Problemi nuk qëndron tek besimi

10 Janar 2015, 20:22Politika TEMA

Nga Felix Steiner

 

Koha për të bërë një pohim: Unë jam i krishterë katolik. Jam me dëshirë i tillë. Besimi më jep forcë dhe ndjenjën pozitive se jam më shumë se thjesht një trill i natyrës, më shumë se një rastësi biologjike dhe nuk kam ardhur nga hiçi dhe nuk do të përfundoj në hiç. Unë jam shembëlltyra e zotit, të cilin hebrenjtë e quajnë Jahve dhe myslimanët Allah.

Kjo ndodhet tek gjeneza, e shenjtë si për hebrenjtë ashtu edhe për të krishterët. Unë kam – si gjithë të tjerët – dinjitet. Një dinjitet që është i paprekshëm. Dhe që ai duhet respektuar dhe mbrojtur, – ky është detyrimi i çdo shteti. Nuk është e rastësishme, por qëndron si fjalia e parë në nenin e parë të kushtetutës gjermane.

Shteti mbron besimin tim

Kush nuk e kërkon mbështetjen tek besimi – ju lutem, e ka rrugën të hapur. Shoqëritë e lira të perëndimit nuk e detyrojnë askënd të besojë diçka të caktuar, as të besojë. Por megjithëse shtetit nuk i intereson natyra e besimit tënd, ai është në anën e të gjithë atyre që besojnë: Sepse ai garanton “ushtrimin e pashqetësuar të besimit”. Edhe kjo qëndron shumë lart në kushtetutë. Për këtë arsye unë nuk jam i detyruar ta pranoj për shembull që nëse gjatë një meshe krishtlindjesh një grua e re kërcen lakuriq në altarin e katedrales së Köln-it dhe thërret “Unë jam zoti”. Por unë gëzohem për shembull që ajo para gjykatës merr një gjobë të majme.

Gjëra të tjera më duhet t’i pranoj. Edhe pse më zemërojnë pa masë. Kur baltosen ato që për mua janë të rëndësishme, të shenjta. Për shembull kur krishti i kryqëzuar përshkruhet pa respekt si budalla i kryqëzuar në dërrasa. Apo kur Papa si kreu i kishës katolike paraqitet me një njollë urine në veshjen papnore dhe mbishkrimi thotë: “U gjend vrima nga ku rrjedh në Vatikan.”

Asnjë kabaretist apo karikaturist i ndonjë reviste satirike nuk është futur për këtë në Gjermani në burg. Sepse provokime të tille futen në kuadrin e lirisë së shprehjes, së artit dhe shtypit. Dhe unë si i krishterë besimtar nuk kam pse të merrem me ta: Unë nuk shkoj të shikoj kabare të tilla, ose mund të largohem nga ato. Nuk kam pse t’i lexoj ose t’i blej revista të tilla. Si një i krishterë i shkolluar unë e ngushëlloj veten me citatin e Goethes: “Me asgjë tjetër nuk e tregojnë më shumë karakterin njerëzit, se sa me gjërat që i vlerësojnë si qesëndisëse.”

E gjitha kjo është trashëgimi e asaj epoke që historianët e quajnë “iluminizëm”. E thënë thjesht bëhet fjalë për një marrëveshje dypalëshe: Unë fitoj lirinë për të besuar çfarë dua – dhe për këtë pranoj lirinë e të tjerëve të thonë atë që duan. Apo më shkurt: Të drejtat e mira për tolerim të atyre që mendojnë ndryshe. Vetëm personalisht nuk lejohet të më fyejë askush.

Streha e zotit – si kisha, sinagoha apo xhamia e tempulli budist janë hapësira të mbrojtura. Që prej 300 vitesh Europa dhe Amerika veriore kanë një përvojë të mrekullueshme me këtë parim.

Jo lëshime me tolerancën

“Perëndimi me përvojën iluministe nuk mund dhe nuk lejohet të bëjë këtu lëshime. Kush pra do të jetojë këtu duhet të pranojë këto rregulla. Ky nuk është shtrëngim – edhe pse kjo disa të krishterëve radikalë apo myslimanëve radikalë mund t’u duket si e tillë. Dhe kush përdor dhunën për të realizuar qëllime fetare apo kundërshtarë të besimit të vet, braktis në vitin 2015 çdo lloj platforme civilizimi. Kështu nuk mendojnë vetëm të krishterët e Europës, por më shumë se nëntë nga dhjetë myslimanë që jetojnë në Gjermani. Ata që e kanë kuptuar prej kohësh, se rregullat që janë të vlefshme në shumë vende myslimane, do t’ua bënin të pamundur praktimin e fesë së tyre në Europë. Dhe ata që e kanë mësuar ta vlerësojnë tolerancën europiane.

Ajo që i lëndon myslimanët besimtarë, ashtu si edhe mua: kur aktet brutale nga disa të çmendur radikalë hedhin hije të errëta mbi një fe të gjithë dhe një besim. Kur këto ditë pretendohet se një botë pa besim në zot do të ishte një botë më e mirë. Sepse besimi gjithsesi përfundon në radikalizim. Jo! Unë mbrohem kundër kësaj! Besimi im është diçka shumë e vlefshme për mua, dhe unë nuk dua të ma marrin këtë. Meqë ra fjala, fqinji im mysliman ka të njëjtin mendim.

34 komente në “Problemi nuk qëndron tek besimi”

  1. tfgs says:

    ‘…….mqe ra fjala,gjitoni im Zike arapi,nuk ka te njejtin mendim dhe tolerance,pasi ai eshte nje ……….korrak!

  2. redi says:

    jam dakord me shkrimin

  3. demokration demokrat demokracia says:

    po mir. po kush ka t drejt
    ti apo fqinji yt myslimon?
    apo t gjith kan t drejt. medemek askush.
    si puna e prones se perbashket komuniste qe na dul prona e askujt mall pa zot.

    tjeter;
    nuk ka “ushtrim te pashqetsuar te besimit fetar” sikurse pretendon ky shkruesi gjerman,
    sepse ,myslimoni thot qe zoti i vetem esht allahu,katoliku nxjerr Jesusin,cifuti ka edhe ai te vetin,budisti pretrendon ndryshe.
    futi te gjith kta ne nji dhom,dhe ose ata do jen hipokrita te behen me ate qe thot tjetri,ose do plasi lufta se kush zot do legalizohet.

    nderkaq,kush beson ke dicka qe nuk e shef,nuk e prek,nuk e ndigjo,nuk e percepto,nuk e nuhat…. kush beson ke dicka qe s ekziston porqe ai e krijo vet nga vetja e vet,duhet me u vizitu te doktorr psiqiatri sepse ktu bje era paranoj.

  4. Treviso says:

    Jam shume dakort me mendimet e autorit, por doja te shtoja nje mendim.
    Toleranca fetare nuk eshte e barabarte ne te gjitha shtetet Europiane,sepse dhe politikat e shteteve europiane nuk jane ne lartesi te barabarta. Ne Europe ka parti ekstremiste qe per te vituar vota shfrytezojne injorancen e nje pjese te qytetareve per te luftuar fene qe ai shet nuk e predikon. Pershembull, ne Itali partia e Lega Nord e udhehequr nga Mateo Slvini ka qene dhe eshte ekstemiste ne drejtim te tolerances se feve. Eshte partia me emrin Foca Nuova qe kerkon te largoje te gjithe muslimanet nga Italia. Ne France eshte partia e Lupen.
    Dhe kushtetuta Italiane e percakton te qarte tolerancen e feve, por ne teren ka probleme. Jane probleme perjodike dhe me shume kur ka fushata elektorale.

  5. Lek Dukagjini. says:

    Fali o Zot se nuk dine çfare bejne !!!

  6. loni says:

    si ai norvegjezi qe vrau mbi 90 vete per hakmarrje kunder politikes europjane dhe tolerimit qe po i bente europa myslimaneve,edhe ai ishte i krishtere po kurre kjo europa moderne nuk tha qe ai vrau ne emer te fese se vete,kur ai e ka deklaruar qe une e bera nje gje te tille qe bota moderne te zgjohet nga gjumi qe myslimanet mos te pushtojne europen ne te ardhmen,dhe ky njeribergu norvegjez u be hero per ju krishteret,dhe nuk u quajt asnjhere terrorist por e quajten skicifren haaa cfare ndryshimi qe keni ju krishteret per killerat e juaj,vetem myslimani eshte terrorist,krishteret jo,ai aeroplani qe u rrezua ne ukrahine nga banditet ruse u quajten mercenare dhe jo terroriste,pavaresisht qe ne aeroplan kishte edhe 80 femij te vegjel dhe te gjithe se bashku afersisht 300 vete te pafajshem,por askush nuk i quajti terroriste,se ku eshte ndryshimi ketu nga berg i norvegjize me keta islamiket ne france vetem ju modernet europjane e dine,qe myslimani eshte terrorist kurse norvegjezi me 90 vrasje eshte skizofren,turp kur i ndani kriminelet ne dy kategori,njeri terrorist,( dmth i keq)kurse tjetri skizofren (dmth me i mire se i pari),shkrim leshi pervec nje fraze te bukur,NQS SE BOTA DO TE ISHTE PA BESIM DO JETONIM ME MIRE,ESHTE SHUME E DREJTE,se fete sjedhin vetem gjak qe nga koha qe kan lindur,me thoni nje rast qe fete kan pushuar luftrat pervec se i kan ndezur ato.

  7. Shqip says:

    Sigurishtë që problemi qëndron te besimim sepse nëse Evropa do të vazhdonte të ecte me ligjet e biblës atëher do të vazhdonte të ishte si në mesjet, ose thënë ndryshe diku afër me gjendjen që vendet islamike janë sot në lidhje me lirit dhe të drejtat e njeriut. Nëse nuk do të ishte për periudhën e ndritur të rilindjes evropiane edhe në Evropë do të fishkulloheshin me kamzhik njerzit për fjalën e lirë si u fishkullua dje një bloger saudit sepse u shpreh duke vënë në pikëpyetje ligjet e besimit islam. Pra besimi është një problem mbasi jeton me ligje të një ideologjie të dal kohe. Nëse njerzit në perëndim nuk do ti kishin fituar këto të drejta do të funksiononin akoma gijotinat dhe inkuzicioni pjesa më e errët e historis evropiane me themel besimi.

  8. Dardha says:

    Shkurt dhe sakte. Ka thene mese te verteten.

  9. besoj ate qe shoh, por edhe ate qe kuptoj says:

    Shkrim i goditur e i qarte i nje njeriu qe reagon me pergjegjesi qytetare ndaj asaj qe ndodhi apo qe kane ndodhur te kesaj natyre.
    E keqja me e madhe nuk eshte ajo qe ka ndodhur, sado e keqe te kete qene ajo. E keqja me e madhe mund te vije nga menyra se pjese te veçanta te shoqerise dhe shoqeria si e tere reagojne e pozicionohen ndaj ngjarjes.
    Keshtu na mesojne te gjithe librat e shenjte, keshtu na meson edhe pervoja boterore nder shekuj e mijevjeçare.
    Ja nje nga suret me te rendesishme te Kuranit Fisnik:

    Surja Kafirun

    Në emër të Allahut,Mëshiruesit,Mëshirëbërësit

    Thuaj: “O ju jobesimtarë!
    Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni!
    As ju nuk jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj!
    Dhe unë kurr nuk do të jem adhurues i asaj që juadhuroni!
    Por edhe ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë
    adhuroj!
    Ju keni fenë tuaj (që i përmbaheni), e unë kam fenë
    time (që i përmbahem)!

    Personalisht, meqenëse mendoj se nuk ja cënon kuptimin, do shtoja në formë komenti diçka tek vargu i fundit dhe do ta thoja: «Ju keni fenë tuaj, besimin dhe mendimin tuaj(që i përmbaheni), e unë kam fenë time, besimin tim dhe mendimin tim që i përmbahem. Ju shihni punen tuaj e une shoh punen time pa u gerricur me njeri tjetrin kot.

  10. fisheku says:

    rrespekt per shkrimin qe duhet te jete nje mesim per ata qe nuk e kuptojne dallimin mes besimit dhe te tolerances se mendimit te lire njerezor ne shekullin e 21-te.abuzimi kundra kesaj tolerance dhe lirie qe eshte krijuar shkakton vecse keto gjera te shemtuara qe perdoren nga ekstremistet e cdo krahu fetar,politik dhe shoqeror.per ata qe nuk duan ta kuptojne duhet te gjejne zgjidhjen e tyre personale dhe keta nuk mundet te jene me pjese e kesaj shoqerie demokratike qe bazohet ne kushtetuten e se drejtes dhe lirise parimore.sic eshte shkruar te shkojne atje ku pershtaten me mire me idete e tyre.mjaft u fshehen mbas shumices.keta skane me te drejta ne keto vende.

  11. Delli USA says:

    Ah, fqinji yt musliman e ka ate mendim ne dukje,por po ju dha rasti atehere shikoje ti se cfar mendimi ka ai.Kisha un nje mysliman ne pune dhe per koincidence ishte algjerian si terriristat e Frances,djale me te mire nuk gjeje,por kur u rrezuan kullat binjake ne New Yourk I shndrisnin syte nga gezimi,pavaresisht se me fjale u shpreh kunder.

    1. Blue Jasmine says:

      Sigurisht qe nuk u shpreh fqinji yt, se nen lekure ka qene hipokrit.
      Me vjen mire qe Europa me me fund u zgjua nga gjumi e po e sheh se bashkejetesa fetare ka qene shume e rreme. Me vjen keq qe e mesoi ne kete menyre, gjakderdhjeje e pafajshme.
      Por edhe pse e mbeshtes 100% levizjen antimyslymane ne Gjermani kam rezervat e mia. Ata kane nisur dy luftra boterore,e shume fuqi ushtarake ,urretja ndaj emigranteve mund te hapi nje lufte si dy te parat.

    2. i menduari says:

      E para dhe me e thjeshta eshte se BESIMI NE ZOT ESHTE SEMUNDJE MENDORE,s’ka rendesi feja apo menyra se si beson! Ketu qendron thelbi i ceshtjes,gjithcka tjeter eshte nje vetrrotullim dhe derdellitje vetmashtruese dhe vetsygjestionuese! Nje i semure mendor ka nje pjese te vetedijes te deformuar (rasti i besimit fetar eshte rast klasik i deformimit mendor) dhe reagimi i nje te semuri mendor eshte i gjithformesh,por vetem i llogjikshem nuk eshte!
      Keto ndodhi jane rrjedhoje e “besimit” dhe asgje tjeter! Shoqeria njerezore ka vuajtur heret nga kjo semundje.Ajo ende vazhdon te vuaje,pavaresisht shume perparimeve dhe sherimeve qe ka pesuar llogjika njerezore deri ne kete stad te zhvillimit! Perparimi eshte i dukshem,sidomos pas Rilindjes Evropiane (shek XVI) e ketej,kur NJERIU vuri ne dyshim ekzistencen e zotit.Por ka ende shume vende e njerez te cilet ende nuk e kane arritur ate periudhe historike,jane ende shume pas (sidomos bota arabo-islame)!
      T’a shohim te verteten ne sy,jo te fshihemi pas “moralit paqesor te fese”! Kjo eshte thjesht nje genjeshter per te hedhur hi syve! Faji eshe i besimit ne zot (i cdo lloj feje)! Kur ta kuptoni kete atehere do kuptoni se pse ndodhin dhe si ndodhin! Ju uroj mendim te menduar ?

      1. Bob says:

        Te lumte pena o “I menduar” me mire, me qarte e me sakte nuk mund te thuet. Jam 100% me mendimin tend. Pershendetje.

        1. e shkreta toke, se çfare mban mbi shpine ! says:

          Sa me budalla te jesh, sa me pak ta njohesh shkencen bashkekohore qe e ka hedhur me kohe ne kosh Darvinizmin, sa me llafazan te jesh, aq me i mençur te duket vetja dhe kerkon « te ndriçosh te tjeret » si puna juaj o “i menduar” dhe “Bob”

  12. fredi says:

    jam dakort me shkrimin por nje gje duhet ta dim te ter se ne bot ka vende me nje analfabetizem ekstrem dhe te ter kta njerez qe banojn dhe jan pjes e kti analfabetizmi shkollen e tyre e kan marr ne dyert e kishes dhe te xhamis, duke u falur dhe disa her ne dit mas menyres tyre,un mendoj se kur dikush ktyre njerezve i ofendon qenien e tyre te besimit per te cilin ata kan falur gjithshka,ateher ketyre njerezve i ke vrar shpirtin dhe ofenduar te vetmen shpres te tyren,ne qoftese njerzit e arsimuar do te mendojn se jo te ter e shohin boten si kta te shkolluarit jan kta qe duhet te ken takt komunikimi me pjesen e pa ditur dhe nuk duhet te prekin lirin e te drejten e te tjerve kur te tyren e ruajn me fanatizem.

  13. shkodrani ne vicenza says:

    bravo

  14. shkodrani ne vicenza says:

    kush arrin ti kuptoje keta fjale,kupton shum gjera……

  15. luis says:

    Keto jane fjale te nje njeriu qe eshte njeri ndryshe jane kafshe.E pra ju ekstremista nuk mbrohet dhe as i dilet per zot nje doktrine duke perdorur dhune dhe neqoftese keta muslimanet e marrin Muhametin per profet ai nuk ka nevoje per mbrojtjen e njerzve sepse dikush tjeter e mbron prandaj te krishteret asnjehere nuk jane ndjere te fyer kur jane vene ne loje besimi tyre sepse eshte dikush tjeter qe e mbron dhe per kete une si krishtere ndjehem i qete.Por duke qene ne sinkron me kete shkrim i huaji qe vjen ne shtepine time dhe e ka pranuar te jetoje aty duhet medoemos te zbatoje normat dhe rreguallat e familjes time pa e cenuar privatesine e tij perndryshe do shtoja une keta duhen nxjerre edhe me force sepse nuk eshte taksirati i femijeve te mi qe neser te bjere pre e dhunes tende.
    Europa ka bere nje gabim te rende qe do i kushtoje shtrenjte qe ka strehuar njerez me kombesi dhe fe tjeter sepse gjithmone do jene shenjestren e tyre.Por mos te harrojme se edhe vendet prites deri ne njefare maset do te tolerojne sepse ka vdekur nje Hitler por do dale nje tjeter dhe drama globale do jete e hatashme.

  16. qytetari says:

    Ja nje kendveshtrim fisnik i ngjarjes!

  17. malsori says:

    Ndjehem shume ngrohte nga shkrime te tilla.Liria individuale dhe kolektive te para sebashku, si dhe besimi indibidual e kolektive.Te gjith japim llogari ne menyre personale, para ligjit ose para Zotit.Nje shkrim shume i sakte.B r a v o.

  18. kritiku says:

    Ky gjermani ka te drejte sepse tmerret e krimit ne Paris i ka pare vetem nga televizori. Por te presim kur komshiu i tij “i mire” musliman, ose ndonje i llojit te tij tia marre peng gruan dhe femijen ne supermarket ose edhe tia ekzekutoje, ne menyre te ngjashme sikurse ndodhi ne Paris pastaj te shohim nese ai do ta kete frymezimin per te shkruar kete artikull apo dica krejt tjeter.

  19. toni says:

    Problemi qendron tek i ashtuquajtur: Besimi.

    Pse na duhet ky besim apo disa besime? Pse duhet te perdorim nje metode te tille? Cili eshte qellimi i kesaj metode?
    A mos valle ne nuk mund te besojme tek vetja jone? Apo tek llogjika jone?

    Te paret tane, Pellazget besonin tek Dielli, dhe kjo e ka nje te vertete te madhe dhe shume llogjike, ashtu sic eshte Dielli, qe na jep jeten per te cilen ne nuk mund te jetojme dot pa te…!

  20. Star says:

    Po ku e gjejne frymezimin e tyre muslimanet per aktet e tyre terroriste? Tek- hakmarrja- se si eshte e shkruar ne Kur’an. Lejohet hakmarrja deri sa cdo njeri i demtuar te marre hakun e vet. Dhe tani bejme pyetjen : A ka njeri ne kete rrozullim qe ta dije se deri ku duhet te shkoje kjo hakmarrje ku per nje fjale apo per nje karikature islamistet vrasin njerezit per te marre hakun e allahut.C’fare dallimi themelor me parimet e kristjanizmit qe thone fale keqbersin dhe jo fale pergjithmone ,por falja Krishtit se ai eshte gjykatesi.Dhe cila rruge e bjen paqen ne toke? Ketu duhet kerkuar e keqja sot. Tek islamizmi si ideologji.

  21. Arber says:

    Jane the budalle injorant socialist prej ktyre eshte mbushe europa me islamike.

  22. gjethi says:

    Ndoshta,9 ne 10 nuk jane terrorista(se nuk ua mban suma)por 9 ne 10 e urrejne fene e kundert dhe ata qe nuk ua ndien per fe!!

  23. katarakti says:

    …Vetem personalisht nuk lejoj te me fyeje askush…Streha e Zotit si Kisha, sinagoga apo xhamia – jane hapesira te mbrojtura… Ajo qe i lendon besimtaret myslimane, ashtu si dhe mua: – kur aktet brutale nga disa te çmendur radikale hedhin hije te erreta mbi nje fe dhe nje besim…
    Keto ishin disa pasazhe nga ky shkrim. Dhe megjithese vete jam ateist, jam plotesisht dakort me ato qe thote autori. Respekt, respekt dhe respekt. Mungesa e respektit dhe ajo e moralit njekohesisht, – jane plaget e Perendimit

  24. kaurri realist says:

    Feliksi e shef islamin me syzet e Kishes Katolike. Per fat te keq, islami nuk e shef kaurrin si ai e si un me te njejtat gjyslyke.
    Allahu nuk asht Jahve(IHWH) e Muhamuti nuk asht Krishti.

    Sa keq qi nuk asht gjalle Pater Gjergji me ju pergjegje ktij gjermanit anderrimtar:

    “Minarja ne thés nuk hine”.

  25. Ladi says:

    Shof shum jo Musliman qe po bejne Intelektualin, te Zgjuarin dhe Modernin. Nje dite edhe toleranca Muslimane do perfundoj dhe kur te vij ajo dite?, ju nuk do keni shance perseri qe te keni Presidentin, Kryeministrin, Kryeparlamentarin ose ndonje post te rendesishem ne Qeveri sepse ju nuk do I merrni votat e Muslimanve. Jane ndertuar Kisha per minoritetin Katolik dhe Ortodoks edhe ate Serb qe nuk jan me shum se 2000- vete ne Shqiperi dhe jane ndertuar ne qender te Tiranes, kurse per Muslimanet ato falen ne Rruge. Te keni kujdes ju jo Muslimanet se ne rast konflikti fetar ju do jeni te humbur.

    1. katarakti says:

      Nuk do te vije kurre ajo dite qe enderron ti or taleban. Se shqiptaret jane laike dhe nuk e rruajne fare per fe. Pra do zgjedhin kryeministrin qe u pelqen per politiken qe ndjek dhe jo per perkatesine fetare qe ka. Ti me keto mend qe ke je shume i mire per ne Turqi. Feja e shqiptarit eshte shqiptaria.

    2. kaurri realist says:

      Fjala e fundit nuk asht thane hàlà.

  26. Akilis says:

    Krishterimi dhe Myslimanizmi,nuk kane as edhe nje gje te perbashket me Zotin e Vertete.
    Eshte absolutisht e vertete qe zoti nuk e krijoi Boten,se ndryshe ose eshte thjesht spektatore dhe ska fuqi te rregulloj ate qe krijoi,ose eshte nje fuqi me e madhe Natyra me vertetesine e saj qe Zoti nuk mund ta mposht.
    Kurse per Greket e Vjeter Ata krijuan Zotin qe eshte nga Toka Zeusin me deshira,ndjenja,liri,drejtesi etj.
    Meqenese njeriu eshte i keq dhe eshte me Sarke qe komandohet nga interesat,Greket beren simbole dicka mbi fuqine e tyre dhe te pavdekshme qe ti nderojne dhe jo te kene frike “Zotin”!
    Prandaj Ata vune te paren Athinen Dijen dhe Sofine dhe jo besimin se pa njohuri dhe civilizim nuk ka besim te verber kaq e thjeshte,ndryshe je kafshe.
    Ne besime nuk ka Extremista apo jo,ose beson ose jo.
    Nuk ka pak te Virgjer apo pak me shume,ose je ose jo,kaq e thjeshte.
    Ne Krishterim apo Myslimanizem nuk ka Liri.
    Krishterimi dhe misioni i saj ishte kunder Civilizimit dhe Dijes prandaj dhe digjte kush dilte kunder,por ajo que ben diferencen me Myslimanizmin eshte se ata nuk dine apo nuk kane pasur kontakt me Lirine,Demokracine,Kulturen,Filozofine d.m.th.Greqine.

  27. Gjon Gjini says:

    Pergjithesisht drejt. Por, sikurse eshte per autorin besimi dicka e mire per te, po ashtu eshte dicka e mire mosbesimi tjetrit (apo besimi te vetja). Ideja thelbesore e shkrimit eshte qe tolerance do te thote ta mirepresesh apo ta durosh edhe injorancen e tjetrit sepse vetem keshtu shmanget lufta dhe detyrimi per ta nxjerre tjetrin nga injoranca e vete. Po ashtu autori ka te drejte te mos e pranoje se ai vet eshte nje rastesi biologjike, pra ka te drejte te besoje se dikush e ka ndertuar te jete ai qe eshte, dhe pasi e ka ndertuar e ka lene te lire te mendoje c’te doje per veten e vete, ose te mendoje ato gjera qe e bejne te ndihet mire. Shume mire!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje