Eksportuesit e terrorit

12 Janar 2015, 10:27Bota TEMA

Sulmet ishin një akt hakmarrjeje për të rivendosur nderin e Pejgamberit. Kështu e shpjegon organizata terroriste “Al-Kaida në Gadishullin Arabik” (Al-Qaida in the Arab Peninslua, AQAP) në një video të publikuar të premten (09.01.2015) terrorin e Parisit. Ajo kërcënon gjithashtu dhe me sulme të reja. Franca, thuhet në video, bën pjesë në forcat kryesore të mungesës së besimit. “Ajo fyen Profetin, nënveftëson fenë dhe lufton besimtarët.”

Të premten, Cherif Kouachi, një prej atentatorëve të Parisit, i tha stacionit francez BFMTV se ishte ngarkuar nga AQAP për të kryer sulmin. Kjo organizatë ka financuar gjithashtu sulmin.

Xhihadi digxital

Si shërbimet sekrete franceze edhe ato amerikane konfirmojnë që Cherif Kouachi është përgaitur në një kamp terrorist në Jemen. Por nëse kontakti, sikurse pretendohet ka vazhduar faktikisht deri në momentin e fundit, tani për tani nuk dihet.

Fakt është, megjithatë, se emri i Stéphane Charbonnier, një nga piktorët e vrarë të gazetës “Charlie Hebdo”, gjendej në një poster të bërë sipas modelit të posterave amerikanë për personat e shpallur në kërkim, të botuar në revistën xhihadiste në internet “Inspire” në mars 2013. “Inspire” me sa duket botohet nga AQAP-i. Ai dhe të tjerët e shpallur “në kërkim” akuzoheshin për: “Krime kundër fesë islame”.

Revista me një grafikë tërheqëse, e cila boton edhe udhëzime se mund të ndërtohen bomba, i takon me sa duket predikuesit radikal Anvar Al-Avlaki. Al-Avlaki, që është qytetar amerikan me origjinë nga Jemeni. Detyra e tij ishte të rekrutonte myslimanë të rinj për Al-Kaidën. Për këtë ai përdorte kryesisht mediat digjitale. Ai kishte një blog të vetin, ishte aktiv në rrjetet sociale dhe vinte videot në internet. Në vitin 2004 Al-Avlaki, që kishte lindur në shtetin amerikan, New Mexico, u shpërngul me familjen e tij në Jemen. Në mars të vitit 2010, ai bëri thirrje për një “luftë të shenjtë” kundër Shteteve të Bashkuara. Në shtator të vitit 2011, ai u vra në gjatë sulmi me avionë pa pilot të SHBA-së.

Terren ushqyes për terrorin

AQAP është krijuar në vitin 2009 prej bashkimit të degëve të Al-Kaidës në Arabinë Saudite dhe Jemen. Grupi që operon në Jemen konsiderohet si tejet agresiv. Ata janë përgjegjës për sulmin me lëndë shpërthyese ndaj destrojerit amerikan USS Cole, që ishte ankoruar në portin e Adenit në tetor të vitit 2000. Tetë vjet më vonë, grupi sulmoi ambasadën amerikane në Sanaa, ku u vranë 16 vetë. AQAP ishte edhe organizatorja e sulmit të dështuar ndaj Northwest Airlines në dhjetor të 2009.

Jemeni është një nga vendet më të varfra arabe. Vendi vuan nga mungesa e madhe e ujit. Rreth 40 për qind e rreth 23 milionë jemenasve konsiderohen si të kequshqyer dhe korrupsioni është i përhapur në të gjithë vendin si epidemi. Shteti është i dobët dhe sidomos pas dorëheqjes së qeverisë së Salihut në shkurt 2012, shteti nuk është në gjendje për të zbatuar autoritetin e tij në të gjithë territorin e vendit. Zonat e brendshme janë shumë të vështira për t’u arritur prandaj AQAP ka aty një strehë të sigurt.

Sulme me efekt të dyshimtë të avionëve pa pilot

Me mbështetjen e SHBA-së, qeveria jemenase po përpiqet ta luftojë Al-Kaidën. Shtetet e Bashkuara përdorin kryesisht avionë pa pilot. Organizata “Bureau of Investigative Journalism” ka konfirmuar për vitet 2002 – 2014 rreth 80 sulme me avionë pa pilot. Prej tyre janë vranë deri në 541 vetë, përfshirë edhe deri në 83 civilë, ndër ta shtatë fëmijë. Gjatë sulmesh të tjera të pakonfirmuara mund të jenë vrarë edhe deri në 900 vetë të tjerë, përfshi edhe deri në 100 civilë.

Sulmet me avionë duket se deri tani nuk i kanë bërë shumë dëm AQAP-së. Kritikuesit kanë madje frikë se ato janë kundërproduktive: vdekja e kaq shumë civilëve mund të çojë lehtë më shumë pasues në krahët e organizatës terroriste. Po ashtu në vend ka edhe shumë jemenitas sunitë që janë në arrati brenda vendit për shkak të revoltës dhe të luftimeve me huthis që janë shiitë. Al Kaida mund të rekrutojë kontigjente edhe nga radhët e refugjatëve. Po ashtu AQAP-i ka lidhje dhe me milicët Al-Shabab në Somali.

Strategji e re

Prej kohësh e ka ndryshuar taktikën e saj edhe Al-Kaida. Ajo u rekomandon pasuesve të vet që në vend të atentateve të mëdha, të vështira për t’u realizuar, të kryejnë sulme të vogla. “Krimet e shteteve perëndimore – ndër to Amerika, Britania e Madhe dhe Franca – do të kenë pasoja të thella brenda vendeve të tyre”, thuhet në botimin e fundit të “Inspire”. “Inspire” i inkurajon lexuesit për sulme në vende perëndimore. Mundësisht në Amerikë, por edhe në Britaninë e Madhe apo Francë. Atentatorët e saj goditën tani në Francë. Për Al-Kaidën, e cila po ballafaqohet kohët e fundit me konkurrencën gjithnjë në rritje nga “Shteti Islamik”, sulmi në Francë është edhe një fitore propagandistike.

6 komente në “Eksportuesit e terrorit”

  1. mono says:

    Duhet ti themi gjerat me emrin e tyre, korrektesa politike eshte si luminal kur je i semure me kancer.

    Feja islame, sic jemi deshmitar, ka probleme te medha. Nuk jane raste te izoluara, jane te perserituara. Nga Boko Haram, Al Kaeda, Shteti Islamik, Talebanet etj etj jane organizata terroriste me ideologji islamike. Shtete si Arabia Saudite, Pakistani, Irani etj kane denime me vdekje per blasfemine, pra po te thuash dicka ne lidhje me Islamin qe ata ofendohen, ti je i vdekur.

    Pra qofte nga organizatat terroriste qofte nga vete shtetet, te bazuar mbi fene islamie ti mund te gjesh vdekjen, gje qe ne ne Evrope nuk e kemi!!!

    Me shprese jane fjalet e presidentit egjiptian Al Sisi per reflektim dhe revolucion ne fene islame. Jo te gjithe myslimanet jane terroriste, por disa po! Dhe jane kercenim per nje konflikt te gjere boteror!

    1. lemi says:

      Mono:
      a je ne gjendje me mu pergjigj,keto organizata a kan okupu naj shtet ajo,a kan naj koloni dikund ajo.

      1. mono says:

        Lemi keto organizata nuk kane kapacitete te pushtojne shtete, pasi duhen avione, anije etj etj. Me i avancuar eshte Shteti Islamik qe zoteron territore si nga Iraku dhe Siria. Po te kishin mundesi mos u merakos do te fillonin me pushtime, sic eshte edhe qellimi i hartes se Shtetit Islamik.

        Ata jane ne gjednje te godasin objektiva jashte shteteve te tyre Amerike, Angli, Spanje e se fundmi ne France.

        Te kene pushtuar apo jo akoma, kjo nuk i ben me pak terroriste sec jane, nese eshte ky shqetesimi juaj.

  2. kaurri realist says:

    Ajo çka shifet neper Lindje te Meseme, Afrike Veriore e Lindje te Larget, asht perpjekja me “ngjalle” edhe nji here Kalifatin islamik, si ne kohen e Muhamutit. Organizatat e ndryshme xhihadiste priten vetem nji figure kar-izmatike si puna e Al Bagdatit per me i bashkue. Ne xhihadin islamik kush vret mâ shume kaurra e muslimane te “moderuar” apo kritik te Islamit, aj ash mâ “burri”!!!

    Ajo qi i mungon xhihadizmit, asht nji mbulim( ombrelle) diplomatik. Ky mbulim diplomatik, mendoj, ka me kene ne te ardhmen e afert, Mbreti-cub i Jordanise, xhuxhi me emnin Abdullah II( shqip: Â Budàll), i fisit arab Hashemit edhe kushrî i larget i vete Muhamutit.

  3. ajn says:

    Ju dy te paret qenkeni fort te dijshem, pse nuk beheni teologe?

  4. dfgrubn anticensurë says:

    “Strategji e re”
    e thënë ndryshe dhe strategjia operative!
    kjo strategji ka për qëllim të largët atë që po kërkojnë al-kaidistët!!ka qëllimin e saj të largët fillimin e një përplasje midis dy besimeve kryesore!!
    strategjia operative e të sulmuarit,atentateve,të vogla;ndoshta dhe duke vrarë një polic të thjeshtë;si atentatori i dytë në francë;nuk bën gjë tetër veçse krijon pasiguri!krijon jë nervozizëm të pakuptueshën,pasiguri të lehtë që çon vetëm në një drejtim!!çon në humbjen e besimit tek myslymanët,si fillim,dhe më pas;duke mos ditur kush është myslymani normal dhe kush është ai terrorist;futen në një thes të gjithë!!merr krahë mari lëpeni,pegida e ai debili i ri i lega nord,savini!!këta nuk do të bëjnë gjë tjetër veçse do të sulmojnë pjesën e shëndoshë myslymane në europë!pasoja do jetë shtimi i radhëve të terrorit!!
    prandaj duhet thënë se strategjia e re e al-kaidës është përdhosja e myslymanëve europian për të arritur në një agresion të europianëve kristian ndaj tyre!!
    historia e re na ka treguar se alkaidistët,fondamentalistët nuk e kanë problem të nisin kamikatze,sakrifikojnë njerëz për qëllimet e tyre!!qëllimi i tyre strategjik është sakrifikimi i miliona njerëzve,myslymanëve në eruropë,për interesat e tyre!!për injorancën e tyre!për çmëndurinë e tyre!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje