Autoritetet në SHBA po hetojnë vrasjen aksidentale të një gruaje nga djali i saj dy-vjeçar në një dyqan Walmart.
Zyra e Sherif në Hayden, Idaho, thotë se i mituri pasi i mori nga çanta të ëmës pistoletën, e shkrepi gabimisht, teksa ishte duke u shtyrë nga e ëma në një karrocë pazari në seksionin elektronik të dyqanit.
Nëna që u qëllua për vdekje nga i biri, ishte 29-vjeçe.
Hayden është një qytet me rreth 10.000 njerëz dhe është i vendosur në Kootenai County, veri të Coeur d’Alene.
Vdekja ka gjasa të rikthejë debatin për kontrollin e armëve në SHBA, të cilat janë bërë shkak për një sërë vrasjesh në të gjithë vendin, javët e fundit./j.h
“Alltia, sa e ka gryken aq e ka edhe nafaken”, apo me fjale tjera, ka ma shume sherr se hajr, thojme na albanezet e Dukagjinit te Kosoves!