Heroi i Francës, dizajneri që udhëzoi policët për kapjen e vëllezërve Kouachi

10 Janar 2015, 13:37Bota TEMA
Heroi i Francës, dizajneri që udhëzoi policët për

27-vjeçari francez  Lilian Lepere është shpalllur hero nga mediat franceze, pasi ai ishte personi që i dha informacione policisë nga brenda ndërtesës ku ndodheshin dy terroristët Cherif dhe Said Kouachi.

Ai u fsheh në një kuti kartoni, kur vëllezërit Kouachi u futën në shtypshkronjën, e cila  ndodhet në zonën e  Dammartin-en-Goele, 25 milje larg Parisit.

Fillimisht ai i dërgoi një mesazh babait të tij, duke i thënë se dy terroristët e kërkuar nga policia ndodheshin në shtypshkronjën ku ai punonte si dizajner.

Jam fshehur në katin e parë.

Besoj se ata i kanë vrarë të gjithë.

Lajmëro policinë të ndërhyjë”, ishte mesazhi që Lilian i dergoi te atit.

Ai nuk u pikas per asnje moment nga terroristet, por dergoi mesazhe nga kutia e kartonit ku qe futur, duke dhene informacione te sigurta per ndertesen dhe per levizjet e dy terroristeve.

Lilian doli pa demtime nga ndertesa ku ishin fshehur terroristet.

Por pervoja ka qene tronditese per diznajerin, i cili do te marre trajtim psikologjik./j.h

9 komente në “Heroi i Francës, dizajneri që udhëzoi policët për kapjen e vëllezërve Kouachi”

  1. Tim Kalla says:

    Media, per mendimin tim ben gabim qe reklamon emrin dhe fotografin e heroit , sepes atje ka dhe njeres te tjer si puna e te dy vllezerve qe do te donin te hakmeren me heroin

    1. analisti says:

      Jo TIM KALLA Franca eshte vend i lire dhe mire bejne qe japin emrin e heroit. Franca e pagoi shtrenje cmimin e lirise dhe nuk pse te kete frike nga morracake islamike sepse ky do te ishte triumfalizmi i tyre. Duke dale hapur dhe lirshem dergohet mesazhi se Franca qan herojt e elirise por nuk dorezohet para asnje krimineli.

  2. Piklishi says:

    Njoftimi ma i mire do ishte:Aty ishte nji dizajner qe dha mesazhe me te cilin policia u orientue duke dale me sukses eleminimin e xhihadisteve kahush.
    Ndersa personin ta falenderojne organi ne fjale pa buje.Ka te drejt z.Tim Kalla qe shqtesohet.

  3. Emigranti_UK says:

    Tema ka punsuar ca njerez qe nuk e kane haberin nga lajmet…..

    Ato jane vrare jo kap….

  4. psy says:

    Apo s’qenka si shpirt,i bukur e i bute!

  5. A says:

    Nga eksperienca e sigurimit shqiptar, qe duhet te merren si eksperice,
    me mire do te ishte heshtja se sa reklamimi deri ne media.
    Nderimi dhe respekti nga shteti, qeveria dhe organet kompetente franceze per kete rast duhen bere ne heshtje, sepse keto quhen HERONJ te HESHTUR.
    Megjithate une e pershendes veprimin e guximshem te LILIAN LEPERE. Me “kafshet” njerezore nuk ka vetem trimeri por edhe “hile” ne eliminimin e tyre.

  6. Partizani says:

    Afishimi i fotos dhe emrit te tij jo vetem eshte jo profesional,por eshte bere qellimisht per ta VRARE ate sa me shpejt!
    Ndodh keshtu prandaj njerezit nuk INFORMOJNE POLICINE!!!

  7. tomsojeri says:

    Jam me ty Tim ! Kta xhihadistet spo kan “moral” ne krime dhe kan shtrir influencen ne perendim e kudo dhe vrasin sikur me qen pula njerzit !Aty tjetri shkoj rembeu femij e kercenoj ti vras, per te shpetuar ata kriminel te cmendur qe renqethen boten ! Kta lloj “herojsh”skan pse reklamohen e ekspozohen keshtu, sepse ktu nje llotari fitohet e sju a ma me nxjer as emrin !Keq shum keq, e nese ktij ja ka kerku qefi te behet me emer ,gjynah se keq e rezikon koken !Kto mediat skan meshir per asgje e askend nuk kursejn

  8. demokration demokrat demokracia says:

    jepini titullin “e nderuar” Spiuni i Perandorit
    futjani medaljen ne nnji kuti kartoni ta ket kujtim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje