Trupat e dy viktimave të avionit Air Asia, të gjendura në det kanë mbërritur në aerportin e Juandas për tu identifikuar nga të afërmit e tyre.
Familjarët ishin në pritje në aeroport qysh kur u dha lajmi se avioni humbi nga radarët 42 minuta pasi u nis nga aeroporti të dielën.
Pritet që viktima të tjera të mbërrijnë në aeroport në ditët e ardhshme. 7 viktima të tjera u nxorrën nga deti mëngjesin e së mërkurës.
Një nga pilotet, qe eshte pjesë e kërkimit të trupave, tha se 3 viktima u gjetën duke mbajtur ende duart me njëri-tjetrin.
Airbus A320-200, i cili kishte në bord 162 njerëz po fluturonte nga Surabaya në Singapor, kur humbi nga radarët të dielën dhe u lokalizua në det të martën nga autoritet e kërkim-shpëtimit.
Në bord, 137 pasagjerët ishin të rritur, 17 fëmijë dhe një i porsalindur, 2 pilotët dhe 5 antarë të ekuipazhit. /j.h