2014 - Një vit i pashpresë

31 Dhjetor 2014, 09:43Bota TEMA

Bota u bë në vitin 2014 rrëmujë. Ebola në Afrikë. Lufta në Ukrainë. Shtimi i veprimeve vrasëse të “Shtetit Islamik”. Masakra ndaj nxënësve të pafajshëm në Pakistan. Lufta e Gazës në Lindjen e Mesme. Triumfi zgjedhor i partive të djathta në Evropë. Lufta pashpallur e bandave në Meksikë. Kudo që të hedhësh sytë, në çdo kontinent situata sociale dhe politike është e vështirë dhe konfuze.

Në Evropë po zhvillohet gjithashtu një luftë e ashpër në Ukrainë, ku bashkohen Rusia dhe Evropa Qendrore. Perëndimi dhe Rusia po zhyten në një luftë të vështirë diplomatike dhe në një epokë të re të akullt në politikën e jashtëm, në një Luftë të re të Ftohtë.

Si të sillemi me Vladimir Putinin?

Vladimir Putin i bën sfidë Perëndimit dhe qeverisë në Kiev duke aneksuar Krimenë dhe duke u përzier në Ukrainën lindore, ndërsa – pas sanksioneve – Rusia përfundon në kaos ekonomik. Neoimperialisti vendosur Putin gjendet në fund të vitit rob i zhvleftësimit të rublës. Dhe Perëndimi, veçanërisht Evropa dhe sidomos gjermanët, pyesin veten: A nuk duhet t’i bëjmë lëshime Putinit? Cilat janë rrugët për të dalë nga ngërçi? Si mund të rivendosim përsëri paqen në Evropë? Në mes të rrugës mbetet pothuajse pa u vënë re, fati i ukrainasve. Dhe pyetja e thjeshtë: Çfarë mund të bëjë Putin?

Presidenti amerikan, Barack Obama, duket më i vendosur se shumica e evropianëve në qëndrimin ndaj Putinit. Ai ka zgjedhur forcën. Por Obama është i burgosur i politikës së brendshme – sepse në SHBA, ai nuk e ka shumicën për të çuar përpara diçka. Dy vjet para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, ai është një “lame duck”. I dobët dhe pa shumë forcë për vendime, ai përfaqëson një fuqi të madhe në tërheqje. Një fuqi e madhe që dëshiron të ndërhyjë më pak. Dhe që jashtë vendit është e diskredituar në mënyrë të vazhdueshme nga torturat sistematike të islamistëve të burgosur në Guantanamo dhe gjetkë.

Shtetet e Bashkuara pa ndikim në Lindjen e Mesme

Ndikimi i humbur, dëshira e humbur për të bërë politikë n mënyrë të vendosur është veçanërisht e dukshme në Lindjen e Mesme. Në luftën e Gazës, SHBA as nuk ka luajtur ndonjë rol dhe as ka mundur të luante. As Izraeli as palestinezët nuk u impresionuan nga Obama. Dhe pas luftës së Gazës, situata politike është aq e pashpresë sa më parë. Gjithësesi SHBA luftuan “Shtetin Islamik” – nga ajri. Perëndimi – edhe gjermanët – po stërvisin luftëtarët kurdë të Peshmergas dhe lënë të luftojnë vrasësit e tmerrshëm islamik – siç po duket tani, me sukses.

Por: IS ka shkatërruar në Lindjen e Mesme diversitetin kulturor, fetar dhe politik të saj. Kudo janë në arrati të krishterë, jezidë, por edhe myslimanë. Në Siri dhe Irak, shteti nuk është më streha e rendit shoqëror. Sfida shpirtërore dhe lëvizja fundametaliste e një kthimi në gjoja islamin “e vërtetë” vepron në shumë vende dhe shoqëri – në Lindjen e Mesme, por edhe në Afrikë. Dhe nga që ajo është e vendosur, brutale dhe terroriste këto vende po zhyten në luftë civile. Dhe miliona njerëz duhet të marin arratinë. Një makth.

2014 – një vit trazirash, tronditjesh, tërmetesh politike. Një vit konfuzioni dhe çrregullimesh. Një vit në të cilin diplomacia dështoi për shkak të shpërthimit të iluzioneve nacionaliste dhe fetare. Një vit i pashpresë.

1 komente në “2014 – Një vit i pashpresë”

  1. ABC says:

    si fillim putinit i hani mutin ndersa babushat e ISIS pas pak do jen kudo qe te zhdukin njeher e mir faren tuaj te flliqt qe eshte perhap kudo si kanceri, maskaradheku, hardheku, pushtdheku imoraldheku dhe pabesia juaj ka arrit kulmin keshtu qe shijoni edhe keto pak koh o pushta se nuk ken nga ikni dhe zullumin qe keni ba do e paguani natyrisht ligji i natyres si e quani ju derra. na hangert mutin amerika me larot e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje