PD: Testimi i mjekëve dhe infermierëve, diskriminues dhe korruptiv

10 Janar 2015, 11:47Politika TEMA

Partia Demokratike e ka cilësuar nismën e Ministrisë së Shëndetësisë për testimin e mjekëve dhe infermierëve si të paligjshëm, diskriminues dhe korruptiv.

Kreu i Departamentit të Shëndetësisë, Tritan Shehu përmes një deklarate për mediat tha se mbas Kryeministrit, Ministria e Shëndetësisë konfirmon fillimin e një procesi të tillë “testimi”, denigrues dhe të jashtëligjshëm.

“Ata që nuk do ta “fitojnë” këtë “provim”, do të humbin vendin e punës.

Kjo inisiative nuk është e bazuar në ligj, praktikën tonë e ndërkombëtare.

Testimet e tilla tingëllojnë abuzive, jo profesionale dhe bien ndesh ëdrejtat e profesionistëve dhe të njeriut.

Janë diskriminuese se tentojnë të largojnë qindra specialistë nga puna për t’i zëvëndësuar me të tjerë.

Personeli ynë shëndetësor provohet në procesin e diplomimit, në provimin e shtetit, nëpërmjet edukimit të vazhdueshëm, apo konkurseve.

Ne po e ndjekim me vëmendje këtë proces “sui generis”.

Jemi në pritje të publikimit të dokumentave të domosdoshme zyrtare.

Më tej do të veprojmë qoftë politikisht, qofte duke atakuar vendime të tilla në Kuvend e organet e drejtësisë”, theksoi Shehu. /gj.k/

8 komente në “PD: Testimi i mjekëve dhe infermierëve, diskriminues dhe korruptiv”

  1. Elio says:

    Ka njerez qe kane diploma Vitrinash e Kristali prandaj,s’keni faj.Parti rrumpalle.

  2. Kapter Jari says:

    Tritan Preshi

  3. Aloo...Llushnja.... says:

    Qe kur Altin Goxhaj mori shkopin ne by… roli i Tritanit ne parti thone qe ka rene,por i them Tritanit te qendroje i forte,preshi i Lushnjes mos te dorezohet ?

  4. Naftetari says:

    Po ik o mjera kur flet dhe ti o qyqar.

  5. ..HE Mori Infermierja Testimin, joo ... says:

    ..zoti Shehu ka absolutisht te drejte, Dija eshte nje proces, i cili vazhdon gjithe jeten, ku e gjejne te drejten keta Politikane qe ti thone tjetrit , IK nga puna se nuk more testimin,si mundet nje proces qe zgjat 1 ore te coje dem perpjekjet shumvjecare , qe fillojne me arsimimin,kualifikimet profesionale, programet e akreditimit, reputacionin individual dhe ate profesional te nje individi qe sherben ne sistem prej shume vitesh tashme.Ky personel qe eshte sot ka perballuar ngjarjet makabre te 97,ku ka dhene edhe jeten mes plumbave kur keta qe japin keto idera iluministe pinin kafe ne Rogner, krizat humanitare si ajo e Kosovareve e qe sot perballon gjithe trysnine e opinionit publik se e fyejne dhe e dhunojne e quajne TE PISET,TE KORRUPTUAR, a thua se ata qe qeverisin jane puritane, apo e gjithe shoqeria jone po Shkelqen nga progresi.Rikthehet pra serish ne nje skenar percmues dhe denigrues per figuren e profesionistit e Famshmja qeveri e “majte” Rilindase e 1000000 votave , duke bere PRESION me buken e GOJES, Infermieres BETI.PO NUK MORE TESTIMIN, IK NGA PUNA.KY ESHTE NJE SKENAR VERTET OGURZI

  6. leo says:

    Kur do te zhduket ne Shqiperi qe opozitat duhet te kundeshtoje cdo qgje te qeverise!!!!!
    Zgjohu PD per te miren e popullit,

  7. Kris says:

    Edhe ketu, ne Amerike, doktoret japin test ne cdo 10 vjet! Por kur Tritan Shehu komenton e kuptojme ,se cfare vizioni ka patur dhe ka PD dhe Kar-diologu Berisha!

  8. ALBAN DEGA says:

    HAJDE DRITAN PRESHI HAJDE… !

    Ne cfare planeti jeton o bythelepires i Sali Kadafit!?
    A e di more injorant se cdo punonjes i shendetesise ketu ne SHBA testohet dhe rikualifikohet cdo 2- 3 vjet.
    Nese ata nuk plotesojne 30 kredite ( SME ) cdo tre vjet humbin lejen e ushtrimit te profesionit, Licensen, dhe skualifikohen duke u pushuar nga puna ose mbyllur klinika e tyre private!?
    Nuk pritet reagim tjeter nga ju krjuesit dhe themeluesit e Universiteteve te Plepave dhe Akademive te Vicidolit , nga ju rrenuesit e arsimit dhe mjekesise shqiptare, nga ju kusaret e vrastaret e Sali antishqiptarit me te madh te te gjithe koherave… nga ju shkaterruesit me themel te shtetit shqiptar.
    Ka ardhe koha e preshit ne kycet dhe ne kokat tuaja ore Dritan Preshi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje