Moisiu nderohet me titullin 'Qytetar Nderi' i Çorovodës/Meta: U udhëhoq nga interesi kombëtar

10 Janar 2015, 13:14Politika TEMA

Ish-Presidenti Alfred Moisiu u nderua  nga bashkia Çorovodë me titullin “Qytetar Nderi”.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishte i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i cili vlerësoi rolin eish-Presidentit  Moisiu në postin e Kreut të Shtetit dhe në mbrojtje të interesave të qytetarëve.

Kryeparlamentari Meta tha se Moisiu u bë president i qytetarëve dhe i njerëzve të thjeshtë.

“Si President ai u udhëhoq nga interesi kombëtar dhe mbrojtja e interesave të qytetarëve”, tha ai.

Meta vlerësoi rolin e tij për anëtarësimin e vendit në NATO, si dhe kontributin e shquar për shqiptarët në Kosovë e kudo. /gj.k/

5 komente në “Moisiu nderohet me titullin ‘Qytetar Nderi’ i Çorovodës/Meta: U udhëhoq nga interesi kombëtar”

  1. cfare interesash ka mbrojtur ky matuf qe e zgjodhi PD,vetem jashteqitje ka prodhuar ,po nuk e ka fajin ky por populli krahinist shqiptar ??

  2. fredi says:

    BRRAVO respekte ish president MOJSIUT, esht njeriu qe e meriton te nderohet se ka qen burri me i ndershem i politikes SHQIPTARE, urime ALFRED MOJSIUT.

  3. hallexhiu says:

    Gjest i shkelqyer.meta eshte politikani jo vetem me i kompletuar ne shqiperi por dhe me burri.

  4. safo says:

    Te besh qytetar nderi te nje qyteze si corovoda nje president te shqiperise qe ka qene qytetar nderi i gjithe Shqiperise eshte nje tallje me personalitetet.

  5. IT says:

    Presidenti me i mire qe kemi pasur.Topi bente si i drejte por per faljen e 250km2 det se hapi gojen,bile e miratoi ne heshtje…Te ishte gjeneral Moisiu ne vend te miratimit i kish dergu Sales nje leter zumpare qe te fuste ne by…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje