Indonezia, alarm për sulme anti-amerikane

4 Janar 2015, 14:44Bota TEMA

Ambasada e SHBA-së në Indonezi ka paralajmeruar shtetasit amerikane për kërcënime të mundshme ndaj bankave dhe hoteleve të lidhura me Shtetet e Bashkuara në Surabaya, qyteti i dytë më i madh i Indonezisë.

Zëdhënësi i policisë indoneziane, gjenerali Agus Riyanto ka thënë se nuk është në dijeni të ndonjë kërcënim terrorist kundër interesave amerikane, por ka njoftuar se vigjilenca duhet të rritet, ndërkohë që njerëzit qarkullojnë në afërsi të këtyre objekteve.

Indonezia ka qenë e sukseshme në goditjen e grupeve militante, pas sulmeve të shumta përgjatë vitit 2000, por autoritetet indoneziane kanë ngritur shqetësime gjatë muajve të fundit, pasi qindra qytetarë indonezianë u janë bashkuar grpeve ekstremiste që luftojnë në Siri dhe Irak./ E.D

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje