Dy viktimat e maskuar, Adnan Luli dhe Ervin Shaba, të vrarë mëngjesin e 17 dhjetorit nga Flamur Ymeri brenda shtëpisë së tij në Selitë të Tiranës, kanë kapuçët e dëmtuar nga plumbat.
Sipas raportit të dorëzuar në prokurori nga ekspertët, thuhet se të dy kapuçët kanë vrima hyrëse dhe dalëse të plumbave, që mendohet se janë bërë nga një distancë e afërt, raporton ABC News.
Në raportin e firmosur nga dy ekspertë, thuhet se të dy këto kapuçë që viktimat Luli e Shaba kishin në kokë, tashmë janë administruar si prova materiale.
Ekspertët thonë se ekzaminimi i dy kapuçëve provon faktin se viktimat janë qëlluar nga Flamur Ymeri në kohën që kishin në kokë kapuçët, duke rrëzuar alibinë e vrasjes së tyre dhe më pas vendosjen e kapuçëve.
Ndërkohë edhe pse kanë kaluar 15 ditë nga vendimi i Gjykatës së Tiranës, që ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30- ditor, avokati i të dyshuarit Flamur Ymeri pretendon se nuk është zbardhur ky vendim.
Mbi bazën e shkurtimit të vendimit, avokati Sajmir Visha pretendon se ka bërë edhe ankimin pranë Gjykatës së Apelit, e cila pritet që javën që vjen të marrë në shqyrtim ankimin e Flamur Ymerit, që kërkon lirimin nga burgu.
Sipas avokatit, është kërkuar lirimi i klientit të tij, për faktin se nuk ka vepër penale.
Vrasja është kryer në mbrojtje të nevojshme, çka sipas tij, klienti Ymeri duhet të lirohet nga përgjegjësia penale.
Këtë pretendim, mësohet se ka mbajtur edhe i dyshuari Ymeri, i cili ka arsyetuar se vrasjen e dy grabitësve e ka kryer në mbrojtje të familjes dhe pasurisë së tij.
Ndërkohë, familjarët e viktimave kanë mohuar faktin se dy djemtë e tyre kishin hyrë për të grabitur apo vrarë të zotin e shtëpisë, Flamur Ymeri, duke aluduar se ata janë transportuar nga një vend tjetër brenda ambienteve të shtëpisë së autorit në Selitë.
Familjaret e viktimave ju preferoj te kerkoni ndihme nga Ambasada Amerikane qe FBI amerikane te bej hetimin e plote te vrasjes se dy viktimave nga dorasi Flamur Ymeri…!!
Shtepia e prona private jane si te thuash nje KALA, ku asnje nuk mund te hyje kur te doje e te beje si te doje as diten e aq me teper naten,pa lejen e te zotit, neve duhet te kemi ligje me te ashpera dhe me te qarta, duke theksuar qarte qe kush hyne ne pronen, shtepine apo oborrin e tjeterit, pronari shtepise duhet te kete te drejten apsolute, pa pasoja ligjore, per te vrare shkelesit pa hezitim, kjo do te beje qe hajdutet e nates apo te dites te heqin dore nga profesioni tyre, ndryshe neve do te jemi vendi ku pregatiten kontigjente te tilla jo vetem per brenda vendit por edhe per europen.
A nuk ekziston mundesia qe viktimat te jene detyruar te vene kapucet ne koke para ekzekutimit?
Ke me besu heren e par ku kapucat nuk ishin te prekur nga plumi? apo te dyten mbas disa ditesh qe delkan te shpum nga plumi.Ska ndoj problem se na dele jena.
Eshte e veshtire te besosh dy versione te ndryshme ,por gjithashtu dhe ky i fundit ,nuk eshte per tu besuar .Nuk eshte cudi, qe i zoti i shtepise ja ka vene kapucat dhe ka qelluar dhe nje here per ti bere nja dy brima,sa per mbrojtje .
Kush ka shume para ne Shqiperi e bejne Hero.
plehraaaaaaaaaaaaaaaaaaaa arabe,vendi juaj eshte ne shkretetirat e Afghanistanit…………….
https://www.youtube.com/watch?v=CxK6e4U88OM
ky eshte krimineli ka vrare per hesape te tjera ata I njo ishin djema te mire nuk ishin hajduta perseri paraja beri te sajen krimineli do dale hero seshte hera e pare qe na serviren te tilla gjera kur eshte paraja edhe kur kane njerezit pushtet cfare sbehet video fallco etj.
@ LUANI.Ketu ne U.S.A me FBI jetoj dhe une perdita por kur femijve tim topi u kalon nga prona e tjetrit ata i marrin leje te zotit te shepise,dhe ti e di mire qe ketu s’ka gardhe.