Dy aleatë të PS-së që janë renditur në vendet e para në koalicionin e majtë me 37 parti që fitoi zgjedhjet e 23 qershorit kanë qasje të ndryshme ndaj raportit të Ramës me këto parti 1 vit e gjysëm pas marrjes së pushtetit dhe 6 muaj para zgjedhjeve lokale.
I prerë është në këtë pikë Skënder Gjinushi, kreu i PSD që mori mbi 10 mijë vota në zgjedhjet e Qershorit. Kritik në shumë aspekte ndaj Qeverisë, i pyetur për fatin e aleatëve që PS pati në zgjedhje por ende të papërfaqësuar në qeverisje, Gjinushi thotë në një intervistë botuar sot në DITA:
“Ka shumë për t’u vendosur e rivendosur në vendin e duhur sipas kontributit, meritës, aftësisë e performancës. Mbështetja nuk sigurohet vetëm me idealizëm a burrëri, ca më keq kur këto dy cilësi tek ne kanë mbetur vetëm si nocion. Ajo do edhe reciprocitet. Çuditem me disa që ende sot flasin me përbuzje për militantë që kërkojnë vende pune apo për aleatë që duan karrige. Përse këta moralistë kur lidershipi i partisë garon hapur për fitore për t’u bërë kryeministra, ministra, deputetë etj, e quan të ligjshme e të moralshme, ndërsa kur mbështetësit luftojnë për punësim a funksione të nivelit të dytë, tretë a të katërt e quajnë pa moral? Përse kur partia e madhe synon dhe merr pushtetin e quajnë normale, ndërsa kur aleatët e saj kërkojnë pjesëmarrjen në qeverisje sipas kontributit quhet etje për karrige?
Gjinushi shton se “Për ne s’është ndonjë surprizë që PS sillet ndryshe pas zgjedhjeve”.
Më pak i ashpër është Artur Dojaka, kreu i Aleancës Popullore, që mori në zgjedhje rreth 9 mijë vota. Në një intervistë në Channel One me gazetaren Klara Dervishi, Dojaka duket mbështetës ndaj Qeverisë dhe thotë që duhet të jemi realistë.
“Reformat që ka marrë qeveria sidomos aksioni kundër vjedhësve të energjisë elektrike dhe ndërtimeve pa leje janë të domosdoshme. Nuk ka shtet pa rregulla e ligje dhe Qeveria ka dëshmuar edhe ndjeshmëri sociale duke ndihmuar atë pjesë të shoqërisë që preket nga këto reforma por që janë njerëz në nevojë” – thotë ai.
Kur gazetarja e pyet si shpjegohet që AP ka marrë 9 mijë vota në zgjedhje dhe nuk është përfaqësuar në qeverisje, Dojaka shton:
“Do të doja të ishim shumë realistë me situatën. Na janë bërë disa propozime të cilat ne i kemi vlerësuar jo shumë plotësuese për kualitetet që ne kemi si forcë politike. Të mos harrojmë që Aleanca Popullore, është një bashkim i disa partive politike dhe ka mjaft mundësi brenda vetes, jo vetëm për qeverinë, por edhe për vendin në çdo kohë”
I pyetur nëse mendon se Qeveria ka bërë sa duhet në luftën kundër korrupsionit, Dojaka thotë se Qeveria ka gjetur një situatë shumë të rënduar, por është fakt që në administratë ka ende drejtues të korruptuar.
“Mendoj që Kryeministri Rama dhe Qeveria kanë gjetur një situatë shumë të rënduar. Nuk është një luftë e cila mbaron sot me nesër, kjo është një luftë e cila do të vazhdojë gjatë. Patjetër mbetet shumë për të bërë dhe është për të ardhur keq që shumë drejtorë të korruptuar janë ende në vendet e punës dhe janë në vendet e punës me fakte të korrupsionit, me raporte të KLSH-së”.
Për replikat e dikurshme me PDIU, faktin që kjo e fundit ka tentuar disa herë të flirtojë me mazhorancën, dhe qëndrimin që do të mbajë nëse Rama pranon që PDIU të kalojë nga opozita në qeverisje, Dojaka thotë:
“Ne jemi pjesë e këtij koalicioni. Kemi një marrëveshje për të qëndruar bashkë e cila është bërë me Partinë Socialiste dhe në bashkëpunim me LSI dhe me partitë e tjera të koalicionit. Çdo vendimmarrje e këtij koalicioni merret në koalicion, ashtu siç kemi bërë edhe më përpara. Një rast i tillë nuk di që të jetë rast konkret”.
Për konfliktet brenda PDIU, kreu i AP shtoi:
“Nuk do të doja të përfshihesha në asnjë problem të brendshëm të asnjë force politike, por thjesht kalimthmi do të thosha që edhe divergjencat që ne kemi pasur karshi PDIU dhe qeverisë së kaluar kanë qenë të bazuara katërcipërisht në luftën kundër korrupsionit. Kjo nuk ka qenë vetëm nga ana jonë si parti, por ka qenë nga i gjithë koalicioni i majtë fitues. Në daljet e mia si kryetar i AP me Kryeministrin e kemi shprehur këtë qartësisht”.
Vetë Rama foli lidhur me temën e rikthyer disa here të raporteve me aleatët, në mbrëmjen e fundvitit me gazetarët.
I pyetur nga disa prej tyre pse parti që kontribuan në fitoren e së majtës janë jashtë qeverisjes ndërsa të tjerë që kanë qenë kundërshtarë ose aleatë me vota të papërfilshme janë jashtë, Rama tha:
“Është si ajo historia e autobusit të unazës. Nëse të ikën në xhiron e parë, thjesht duhet të presësh në stacion se kthehet prapë. Disa nuk presin dot…”
*********
Partitë e Koalicionit të Majtë veç PS-LSI-PBDNJ, që morën mbi 5 mijë vota sipas marrëveshjes, por ende të papërfaqësuara në Qeverisje
Partia Demokracia Sociale (Paskal Milo) – 11838 vota (e katërta nga gjithsej 37 parti)
Partia Social Demokrate (Skënder Gjinushi) – 10138 vota (e pesta nga gjithsej 37 parti)
Aleanca Popullore (Artur Dojaka) – 8879 vota (e gjashta nga gjithsej 37 parti)
@@@inisjativa e radhes :Ne Shqiperi u formuar Partia e GG_se..shkurt ..me sakt e Quajtur:Grupi i Gomareve….lol
Konstatim dhe pyetje e sakte e Skender Gjinushit:”Çuditem me disa qe ende sot flasin me perbuzje per militante qe kerkojne vende pune…Perse keta moraliste kur lidershipi i partise garon hapur per fitore per t’u bere kryeministra,ministra ,deputete etj.e quan te ligjshme e te moralshme,ndersa kur mbeshtetesit luftojne per punesim a funksion te nivelt te dyte,te trete a te katert e quajne pa moral?
Kesaj i thone na lini te hame ne,se ju nuk keni dhembe per te ngrene.Gjynah t’u japesh voten nje takemi te tille!
Duket se ajo qe the bashkeshortja e kryeministrit Edi Rama (jo Lindita e Edit te Rames, qe doli tek Arjan Cani se fundi!), ishte e vertete: Zaho Koka leftoi per liri dhe per dashuri!
Gjinushi, Dojaka dhe Milo e te tjeret leftuan per lufte per te rrexuar berishen, jo per karrike!
Vetem Edi Rama leftoi per karrike dhe…dashuri!
Ke te drejt Gjinush
Duhet te ndryshohet ligji elektoral dhe ligji mbi partite. Nje parti qe nuk arrine te siguroje mbi 20000 vota duhet te dale jashte ligjit dhe te mos i behet peshe taksapguesve. Dalja jashte ligjit e partive qe nuk arrijne numrin e votave ndihmon dhe ne proçeset zgjedhore. Shmangen pazaret e pista qe behen brenda perbrenda partive ne proçesin zgjedhor.
Ndryshimi i ligjit elektoral eshte i domozdoshem se eleminon figuat e korruptuara. Kandidatet i nxjerr partia, por eshte populli qe duhet ti miratoje me voten e tije.
Per te ruajtur figuren e Presidentit te shtetit eshte e domosdoshme te zgjidhet nga populli, dhe mundesisht pa parti.
AP ndodhet tek stacioni i autobuzit te Laprakes. Dojaka konstruktiv dhe finese diplomacije Politike.
Mendoj se Gjinushi po flet me afer gjendjes reale te militanteve te Ps: te perbuzur per 8 vite nga qeverisja e Pd, te zhgenjyere dhe te braktisur kete 1 vit e gjysme nga “Rilindja’… le te me dale dikush ketu dhe te me shkruaje per te kunderten?
ja dhe shpendet grabitqare qe ushqehen me kerma . kta kermaxhinj sidomos ky krye kerma Gjinushi e quan krejt normale pushimin e administrates nga pune lenien e njerezve pa buke , zevendesimin e tyre me Kurve-leshas , ved te kete dhe ky nje cope mish te krimbur per tu pertyper . 1 gje ja vleresoj shume Edverit , kta kermaxhinj si ky , njgjela ndoka , zogaj etj i la pa lepire 1 kocke , bravo vertet Rame droga .
RAMA NUK ZHGENJEU ASNJE NJERI MBAS ZGJEDHJEVE. KJO ESHTE SJELLJA E TIJ PREJ NJERIU PA BURRERI DHE FJALE TE MBAJTUR. KUR NDONJEHERE RAMA KA BERE ATE QE KA PREMTUAR? QEVERIA E TIJ, KUPTOHET AJO QE I MBETET DUKE HEQUR PJESEN E LSI-SE, ESHTE E NDERTUAR ME SHARLATANET E ERION VELIAJT (ISH MJAFTISTET DOREGJATE), ME TE RRJEDHURIN DHE DESHTAKUN MINISTER TE FINANCAVE DHE ME GRATE FYCKA ME NE KRYE MRIKEN. JASHTE QEVERISE FLAMURIN E FYCKAVE E MBAN SPIROPALI ME CANTA FALLSO DHE BRETKOCA E TATIMEVE BRISEJDA. PERSA I PERKET ADMINISTRATES, TE PAAFTET DHE HAJDUTET JANE GJITHE ANDEJ NE KRYE. KJO ESHTE PARAQITJA ME PAK FJALE E NJE VITI E GJYSEM QEVERISJE NGA RAMA BYTHA.
PRANDAJ O ALEATE, NUK KA VEND PER JU NE QEVERINE E DHJERE TE RAMES. BENI MIRE TI THERRISNI MENDJES DHE PER ZGJEDHJET LOKALE TE LUFTONI ME VETE SI NJE POL I TRETE, SE KUPTOHET QE BERISHA DUHET MPOSHTUR ME CDO KUSHT EDHE NE KETO ZGJEDHJE DHE PER KETE KONTRIBUTI JUAJ ESHTE I DOMOSDOSHEM.
Z.Rama!
Autobuzi do kthehet perseri dhe po nuk u mbush do ngelesh pa qeveri.
Te duhet te jesh burre sic i ka hije njeriut qe asht kaluar.Marveshja duhet zbatuar dhe cdo njeres parti ti japesh rracionin qe meriton.Vetem keshtu asht prerja e biletes per ne autobuz.
… dhe Rama vazhdon me batutat dhe shakate e tij pakripe.
O tyryfyl, o kokebosh, tani je kryeminister dhe nuk duhet te kesh kohe te merresh me festa, batuta e FB. Po ku e ke mendjen ti per te punuar?! Ti do vetem te shesesh pordhe ne cdo moment, sikur te jesh akoma nje adoleshent. Po me sa duket ne mendje je i tille.
Si te gjithe udheheqesit injorante e te paafte edhe ti ke mbedhur mbas vetes bythelepires, te paafte, hajduter, mashtrues ordinere, femra te shtirura e te paafta ne menyre qe kaposhi i kotecit te jesh gjithmone ti dhe vetem ti.
Mbas nje viti e gjysem qeverisje pervec llustrave estetike, qe personalisht nuk jam kunder, nuk ke marre asnje nisem per rritjen e punesimit, hapjen e fronteve te reja te punes, uljen e varferise ekstreme etj etj.
Politiken tende sociale e ben Erion Veliaj, i cili me dasmen e tij madheshtore prej varfanjaku te lindur, e tregoi se sa afer eshte me shtresat ne nevoje.
Politiken tende financiare e ben ish guvernatori Cani qe ka harru me vdek.
Arsimi, mbrojtja, kultura qe na mbyti dhe po na del nga veshet, ka mbetur ne dore te tre femrave qe jane vetem hije ne qeverine tende, se gje konkrete nga puna e tyre s’po duket gje. Arritja me e madhe e ministres se kultures jane zyrat e reja te Ministrise. Nje vit e gjysem me kete pune me sa diket eshte marre.
Ajo budallacka e arsimit po del bllof me te gjithe drejtoret e shoqeruesit e saj hajdute.
Mrika, qe trash zerin per rolin e ri prej burri, edhe ajo xhiron bosh.
Andaj o Edi Rama, nese do qe ne politike te jetosh gjate fillo te ndash pozicionet sipas meritokracise dhe jo sipas rregullit te kotecit tend. Kesaj qeverie e ketij populli i duhen burra me integritet dhe pergatitje, koha e “LAJES” ne qeveri ka ikur me kohe e me vakt bashke me Enverin. Andaj kthe syte nga intelektualet me prurje pozitive ne qeverisje, ne keshillim, e hiq dore nga LAJET e qeverise dhe drejtorive te tua.
Aktualisht situaten e votuesne nuk e ke ne terezi;
mbeshtetesit e tu jane shumica te papune qe kur i flaku ne rruge Berisha, te pavendosurit sigurisht qe nuk do ti kthejne syte nga ty ne keto zgjedhje se ne fushaten e kaluar dole me shpate te madhe kunder korrupsionit e berishizmit e asgje s’ke bere deri me sot, varferia eshte ne majat me te larta, po ndoshta e pare nga zyrat e kryeministrise apo nga karriget business te avioneve, nuk te duket e tille, papunesia eshte njesoj, aleatet e pakenaqur, LSI-ja po ferkon barkun se shpreson te rrite perkrahjen e saj me te pakenaqurit ne rradhet e socialisteve qe nuk jane te paket, biznesi eshte ne krize te rende e me rroga te papaguara me muaj te tere, etj etj.
Ky eshte prodhim i qeverisjes tende o edi kokeboshi!
Plotesisht dakort Ada… Lsi po ferkon duart me paburrerine dhe arrogancen e ketij matufit…