Sa shumë gafa të 007-ave francezë. Sa shumë gabime në Elize

10 Janar 2015, 10:03Politika TEMA

Dje, dy armiqtë janë takuar brenda mureve të Pallatit presidencial (Elizesë). Nga njëra anë, presidenti François Hollande, nga ana tjetër paraardhësi i tij, Nicolas Sarkozy.

Së bashku për një skenë melodramatike pendese të përbashkët, ku të derdhnin lotë krokodili për kujtimin e viktimave të Charlie Hebdo. Një takim i përzemërt dhe i detyrueshëm. Edhe sepse për këtë problem, as njëri prej tyre nuk mundet të fajësojë tjetrin. Në fakt, të dy ndajnë përgjegjësinë se kanë mbajtur në gji gjarpërin e fondamentalizmit islamik, se kanë mbyllur sytë për një kohë shumë të gjatë përballë transfertave siriane të qindra “francezëve” si dhe që kanë shitur si luftëtarë të lirisë, ata që presin fyte njerëzish dhe që, pasi kanë mbjellë vdekje dhe tmerr në Damask dhe Aleppo, tani frekuentojnë bulevardet parizienë.

Nga ky pikëvështrim Said dhe Cherif Kouachi, dy vëllezërit franko-algjerianë që janë rikthyer nga Siria dhe përgjegjës për vrasjet në Charlie Hebdo, nuk janë tjetër vecse bijtë natyrorë të heshtjes me të cilën i pari Sarko dhe më pas Hollande, kanë parë fanatikët protagonistë të rebelimit sirian. Një rebelim që të dy e kanë paraqitur si luftë për demokraci. Me një Hollande kokëfortësisht të bindur, jo më vonë se një vit më parë, për nevojën për të bërë luftë ndaj presidentit Assad, por indiferent përballë turpit të 1300 francezëve, bashkëfajtorë në masakrat xhihadiste në fshatrat e krishterë. Pasi ish mbërritur në atë pikë, tashmë ardhja e tmerreve sirianë në bulevardet parizienë ishte vetëm cështje kohe. Dhe për ta kuptuar mjaftonte të konsideroje penetrimin e ndërsjellë që karakterizonte tashmë shoqërinë franceze dhe bandat e terrorit islamik. Tashmë, mes atyre 1300 të konvertuarve drejt horrorit qarkullonin ish zyrtarë të shërbimeve të fshehtë të kaluar në radhët e armikut, parashutistë të konvertuar, madje edhe pasardhës të krishterësh të transformuar në kokëprerës sadistë.

Rasti më tronditës është ai i zyrtarit të lartë të shërbimeve të fshehtë të Parisit që ka shkuar në Siri me detyrën për të stërvitur rebelët dhe që ka kaluar në radhët e grupit xhihadist Jabat Al Nusra. 007-a, i njohur si ekspert eksplozivësh i ardhur nga shumë misione afganë, konsiderohej një humbje kaq e rëndë nga shërbimi i fshehtë i NATO-s, saqë në shtator amerikanët nuk hezituan të përqëndronin në vendin ku fshihej ai një prej sulmeve të parë në territorin sirian. Por raketat e Obamës nuk mjaftuan dhe sot specialisti francez, që u ish dhënë hua alkaedistëve të Al Nusras, përfaqëson për shëbimet e fshehtë të Parisit një prej rasteve më të rëndë dhe të parrëfyeshëm të turpërimit ndërkombëtar. Sic është edhe rasti i franko-algjerianit Mehdi Nemmouchi, veterani i Shtetit Islamik që në maj të vitit që kaloi arriti jo vetëm të rifutet në Europë dhe të bëjë të humbasin gjurmët 007-at e Parisit, por edhe të paraqitet me kallashnikov në dorë, para hyrjes së muzeut hebre të Brukselit dhe të vrasë katër vizitorë të pafajshëm.

Një ngjarje e favorizuar edhe prej pakujdesisë së shërbimeve të Parisit, të paaftë të ndjekin gjurmët e të dyshuarit pavarësisht se shërbimi i fshehtë gjerman kishte sinjalizuar me kohë mbërritjen e tij në Frankfurt. Dhe në këtë seri turpërimesh, si mund të harrohet ish parashutisti misterioz që në një video të rebelëve të vitit që kaloi rrëfente se kishte braktisur forcat e armatosura franceze për të luftuar në krah të “vëllezërve” sirianë. Asgjë pra, përpara ankthit të zonjës Ana Dos Santos, nënë e një familjeje katolike në Champigny-sur-Marne – në periferinë jugore të Parisit – që në nëntor njohu fytyrën e djalit të saj 21-vjecar Mikael, i larguar nga shtëpia pas konvertimit në Islam. Në fund, në mesin e këtyre historive, ikona të një France të mbërthyer prej fanatizmit fondamentalist, historia e dy masakruesve të qetë si vëllezërit Kouachi vjen e shihet thjeshtë si një banalitet i përditshëm e i parashikueshëm./ilgiornale

e.gj./www.bota.al

12 komente në “Sa shumë gafa të 007-ave francezë. Sa shumë gabime në Elize”

  1. A says:

    Nga keto “TEORI KONSPIRATIVE” qe po bejne disa shtete te fuqishme per interesa te ngushta personale te disa individeve me fuqi politike dhe ekonomike ndodhin keto ngjarje makabre.
    Perkrahin ato qe nuk duhet, perkrahen ata injorantet, kriminelet, mos te arsimuarit dhe mos te kulturuarit, mos te qyteteruarit dhe emancipuarit.
    Ate qe mbjell, kur fillon e korr te shperthen ne dore.
    Keshtu kur politika franceze perkrah dhe mbeshtet levizje perverse rradikale te islamikeve musliman fondamentalist dhe lejon te futet ne vendin e saj turli takemi debil dhe anen tjeter njerezit qe jane normal, te arsimuar, te kulturuar, te qyteteruar dhe qe kerkojne te integrohen sa me shpejt ne shoqerine pozitive franceze i nxjerrin lloj perngesash burokratike. Denoj aktet e shemtuara kriminale qe i ndodhin gazetareve frances dhe njeriu te zakonshem ne France. Nuk i ndodh politikaneve dhe pushtetareve dallavergjinj, sepse ruhen fort, sepse si po del edhe 2(DY) PRESIDENTET e fundit francez kane bere pislliqe.

  2. foti duka says:

    Me behet qefi qe ndodhi me kaq vonese ne Francen e kolonive dhe te mashtrimit publik franceze dhe atij nderkombetare do te deshirroja me shpeshe ne Europen kurvare dhe lufte-nxitese…

  3. kaurri realist says:

    Politika evropiane, qysh ne vitet’60, asht pro-arabe e pro-mutlimane. Brezi i sotshem i evropianeve po paguen haraçet e politikanve te djeshem.
    Ka nji marreveshje te vjetve ’70( sidomos mbas luftes arabo-izraeliane te 1973) midis burokratve evropian e vendeve mutlimane te Afrikes Veriore e Lindjes se Mesme per bashkepunim nderkulturor edhe immigracion multimilionash prej vendeve mutlimane ne Evrope.

    Nafta arabe mbane te gjalle ekonomine evropiane.

    1. realist says:

      dhe ti qenke nje fashist qe s’kupton as fene tende te krishtere, si ata terrorrista qe s’kuptjne fene islame. Njerez si ty jane toka qe ushqen terrorrin

  4. robert th. says:

    Eh-hu, dava muhabet kurvash europiane qe punojne per rehatine dhe materializmin tone europian, -vetvetiu dhe per xhepat dhe emrin e tyre- duke i kycur idealet e parakaluesve tane europiane neper muzeume. Rrofte injoranca!

  5. fredi says:

    Nje artikull teper i sakt dhe shum o goditur arsyetimi dhe shpjegimi me i qart i ketyre ngjarjeve rrespekte autorit te shkrimit.

  6. lydia says:

    Artikull real po kujt tja thuash…Masakra e parisit eshte bere pikerishte nga kelyshte qe bucja evropjane apo daj sami na i paraqet si luftetare te lirise apo musliman te moderuar,keta po hane corben qe vete kane gatuar.. dihet boterishte qe keta luftetare lirie sterviten e trajnohen nga istruktor ushtarak angleze amerikane franzeze e shume te tjere,por evropjanet jane naive te besojne keta gjarprinje, keta kane kthyer ne ferre sirin,libin etj dhe keta nuk do te hezitojne te bejne krime monstruoze ne evrope ne momentin qe ua thote mendja e tyre.Pase kesaj masakre te tmerrshme evropa nuke do jete me ajo qe dime frike e terror do kete kudo jane me mijra xhihadiste qe po kthehen ne evrope pasi kane bere pushime ne kampet e kalifatit te isis ,per keta jeta nuk ka kurrfar vlere.Me vjene keqe per popullin e pafajshem se ata jane e do jene viktima se politikanet si gjene gje..

  7. juri says:

    Nuk e kuptoj se si keta njerez jetojne pa pike problemi ne mes te Frances, ndersa per Shqiptaret ekziston nje islamofobi e jashtezakonshme ne te gjithe shtetet e Europes perendimore.
    Vertet nje pjese e mire e Shqiptareve jane myslimane, por kurrsesi islamik radikal.

  8. ed says:

    Tema, pse bëheni megafon i gazetës së Berluskonit???
    Artikulli del qartë në krah të kriminelit Asad, dhe shpreh gjithë frustrimin e Berluskonit me presidentët e Francës që e kanë lënë në azil pleqsh ( si pastrues, sepse ashtu është dënuar nga drejtësia).

    Nëse doni të sillni lajme nga bota, të paktën mos sillni pordhët e Berluskonit.

  9. emigranti says:

    Prit kur te kerkoj Luli doreheqjen Presidentit Holland, si fajtori kryesor per kete gjendje ne france.
    Tani duhet kenduar ajo kenga gjirokastrite e Ismailit :O moj France,France e mjere, pse e vrave Robjespjer

  10. dp says:

    Rruga me e mire.per te mos u bere kamikaze eshte te behesh imam keshtu te tjeret sakrifikohen per idete e tyre te cmendura

  11. mond says:

    sa shume gafa te 007-ve franceze???? vetem gafa nuk jane por perkundrazi.cdo gje eshte e llogaritur dhe e kalibruar te ndodhe kur dhe si ata e duan.mjere ata te cilet ju dalin para apo ndodhen ne rezen e veprimit te planeve te tyre dhe bien viktima kot se koti.shkrimi i gazetarit italian me titull: “me thuaj kush perfiton nga kjo te them kush fshihet pas atentatit” ishte shpjegim shume i sakte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje