Hollande: Franca u godit në zemër, të gjithë bashkë kundër barabarisë. 3 ditë flamuri në gjysmë-shtizë

7 Janar 2015, 21:19Bota TEMA

Presidenti francez, Francois Hollande iu drejtua kombit të tij nga Pallati Presidencial, pas maskarës me 12 të vdekur në zyrat e redaksisë së revistës satirike, “Charlie Hebdo”.

“Të dashur patriotë, Franca sot u sulmua në zemër të saj, në Paris….Mesazhi im është për t’ju thënë 12 qytetarëve të nderuar të vrarë, se lufta e tyre për liri do të vazhdojë.

Për dy policët e vrarë, ju them gjithashtu që nderojmë aktin e mbrojtjes së lirisë së fjalës.
Nesër Franca e ka ditë zie dhe në orën 12:00, do të mbajmë një minutë heshtje. Tre ditë, flamuri ulet në gjysëm shtizë.

Vrasësit shënjestruan lirinë, lirinë e shprehjes, paqen, tolerancën, të jetuarit sëbashku. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë lirinë në emrin e të vrarëve.

Ndërkohë që hetimi vazhdon për të kapur vrasësit, ne kemi vendosur nën mbrojtje, të gjitha institucionet publike dhe ato që janë direkt të kërcënuara. U them qytetarëve se asgjë e askush nuk do të na ndajë.

1 komente në “Hollande: Franca u godit në zemër, të gjithë bashkë kundër barabarisë. 3 ditë flamuri në gjysmë-shtizë”

  1. iBaba says:

    Je suis Charlie!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje