatkeqesi e madhe qe shumica e komentuesve perkrah qorrazi njeren parti per tju kundervene tjetres ne nje kohe qe cdo dite dalin fakte qe vertetojne lidhje me krimin si te partive ne pushtet ashtu dhe partise tjeter te madhe ne opozite.

  21. analisti says:

    O Tosi, dy pyetje dhe dy pergjigje:
    1) Pyetje: Perse nuk solli pranvera arabe demokraci ne keto vende?
    Pergjigjja: Islamiku nuk din dhe as nuk e pranon demokracine. Nje rregjim qe as nuk e deshiron dhe as nuk e njeh si mund ta pranosh. Edhe 100 pranvera arabe te behen ato perseri ne dimer ismalik arab do te perfundojne. Arsyeja eshte ideologjia totalitare islame dhe jo mangesite erevolucionit.

    2) Perse shqiperia nuk po ka progres drejt demokracise dhe prospertieti ekonomik?
    Pergjigjja: Sespe ka shumice myslimane dhe te njejtat arsye e deshtimit te pranveres arabe vlejne edhe per deshtimin tone.

    1. skender says:

      O Anallist po ku ma ke gjith ket dituni mor gjoja qut,qe shqipnia nuk ecka para se jena shumica myslim ,deri sa tkemi afer greqi serbi,e kte klas politike,dhe kaptina si puna jote zor se bojm para.

      1. toni says:

        skender mutin kudo qe ta shpiesh bile edhe ne hene ta shpiesh prape mut ngelet prandaj mos na thuaj qe na e paskan fajin fqinjet

  22. sali says:

    COJENI VIZITOJENI KETE NJERI, PASTAJ. JEPNI. HAPSIRA MEDIATIKE. KY. PSIKOPAT PO HELMON DYNJANE MA ZHARGONET E TIJ.

  23. Jam dakord me ty Antoni.Militantet majtas dhe djathtas jane e keqja Shqiperise

  24. shkodrani prej puket says:

    krimineli ash berisha por i asht dasht shum ta kuptojn ky popull injorant qe pertyp edhe ordinerin per deputet. njerz te rendomt qe jan denu ne te kalumen per vrasje, droge e prostituta sot bredhin te veshun ne uniform politikani. parlamenti shqiptar fale ketyne ndyresinave ngjan si takim bandash dhe nuk gezon respektin e qytetarit, gjithashu shteti duket qe ne fund s’ka force perballe krimit se kriminelet i kan avokatet ne parlament. kjo duhet te marre fund

  25. gimi says:

    Kur ne te fillojme te kuptojm Lubonjen do fillojm te behemi shtet.

  26. qytetari says:

    Ne Shqiperi ky terrorizmi islamik eshte i shtirur ndaj s’do zere kurre rrenje. Do ngelet sporadik. Keto gjera i futi Berisha duke kujtuar se shqiptaret hanin bar dhe do e votonin si mysliman. Ne kemi problemin me te madh ta bejme shtet kete rrumpallen qe na la Berisha sebashku me terroristet e parlamentit, terroristet e dijes, e kultures e fjales se lire. Injorante ordinere nga bota e krimit qe u perdoren per t’i bere balle bishes, por qe sot ne parlament shkaterrojne autoritetin e shtetit perballe krimit. Ne kete realitet, kur ligjin e ben ordineri, asnje perfaqesues shteti s’ka dhe s’mund te kete tager per te kerkuar respektimin e tij. Trafikanti i droges e prostitutes se ka vendin mes ligjberesve sepse minon konceptin e parlamentarizmit dhe cdo perpjekje per te patur shtet te se drejtes. Pastrimi i parlamentit nga perfaqesuesit e botes se krimit duhet te jete abc-ja e performances serioze ne nje shtet qe aspiron Evropen

  27. kejsi says:

    FATOS LUBJA LEXO KETU ME POSHTE SE TI E NJEF ME MIRE MBASE SE KETA TRUTHARET E TU KETE PERSON.

    manjati i mediave Rupert Murdoch nje nga njerezit me me influence ne bote shkruan ne tweet’it e tij.

    “”Maybe most moslems peaceful, but until they recognize and destroy their jihadist cancer they must be held reponsible””

    e perkthyer ne shqip:

    ndoshta shumica e mysylmaneve nuk jane teroriste, por derisa ata te njohin dhe shkaterojne kancerin jihadist ata do te behen pergjegjes.

    dmth sju a ka me borxh bota me keto pune o ulni koken te gjithe e mbi te gjitha xhihadistet ose ne do ju zhdukim te gjitheve!!!!!!!!!!!!!!!!

    keto fjale thene nga ky njeri eshte si papa te nenkuptonte fillimin e nje kryqezate.

  28. kokerrndou says:

    Me kete sheshir e mjekerr mund ta quajm lirisht Ljubo Ljubojeviq,taman shka i Shumadise.Shqiptar gjithesesi nuk eshte as me fjale e as me vepra.Ky don te jete kosmopolitan, se i duket primitive te jete shqiptar ,andaj po ia falim te terin gospodareve te Beogradit.Vetem xhihadist mos te na behet,se po na bene ndonje katrahure duke luftuar per Allahun.

  29. skender says:

    SHqurtimi qe bon Lubonja osht i sakt dhe nuk mun ti shtosh as pik as presje osht na tpaktet njerez qe flet pa qime ne goj dhe jo si shum te tjer qe lajn lyjn sa njon an apo tjetren sikur tkishte ma shum lubonja veni do ishte ma i mir.

  30. Arben says:

    O TOSI, SHYQYR QE U DOLI NJE ALIBI PER NJE VRASJE QE AS NUK KA SHANC TE NA PREKE NE NDONJE MENYRE, QE TE MOS FLASIN NJEREZIT PER KRIMET QE BEJNE KETA DITE PER DITE…

  31. black jack says:

    a ky ka shku per lesh K…..

  32. Demi says:

    Te legalizohen profesionet :E vrasesit me pages hajduteve e krimineleve e baktaxhinjve
    Te tatohehen si profesione te lira , mjaft Na kane Duruar , dhe sot jane keto grupime me me pake te drejta nga Ana ligjore, vereni gishtin te koka.

  33. funerali says:

    1-lubonja gabon rende kur fut cdo gje ne nje thes, duke ndyre edhe perpjekjet e mundimshme e politikes socialiste per te shkulur te keqen qe u mboll per gati cerek shekulli.

    2-lubonja eshte I cmendur kur mendon se ne nje shtet laik me popullsi te perbere nga disa kategori fetare duhet te kete parti fetare.
    per me teper edhe partia demokristiane shqipetare duhet nxjerre jashte ligjit dhe kjo ne asnje menyre per aktivitetin e saj, por sepse krijon premise per ndryshime kushtetuese te nje shteti laik.

    3-marksi ka patur te drejte, te pakten ne nje analize, kur ka thene qe feja eshte opjum per popullin.

  34. agostin says:

    Ne gjithe intervisten , nuk shihet asnje fjale ngushelluese per koleget e vrare ,por kalon nga nje dege ne tjetren dhe nuk prek thelbin e ngjarjes ,por kalon tek parlamenti shqiptare.Nje analize skandaloze e lubonjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje