Partia Demokratike do t’i kthehet çështjes së hetimit parlamentar mbi emërimet në administratë me nisjen e sesionit të ri parlamentar.
Në një kohë kur Kuvendi ka ngritur prej tetorit të 2014 Komisionin hetimor parlamentar për verifikimin e ligjshmërisë së emërimeve në detyrë në administratën shtetërore, entet publike apo shoqëritë tregëtare, pritet që ky komision të vihet në funksionim me nisjen e punimeve të Kuvendit në sesionin e ri parlamentar.
Burime nga partia më e madhe opozitare bënë të ditur për TemA se hetimi parlamentar do të jetë në frymën e rezolutës së miratuar me ndërmjetësimin e Parlamentit Europian për dekriminalizimin.
Prej disa kohësh PD akuzon Kryeministrin Edi Rama dhe mazhorancën për emërimet në poste kyçe të administratës të personave me precedent kriminalë apo me lidhje kriminale.
Nuk dihet nëse PD do të plotësojë vendet që i takojnë në Komisionin Hetimor të miratuar nga Kuvendi, apo do të paraqesin një tjetër kërkesë për nisjen e hetimit parlamentar.
Burime nga PD konfirmojnë se hetimi mbi emërimet në administratë do të jetë prova e parë e mazhorancës në respektimin e rezolutës së miratuar në seancën e 24 Dhjetorit, por edhe për vullnetin e saj përsa i takon dekriminalizimit.
Paralelisht me këtë nismë, që është zyrtarizuar njëherë nga Kuvendi, grupet e punës pranë Partisë Demokratike, ku përfshihen ekspertë të fushës së drejtësisë dhe administratës publike, janë duke punuar mbi një draft që do të paraqitet në kuadër të dekriminalizimit.
Burime nga PD theksojnë se drafti është në konsultim të plotë me asistencë ndërkombëtare dhe nuk përjashtohet edhe ndryshimi i Kushtetutës dhe Kodit Penal, përsa i takon dekriminalizimit.
Mazhoranca ka deklaruar se është e gatshme të presë propozimet e opozitës, madje ka deklaruar se brenda 3 muajve të parë të 2015 të nisë procesin e diskutimeve mbi propozimet që mund të paraqiten nga opozita në lidhje me dekriminalizimin, duke vënë si kusht që propozimet të konsultohen me Komisionin e Venecias.
Së fundmi mes opozitës dhe mazhorancës janë shtuar tonet e kritikave dhe akuzave, ndërsa drejtuesit demokratë akuzojnë Kreun e Qeverisë për lidhjet kriminale. Kryeministri në anën tjetër ka ngritur dy padi penale ndaj Kreut të Grupit Parlamentar demokrat Edi Paloka dhe Sekretarit të Përgjithshëm Arben Ristani.
Në kundërpërgjigje, demokratët kanë depozituar në prokurori një kallëzim penal mbi kërcënimet që Emiljano Shullazi i paska drejtuar Kryetarit të PD-së Lulzim Basha, përmes një deputeteje demokrate, ndërsa kjo situatë u pasua sërisht me akuzat e PD ndaj Kryeministrit për lidhjet e tij me krimin.
Mbi dy muaj më parë, Kuvendi zyrtarizoi ngritjen e Komisionit hetimor, ndërsa opozita krahas Kryetarit do të ketë edhe 3 anëtarë. Gjithashtu, Kuvendi ka miratuar përbërjen e Komisionit dhe është në pritje të plotësimit të vendeve nga opozita.
Sipas vendimit të Kuvendit, që mban datën e 30 tetorit 2014, Komisioni do të ketë si Zv/Kryetar deputetin socialist Taulant Balla, ndërsa anëtarë të tij, përfaqësues të mazhorancës do të jenë Evis Kushi (PS), Majlinda Bufi (PS), Ulsi Manja (PS) dhe Bujar Derveni (LSI). Komisioni ka në përbërje 9 anëtarë, nga të cilët 4 i takojnë opozitës, e cila ka edhe kryesimin e hetimit parlamentar. /gj.k/
Dekriminalizimi I shtetit eshte domosdoshmeri ligjore, dhe kjo opozite duhej ta kishte filluar qe me pare kete proces qe kur ishin ne pushtet dhe e kishin mbushur administraten me njerez qe kishin probleme me ligin. Ketu ne draft ka nje pike qe thote ; zyrtar kriminel ose te lidhur me krimin. Dekriminalizimi behet jo me llafe kafenesh qe PD I ka me tonelata, por me fakte juridike , pra me denime te formes se prere nga gjykatat tona. Mazhoranca ta perkrah nismen dhe te hetoje si ne grupin e saj parlamentar ashtu dhe te opozites, ne presidence , ne Bashkite e ndryshme , sidomos te Tiranes , te shikohen rekrutimet ne SHISH , ku ka persaona te implikuar ne dhunen ndaj opozites se asaj kohe.dekriminalizimi I shteit shqiptar eshter detyre imediate.Mazhoranca ta filloje dekriminalizimin me deputettin qe I ka sjell me mijera te vrare dhe abuzime me pushtetin Sali Berisha , qe i fryn akoma luftes dhe anarshise. Dhunes. verbale dhe faktike te tij shteti ligjor ti peregjigjet me dhunen e ligjit se kete kerkon shumica e shqiptareve. Mjaft populli ka vuajtur mbi shpatullat e tij veprimet ketij njeriu antishqiptar , qe kur kishte pushtetin nuk llogariste as nje pushtet te pamvarur asa presidenc ,asa prokurori dhe as gjykata , por sillej si pronar I Shqiperise.
Te dyja njelloj.Me mendesi pertej lindore.Edhe njera edhe tjetra jane fatkeqesia e ketij vendi.I mbushen administratat me lloj lloj te paaftesish, Vitrinash e Kristalash, Katrash e fallcosh.Mjafton te jesh militewnt e rreshtohesh ne pune shteti, Vazhdon te zbatohen mendesite e shtetit fisnor dhe shoqerore.Gjhithcka qe behet eshte shou.Te dyja kane alergji per dijen e vertete perendimore.Zoti e shpetofte Shqiperine!