2014-ta mbyllet me 76.000 viktima nga konflikti në Siri dhe Irak

1 Janar 2015, 19:53Bota TEMA
2014-ta mbyllet me 76.000 viktima nga konflikti në Siri dhe Irak

2014-ta që sapo lamë pas ka qenë viti më i përgjakshëm në Siri, në konfliktin 4-vjeçar.

Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se luftrat përgjatë vitit 2014 kanë shkaktuar mbi 76.000 të vrarë.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut tha se 17.790 vdekur ishin civilë, duke përfshirë edhe 3.501 fëmijë.

Ndërkohë më shumë se 15.000 persona vdiqën konfliktet në Irak vitin 2014, duke e bërë 2014-ën vitin më të keq  që prej 2007-ës

Pjesa më e madhe e dhunës  dhe viktimat e shkaktuara janë si pasojë e përparimit të ISIS si dhe e grupeve të tjera militante në të dy vendet.

Sulmet ajrore të udhëhequra nga SHBA kundër shtetit islamik të ISIS, luftimet midis trupave qeveritare dhe rebelëve në Siri dhe të dhunës sektare në Irak gjithashtu kanë shkaktuar një numër të madh të vdekjeve.

Sulmet ajrore vazhduan edhe  të enjten, afër qytetit sirian Raqqa, Kobane dhe Deir el-žOur dhe pranë qyteteve irakiane Falluja, Mosul dhe Sinjar.

Ndërkohë Presidenti sirian Bashar al-Assad,  e nisi Vitin e Ri 2015 me një vizitë tek trupat e vijës së parë periferiDamaskut, në Jobar./j.h

1 komente në “2014-ta mbyllet me 76.000 viktima nga konflikti në Siri dhe Irak”

  1. tfgs says:

    pa harruar dhe 4000 koke ne Kosovo dhe Albanistan ne kohe ”paqe”…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje