Terroristët e “Boko Haram” kanë rrëmbyer 40 djem të rinj, të moshës 15 deri në 23 vjeç, në verilindje të Nigerisë.
40 djemtë u rrëmbyen nga një grup i armatosur në një fshat të largët në verilindje të Nigerisë, në fshatin Malari.
Dëshmitarët kanë treguar se terroristët nuk qëlluan me armë dhe nuk lënduan askënd, por grumbulluan djemtë e rinj dhe i morën ata me vete.
“Terroristët mblodhën tërë njerëzit para shtëpisë së shefit të fshatit ,duke mbajtur ligjëratat fetare dhe pastaj zgjodhën 40 të rinjt në mesin e tyre dy djemtë e mi dhe tre nipërit e mbesat e mia”, deklaroi njëri prej dëshmitarëve të këtij rrëmbimi.
“Boko Haram” njihet për rrëmbimet në masë të të rinjve.
Pak muaj më parë, terroristët rrëmbyen 200 studente në një shkollë vajzash, fati i të cilave nuk dihet ende./ E.D
o Zikeeeeeeeeeee boko haram,se shpejti ne El bason……..
”…..u rrit cuni,don llokum”
kur thote edhe kenga…….
foto e dyte tregon punimet e big xhamise se Namgjase m’Tirone……….
TFG ruj mbesat e tua plako. Kisha Greke ka mirepritur cdo hordhi aziatike, mjafton te luftojne perendimin.