Media amerikane shmangu publikimin e karikaturave islamike, që lidheshin me sulmin në Charlie Hebdo

8 Janar 2015, 11:51Bota TEMA

Agjensia e lajmeve Reuters ka bërë një vëzhgim lidhur me publikimin e karikaturave kontorverse fetare, të Charlie Hebdo pas sulmit të djeshëm, në mediat kryesore amerikane.

Mediat lidere të Amerikës, nuk pranuan të mërkurën që të publikojnë karikaturat kontroverse të Profetit Muhabed, pas sulmit që u bë në redaksinë e revistës satirike, ku u vranë 12 njerëz.

Mediat online Daily Beast dhe Slate, i publikoi karikaturat, por botuesit e mëdhenj të SHBA-së, duke përfshirë New York Times, Wall Street Journal, Reuters dhe Associated Press, nuk e bënë këtë. Disa thanë udhëzimet e tyre dhe bënë thirrje për shmangien e botimit të imazheve ose materialeve të tjera të cilat që kanë si qëllim fyerjen ndaj fesë.

“Pas shqyrtimit të kujdesshëm, redaktorët e Times vendosën  që t’i  përshkruajnë karikaturat me fjalë, per t’i dhënë  lexuesit informacionin e mjaftueshëm për të kuptuar historinë e sotme,” tha zëdhënësja e New York Times Company Danielle Rhoades Ha,  me email.

Bill Marimow, redaktor i Philadelphia Inquirer, tha për Reuters: Ne nuk do  t’i publikonim në asnjë rrethanë  karikaturat. Ideja se ato mund të  fyejnë dhjetëra miliona njerëz myslimane, se sa po përshkruar diçka me fjalë, nuk është një thirrje e pavend“.

Përfaqësuesit Reuters, Slate dhe Daily Beast nuk iu përgjigjën menjëherë telefonatave për koment.

Associated Press ka një politikë të kahmotshëme të përmbajtur për përdorimin e imazheve provokuese,- tha zëdhënësi Paul Colford, për Reuters.

Charlie Hebdo, është i njohur  për ballafaqimin me polemika per sulmet satirike mbi udhëheqësit politikë dhe fetarë të të gjitha besimeve dhe ka botuar karikatura te shumta komike për Profetin Muhamed.

Dy burra t maskuar sulmuan zyratParis dhe gjatë sulmit, një prej sulmuesve i kapur në videon jashtë ndërtesës thirri “Ne kemi vrarë Charlie Hebdo. Ne kemi  marrë hak për Profetin Muhamed“.

Shumë myslimanë besojnë se është blasfemi  të krijosh fotografi të profetit Muhamet dhe xhihadistët  në internet në mënyrë të përsëritur paralajmëruan se revista do të paguajnë për talljet e saj.

The Wall Street Journal përfshinte një pjesë të vogël të karikaturave provokuese nga Charlie Hebdo, disa prej tyre humoristike për fetë e mëdha, duke përfshirë edhe Islamin, porasnjërën prej tyre nuk shfaqej Profeti Muhamed.

Stafi ynë global është i përkushtuar në raportimin dhe publikimin e lajmeve, duke shpjeguar kontekstin e tyre dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë kështu, pavarësisht ngjarjeve të tmerrshme të sotme. Duke vepruar kështu ne e ripërkushtojmë veten çdo ditë për vlerat qendrore të lirisë së shtypit,”  tha Gerard Baker , kryeredaktori i Journal, në një deklaratë dërguar me email per Reuters. Përgatiti: J.H

1 komente në “Media amerikane shmangu publikimin e karikaturave islamike, që lidheshin me sulmin në Charlie Hebdo”

  1. KosoWAR says:

    Mediat gjermane i botuan te gjitha ne faqe te pare. Edhe njehere treguan se jane popull fisnik qe nuk zmbrapsen para te keqes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje