E dashura e drejtori të publikieve në revistën satirike Charlie Hebdo, i cili u vra të mërkurën tha se fajin për masakrën ka qeveria.
Jeannette Bougrab, ish-ministre në qeverinë e Francois Fillon tha për televizionin francez TF1 se ngjarja mund të ishte parandaluar.
“Unë nuk kam humbur Charlie Hebdo. Unë kam humbur njeriun që dashuroja. Unë jam këtu, jo si një ish-ministre e qeverisë, por si një grua që ka humbur burrin e saj, i cili u vrarë nga barbarë.
E kam admiruar Charb para se të bija në dashuri me të dhe unë e desha për atë që ai ishte. Ai ishte trim. Ai mendonte se jeta ishte një gjë e vogël a kur ai ishte duke mbrojtur idealet e veta.
A njihni njerëz që do të ishin të gatshëm të vdisnin për idetë e tyre sot? Jo. Sepse ata thjesht vdiqën, sepse ata u vranë. Ky është realiteti. Kjo masakër mund të ishte. Ne mund ta kishin shmangur atë dhe ne nuk e bëmë”./j.h
ajo qeshte per qejf, duket sa e ka dasht…
shperthyesi po ti ku e pe qe qeshte ajo po fliste normalisht dje ne lajme dhe me shume emocion nuk e pe sa here i dridhej zeri pastaj ajo tregonte historine e te dashurit te vet apo vetem per bukuri i shikon ti
Sigurisht që mund të ishte ndaluar.
Mendimi i amerikanëve sipas Financial Times ishte se është e tepërt t’i provokosh myslimanët në këtë mënyrë.
Satira të tilla ata i kanë provuar në shkallë dhe format të ndryshëm për të matur pulsin dhe prandaj janë shumë të ndjeshëm dhe realistë.
Mendimi i Anglezeve mund te thuhet, por dakort edhe Amerikanet ne te kaluaren kane thene mos provokoni, por Amerikanet kishin dhe hallin e tyre se kishin disafish me teper ushtare ne ato zona se sa frengu.
Megjithate me kete logjike i bie qe ata ne Kazakistan duhet ta kishin varur Boratin apo jo ? Spo them per Katoliket qe jane komuniteti me i abuzuar ne bote nga te gjitha fete se paku qe pas Luftes se Dyte Boterore. Hebrejte tallin trapin, keta te “pafete” bejne lloj lloj “veprash artistike” kunder Krishtereve, Muslimanet i vrasin dhe i presin rregullisht ne Jordani, Palestine, Egjipt, Irak. Car duhet te bejne Kristianet sipas teje ?
O Mali,
Pas ngjarjes se Parisit, Kanadaja dhe disa vende perendimore kane vendosur te shfuqizoje nga kodi penal vepren penale te blasfemise. Kjo do te thote se liria e shprehjes (ky perfshihet edhe satira) do te kthehet ne nje te dretje absolute, pa asnje kufizim.
Me mire shikoni videon se perkthimin e kane qare keta te Temes.
Franca ka nevoje te beje reforma shume me te thella se Shqiperia.Kete e dine shume mire politikanet tane por me mir te jesh mut sesa i vogel.
nuk thote qeveria por republika!!!! jeni gazetare apo ça leshin jeni ju???
Shume perkthim i dobet, asgje nuk kuptuam, me mire te degjojme videon…!!
Kjo zonja, ish ministre e Rinise dhe Jetes ne Komunitet ne qeverine e F.Fillon, per rreth 2 vjet, (Nentor 2010-Maj 2012 dhe per ca kohe , Kryetare e Komisionit Francez per Shanse te barabarta dhe Kunder Diskriminimit, eshte 42 vjeç, juriste, ateiste dhe, se bashku me te dashurin e saj Charb, kartonistin e satirikes “Charlie Hebdo”, i cili nen akuzen e talljes me profetin e tyre Muhamed, u vra se bashku me stafin e tij, nga terroristet islamike me 7 Janar 2015, ishin dy perkrahes te vendosur te sekularizmit ne France.
Ajo eshte me origjine algjeriane. I jati i saj ishte nje “harki” ose ne arabisht “haraka”, emer me te cilet njihen algjerianet që luftuan ne formacione te rregullta ose paramilitare, krah per krah me ushtrine pushtuese franceze, kunder Frontit Çlirimtar Kombetar Algjerian ne luften heroike qe populli algjerian ndermori per çlirimin e Algjerise, kunder koloniztoreve franceze (1956-1962). Kujtoni filmin “Beteja e Algjerit”
Pas fitores se Frontit Algjerian, nje pjese e madhe e ketyre kolaborocionisteve “harki”, njelloj si ballistet tane pas fitores se partizaneve, iken nga Algjeria dhe u vendosen ne France, megjithse qeveria e athershme e DeGolit, urdheroi qe te pengoheshin bashkëpuntoret Harki te vendoseshin ne France.
Ata që mbeten ne Algjeri, familjet dhe pasardhesit e tyre, u vrane dhe u masakruan me barbari, në mase, nga Fronti Kombetar Algjerian dhe përkrahësit e tij.
Numri i te masakruarve “harki”, edhe sot eshte i dikutueshem, ndermjet 30 mije e deri ne 150 mije.
Sot, pasardhesit e ketyre “harki” ne France perbejne nje komunitet prej rreth 800 mije vetesh, dhe thirren dhe trajtohen ndryshe nga pjesa tjeter e algjerianeve te emigruar tani vone ne France.
Megjithate, harkit, nuk bejne pjese tek elitat e emigranteve te ardhur nga kolonite apo ish kolonite franceze, ashtutëquajturit “evolue” (te evoluarit, te zhvilluarit, te pershtaturit), qe jane nga ato shtresa vendase te kolonive, pergjithesisht te pasura dhe pjese e administrates koloniale, qe flasin vetem frengjisht, jane te shkolluar, dhe kane pranuar dhe aplikojne kulturen dhe menyren e jeteses franceze dhe europiane.
Zonja Jeannette Bougarb, citohet te kete thene qe (perifrazoj), i ishte lutur Charb-it qe te ikte nga Franca, se e dinte se ai do te vdiste si Van Gog, se ai nuk kishte bere femije se e dinte qe do te vdiste, se ai ishte nje mbrojtes i sekularizmit dhe i shpirtit te Volterit dhe se ai mendonte se jeta e tij ishte e vogel perballe idealeve te tij.
Duket vertet madheshtore dhe frymezuese.
Dhe eshte vertet mekat qe me gjithe keto ideale dhe perpjekje heroike, ai mundi te bente aq pak per te mundur racizmin dhe diskriminin neper bote, aq pak per tu dhene te gjitheve, ane e mbane rruzullit, shanse te barabarta per jeten, per lirine dhe per mireqenien e te gjithe popujve, aq pak që, ashtu sikurse tergojne skicat-kartun te mediave pas 7 Janarit, pena dhe fjala e lire tu kundervihet dhe te arrije te triumfoje, jo vetem kunder kallaçeve te dy terroristeve te 7 Janarit, jo vetem kunder barbarise se Al-Kaedes dhe ISIS-it por edhe kunder terrorizmit shteteror neper bote, edhe kunder raketave, sateliteve dhe droneve qe vrasin civile te pafajshem, gra edhe femije.
Dhe eshte vertet mekat qe, megjithe keta burra idealiste, pacifiste dhe mbrojtes te fjales se lire dhe te lirise se njerzve dhe popujve ne pergjithsi,
Franca nuk mundi t’i shpëtojë kryerjes dhe as te fshije krimet e saj koloniale te se shkuares, as Dien Ben Fune dhe as Algjerine, as perfshirjen e saj moderne neokoloniale ne Libi dhe ne Mali, dhe as lobin pro serb qe lejoi masakrat serbe ne Srebenice, jo larg kufive te saj.
Dhe eshte vertet mekat qe, gjakun e antiracistit Charb, ta shfrytezoje Fronti Kombetar i Le Pen-it per te zgjeruar rradhet dhe ideologjine e tij ne France dhe, me siguri, edhe levizja e re neonaziste Pegida, ne Gjermani.
Sepse, eshte fare e qarte dhe e sigurte, se asnje ISIS apo AL-Kaede nuk mund ta dominoje, dhe aq me pak, ta pushtoje Europen; asnje hijab i minoriteteve myslimane ne Paris nuk do te mund t’i zhduke minifundet apo nudot ne France dhe as te beje te nenshtruar gruan franceze, ashtu sikurse asnje numur xhamish te ngritura atje apo gjetkë, nuk do te mund ta ndryshoje kulturen kristiane te Frances apo Europes.
Por, eshte më me shume gjasa qe, Le Pen-ët dhe Pegidat, mund ti fashistizojne Francen dhe Gjermanine, mund te shkaterrojne BE-ne dhe endren evropiane per nje kontinent pa luftra dhe pa kufinj.
A thua Charb nuk ishte aq i zgjuar dhe aq largpames sa te mos kuptonte keto diferenca dhe imperativa dhe, ne okelion e fjales se lire, te tallej, te perqeshte dhe te sulmonte, jo thjesht terrorizmin islamist, por ndjesine religjioze dhe simbolin e qindra miliona myslimane anë e mbanë botës?
Eshte nje beteje e humbur per Charlie Hebdo sepse, tirazhi i satirikes, i konsumuar ne Europe, nuk mund t’i shtyje myslimanet e botes te distancohen nga profeti i tyre Muhamed dhe as te ndergjgjsohen se brendeshmi se terrori, apo qofte edhe shteti terrorist islamist, nuk eshte rruga e duhur per te zgjidhur problemet e tyre kombetare apo per tu çliruar nga roberite e huaja.
Ajo qe mund te beje Charlie Hebdo me keto përqeshje, eshte vetem te nxise e ti jape flake, anti-islamizmit te shoqerive, opinionit dhe popujve evropiane, duke bere realitet nje konflikt dhe armiqsi te dy kulturave te rendesishme boterore si dhe, duke rritur gjasat e dominimit te ketyre shoqerive nga ekstremistet, racistet dhe nga te gjithe forcat te tjera qe jane kunder bashkjeteses dhe bashkpunimit te kulturave dhe religjioneve, kunder emigranteve dhe levizjes se lire te njerzve.
E projektuar ne Shqiperi, i gjithe ky zhvillim, vetem ka çuar ne kreshendo valen e nje antimyslimanizmi te terbuar, qe identifikon myslimanet shqiptare me terroristet, me arabet dhe me turqit, qe ben thirrje per cfarosjen, vrasjen dhe linçimin e tyre.
Mjafton te ndiqni edhe perciptaz, bllogjet shqiptare, por per fat te keq. edhe artikuj dhe editoriale te gazetave me peshe te vendit, per tu bindur se ky nuk eshte nje egzaxhirim.
Pasoje e kesaj verberie te pergjithshme eshte nje aleance sa e çuditshme, aq edhe e perçudnishme, e elementeve te rekrutuar ortodoks filogrek antishqiptar me ekstremiste fondamentaliste katolike, te vulgut dhe te elites, dhe njeherazi te ateisteve kozmopolite apo te trushplareve pa asnje orientim, por qe shkojne vetem pas berihait, nje aleance qe me veprimtarine e saj, ka vene rrezik unitetin dhe bashkjetesen e popullsise brenda Shqiperise, po aq sa ka sjelle motive dhe thirrma per perçarjen Shqiperi- Kosove.
Duket si nje furi e çmendur kolektive vetevrarese, ndaj se ciles, kushdo qe i ka mbetur pak gjakftohtesi largpamesi duhet te reflektoje dhe kunderveproje.
Kjo eshte nje betejë për të cilën ja vlen të luftosh.