Rama padit edhe Arben Ristanin, pas Palokës

9 Janar 2015, 15:05Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, pas Edi Palokës, pritet të dorëzojë një padi edhe për Arben Ristanin.

Kjo, për shkak të akuzave të këtij të fundit, se Rama ka lidhje me Emiljano Shullazin.

Kryeministria thotë se kjo është një shpifje e ulët dhe për këtë arsye ka vendosur që ta padosë penalisht sekretarin e Përgjittshëm të PD-së.

Ndërkohë që zyra juridike e Kryeministrit po përfundon dokumentin e padisë së dyfishtë, penale dhe civile, për Kryetarin e Grupit Parlamentar të PD Edi Paloka, sapo nisi puna për të përgatitur edhe një padi tjetër të dyfishte për Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Arben Ristani.

Edhe Arben Ristani do të paditet për të njëjtën shpifje monstruoze përmes të cilës, të dy shpifësit profesioniste tanimë edhe figura të larta zyrtare të PD, synojnë të lidhin në mënyre kriminale botën e krimit me qeverinë e personalisht me Kryeministrin.

Kjo përpjekje e orkestruar për të përdorur krimin kundër qeverisë dhe Kryeministrit, kërkon një hetim serioz penal e po ashtu edhe një gjykim të plotë civil.

Ashtu si lideri i grupit të PD edhe lideri organizativ i saj, duhet të provojnë me patjetër para prokurorëve dhe gjykatës akuzat e tyre.

Shqipëria nuk mundet kurrsesi të ketë një Kryeministër të lidhur në çfarëdo forme qoftë me krimin. Shqiptarët meritojnë transparencë të plotë për gjithçka kanë dëgjuar nga zyrtarët më të lartë të PD.

Kryeministri Edi Rama i siguron që të gjithë se një provë e vetme e kësaj natyre, mjafton që ai të tërhiqet nga detyra e nga politika dhe të vihet në dispozicion të drejtësisë. Por nga ana tjetër, Kryeministri i Shqipërisë është i vendosur të përballet deri në fund me mjetet e ligjit, kundër kësaj politike të rrezikshme që synon kriminalizimin e politikës në sytë e shqiptarëve dhe më keq akoma, synon të përdorë krimin për interesa mjaft të errëta dhe kërcënuese për shoqërinë.

Duke garantuar të gjithë shqiptarët pa dallim, se kjo qeveri po e lufton dhe do ta luftojë krimin e shkeljen e ligjit nga kushdoqoftë, gjithnjë e më fort, Kryeministri i garanton po ashtu shqiptarët se klithmat antikrim të opozitës janë shprehje inkurajuese e faktit se po tronditen themele të forta të bashkëpunimit të vjetër mes politikës e krimit”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë./b.l

30 komente në “Rama padit edhe Arben Ristanin, pas Palokës”

  1. Tonini says:

    Gabim keni bere,Ristani eshte pijanec,nuk eshte i vetedishem per brockullat qe thote.Duhet te cohet ne qender rehabilitimi jo denimi. ?

    1. adri says:

      Tani duket se Shqiperia me ne fund ka nje Kryeminister te afte. Te lumte Edi Rama.

      Keshtu filloi berisha dhe me fatos nanon kur ishte kryeminster sajonte cfare nuk i shkonte neper mend lloj lloj shpifjes dhe me ne fund populli e besoi kot. dhe i dha pushtetin berishes, dhe rezultati berisha tha qe nuk jane te verteta ata qe kam thene per fatos nanon. Por qellimi i tij kishte qene marrja e pushtetit duke shpifur dhe ulur reputacionin e kryministrit.
      Ja kjo eshte pd ja.

  2. NJE MILION QELBESIRA says:

    EDI NUK KA PER CFARE TE BEFASOHET EDHE PIONERET E TIJ TE PS BENIN NE TE NJEJTEN MENYRE KUR ISHIN NE OPOZITE-NJEREI ME NE ZE ISHTE TAULANT PAALLLLAAA

    1. realiteti says:

      Po u ngushtohet laku ju qelbesirave berishiane. Ne kete bote do paguhen te gjitha krimet qe keni bere. Denglat nuk ju shiten me.

  3. kapterr Jari says:

    se e qeth shume pijaneci. i eshte regjur lekura neper burgje qe me saliun

  4. Toni says:

    Dyshja me e papare e SHQUP-it DOLCE GABBANA

    1. stela says:

      Hahaha tamam. Shi si fryhen katunaret, se erdhen m’Tiron e i boni Sal’ kafsha me post e i perdori si i desh trapi.

  5. sherifi says:

    Sa me shpejte te jete e mundur,por meraku eshte te drejtesia, si prokuroria dhe gjykata, valle a do te shkeputen keto nga rrjeti i ndyre i merimanges se berishes.

  6. rilindasi says:

    e mer kryeminister! te kripsha mendjen! kujt i plasi per kto padi?! ti spadite ato qe duhet,padit kto qe ste fusin ne llogari fare! nuk tremb askend o figure! a se kupton dot kte?

  7. tomorri says:

    Bravo! Me ne fund!

    Po bie pak era ligj, era rregull. Edhe nese nuk denohen le ta marrin vesh te gjithe te tjeret se nuk behet politika para kamerave duke share gjithe kohes. Si grindavece.

    A kane zyra keta politikane? A kane pune per te bere? A kane detyrim moral ta rregullojne kete popull?

    Mire eshte edhe per ne popullin qe heres tjeter te votojme vetem njerez qe punojne seriozisht, jo dembela, jo lafazane, jo shpifesa, por ata qe duan te na e bejne jeten me te mire.

  8. ksem trebeshina says:

    RISTANI ESHTE NJE PIJANEC DHE I KA SHUM BORXHE KETJ VENDI QE KUR ISHTE KRYETAR I kqz.AI FELLIQESIR DUHET TE HETOHET PER GJITHSHKA.

  9. klima says:

    Bravo,keshtu behet edhe dekriminalizimi i kuvendit!Ate kokrrjepurin mos e padisni,lereni per ta rrahur bashke me gojmutin Sali!Parlamenti te zbatoje rregulloren e disiplines,per xhevahire te tilla shqiptaret vriten po ashtu edhe Parisi po digjet.Fjala vret me shume se shpata.Behuni te pergjigjshem zoterinj deputete!

  10. Rey Mysterio says:

    Nje dopio per Ristanin…

  11. luis says:

    Parti derrash e hajvanash qe eshte turp te quhet parti por thjesht nje kope inatcish,xhelozash te semure mendore,kriminele me ne krye kryekriminelin Berisha nje fondamentalist taleban qe eshte gati te ndeze vendin flake po tja pjerdhe njeri vetem per pushtet.
    Fitorja e se majtes me 84 deputete ne parlament quhet e cunguar perderisa nuk votuan ne mase per partine socialiste sepse partia e Ilir Metes kur vjen puna per drejtesine nuk te mundeson nje reforme radikale dhe rrasjen ne burge te krimineleve berishiane gje e cila do i jepte fund llumit qe ka krijuar kjo monster per 24 vjet.
    Eshte faji i yni si popull qe pavaresisht kush eshte i lig apo i poshter perseri nuk ua tregojme vendin plehrave por eshte vertet turp se si pas 21 janarit kur partia e Ilir Metes nga 4 deputete qe kishte mori 17 te tille.E pra revolucioni per ta bere Shqiperine nje vend model te sundimit te ligjit ne europe me idete dhe vullnetin e EDI RAMES do mbetet gjysmak dhe kjo per fajin gjithnje te tonit si popull.

  12. leka says:

    Qeveria mos ti ler kusur kesaj bande kriminale dhe shpifsish, qe kane 23 vjet qe vrasin , vjedhin dhe nuk I hyn gje ne kembe . Kuptojeni se kryekrimineli Sali eshte ai qe shkruan. Dhe udheheq strategjin e kesaj fushate. shpifjesh ,ku dhe dje filloi qe nerpermjet Face Book te akuzoje Ramen per Banden e Shullazit, qe dha kontrtibut ne zgjedhjen eLul Basahes. Saliu dje kishte kaluar ne skizofreni se qeni qe i rri pas Paloqa eshte paditur nga Kryeministri per shpifje dhe Saliu nuk e mendonte kete veprim .Ky kriminel qe ju mazhoranca me ndihmen e Ilir Metes po e leni te lire , ka qene kunder te gjithe organeve te pamvarura qe nuk ju bindnin atij , kurse sot qe nga presidenti qe eshte I betuar deri ne fund te mandatit ,qe ti kundervihet reformave per drejtesine , gjykatat qe jane super te korruptuara ,kjo sipas KE dhe OSBE dhe deri tek kryeprokurori qe deri ne fund te mandatit nuk do hapi asnje dosje ai nuk flet bile I del ne mbrojtje..Keni marre votat e popullit dhe keni 84 deputet ,vazhdoni reformat , dhe keto shpifesa ,ku per Ristanin e meriton se eshte kryerhajduiti i zgjedhjeve si ne 2009 ashtu dhe ne 2011 te shkoj ne burg , se ja ka marr doren.Ishte Berisha qe me 71 deputet dhe me miojera vota te vjedhura ju mbajti zap me pushtetin e tij te dhunshem dhe me gjykates militant ..Saliu luftohet, vetem duke e diskredituar me fakte, se per mashtrime eshte kampion.Kompromis me PD( pra me klanin e Sales) nuk duhet te kete, atij ju pergjigjeni me te njejten medalje. Sa pere ty qe perdor ate qe je sa per 1 milion qelbesira , Sala dhe me fakte I denonte opozityaret me falangat e vbeta ne drejtesi, prtandaj mbyle halen se dhe ti si ato je ,legen.

  13. cimi says:

    tani do dalin nje nga nje per mose ti ber padi edi rama keta duhen dhene para drejtesis te gjithe jane hora

  14. Albani says:

    Ore Rama po dhe ti si Nano dhe Berisha,do ngelesh dyerve te giykave mor i zi.

  15. enofieraku says:

    zoti kryeminister, kesaj fare te qelbur, do treguar kufiri tek thana , kjo shpura e ketij pleres ristani ,se bashku me paloqet dhe plerat e tjera qe i mbajne ison plakut qelbesire, kjo fare do e poshter i ka ber nje dem te papershkruar ndonjehere , demokracise dhe ekonomise shqiptare , do shkulur nje ore e me pare nga rrenjet !!!

  16. Albani says:

    Ore Rama po dhe ti si Nano dhe Berisha,do ngelesh dyerve te giykatave mor i zi.

  17. rilindasi says:

    euuu sme besohet se ka kaq shume idiote qe din me hy neper forume! bravo kryerm…., edhe kto do i gjej ajo qe gjeti Imamin me shok! i ke fut te gjithe ne burg,bravo o rr…!

  18. . says:

    Dy maloket-Kuksian qe me kriminelin Sali vodhen dhe degjeneruan shtetit dhe e kane lene “pa breke”.

    Te dy duhet te rrasen ne birruce.

  19. faro says:

    Cfare respekti ka ky palo njeri per profesjonin e tij? Kete gjuhe banditi a mund te perdor nje njeri qe per profesjon ka mbrojtjen permes ligjit dhe jo mbrojtjen permes kercenimit. Turp ti vij! C’perfaqeson ky per te ardhmen e Shqiperise tone?

  20. Artemisa says:

    Filloi zbatimi i Ligjit te Agjitacion-Propogandes kunder pushtetit popullor. Denimi minimal 15 vjet burgim ( te rende).

  21. Treviso says:

    Ka ardhur koha qe te pregatiten burgjet per politikanet kriminele dhe mafjoze.
    Kryeministri, Edi Rama duhet te beje dorheqjen me 1 Prille nese nuk denon kryekriminelin dhe kriminelin e 21 Janarit te 2011. E dime qe nuk eshte prokuror apo gjykates por qytetaret e kan votuar per te reformmuar dhe per te bere drejtesi. Keto legena qe akuzojne kryeministrin, akuzojne 1 miljon votues. Denimi i ketyre legenave nuk duhet te hyje tek denimet e dores se pare. Te perfundoje gjykimi i Gerdecit dhe i 21 Janarit te 2011. Gjykimin e legenave te P.D ti besohet stazhistave.

    1. Artemisa says:

      Po me shkaktarin e 21 Janarit shokun Ilir Meta c’duhet te beje Edvini yt, kete na thuaj te paren.

  22. Bentirona says:

    Nese ne FRANCE zhihadistet fshihen dhe here pas here bejne krime, ten ne ne SHQIPERI gjithe SHQUPI eshte plot me te tille, qe edhe i paguan me taksat qe jep, por edhe te vrasin.

  23. emigranti says:

    Ja e ardhmja e nditur e Shqiperise.Si lum shqiptaret per keta bukurosha qe do ti drejtojne e do tu sjellin begatine.

  24. Piklishi says:

    Ne foton siper paraqiten te ngrefosur dy karucet e kryekarucit Berisha.

  25. funerali says:

    edi po ju ben gati qelite zoterinjeve te pd. sic duket shullazi, dhe disa me lart se ai kane folur.
    bjeruni qenve mos u lini kusur.

  26. qytetar says:

    Eshte turp te meresh me pianecet.
    Ata jan te pa pergjegjshem per c’thone.
    Policia mban nje fuci me uje
    dhe kur kap ndonje pianec te dhunshem
    e fusin brenda sa ti dal rakia
    por se padisin penalisht si beni ju z.Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje