2 vjet burg për ish-guvernatorin e Virxhinias/ Familja pranoi rryshfete nga një biznesmen. Po në Shqipëri...

7 Janar 2015, 12:07Bota TEMA

Ish-guvernatori i Virxhinias, Bob McDonnell u dënua me 2 vjet burgim me akuzën për korrupsion gjatë kohës që ushtronte detyrën.

Pas leximit të dënimit nga Gjykata Federale në Richmond, republikani McDonnell tha se si ndihej jashtëzakonisht keq për veprimet e tij, të cilat ishin shkak i ngritjes së 11 akuzave për korrupsion.

“Megjithatë unë kurrë nuk kam tradhëtuar betimin që e dhashë kur kam marr këtë detyrë’, ka deklaruar McDonnell.

McDonnell është guvernatori i parë i Virgjinias në SHJBA që dënohet me burg pas akuzave për korrupsion.

Çifti Mc donnell ka pranuar dhurata në vlerë prej 177 mijë dollarësh nga biznismeni i Richmondit, Williams.

Ata po ashtu kanë marr kredi në shkëmbim të favoreve qe do ta ndihmonin biznismenin që të promovonte produktet e ushqimit dietik.

Dhuratat përfshinin rroba, bileta për udhëtime, argëtimin në fushat e golfit, orë Rolex.

“Këto dhurata kryesisht janë marrë nga bashkëshortja dhe fëmijët e guvernatorit, dhe ka gjasa që për to ish guvernatori të mos ketë qenë fare në dijeni”, tha avokati i McDonnell. a/b

2 komente në “2 vjet burg për ish-guvernatorin e Virxhinias/ Familja pranoi rryshfete nga një biznesmen. Po në Shqipëri…”

  1. Toni says:

    Ne Shqiperi e kunderta vidh-vrit-uzurpo-etj meresh ne mbrojtje nga PD-ja e ish-sekretarit te PPSH sali ram berisha anetaresohesh+behesh pjese e SHQUP-it strofulla e hijena si psh RISTANI nje ish-burgaxhi emerohet zv-min i brendshem dhe pritet te beje hajer ky komb..

  2. Agna says:

    eh mire oh mire kjo eshte e qarte sesi ndertohet nje shtet

    http://ulinks.net/guvernatorineburg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje